Spartak Ngjela: Enveri edhe mund ta kishte vrarë Kadarenë, por e shpëtoi Franca. Sovjetikët e turqit, dy rryma të ashpra kundër tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në emisionin “Rrëfim” në SCAN TV.

Ai ka folur gjatë në këtë emision, për Ismail Kadarenë dhe veprën e tij.

Ngjela ka thënë se ata që sot e akuzojnë Kadarenë se ka mbrojtur regjimin komunist, nuk kanë lëvizur asnjë gisht vetë për të kundërshtuar regjimin:

Shqipëria ishte një vend me regjim terrori shtetëror. Nuk vinte njeri me mitraloz apo të kapte topin nga gryka si Selam Musai. Këta i thonë Ismail Kadaresë të kishe kapur topin nga gryka.

Po këta vetë e kanë bërë ndonjëherë? A e kapur topin nga gryka? A e kanë goditur regjimin? Se flasin kundër Kadaresë, i thonë ‘ke bashkëpunuar me regjimin’”.

Ai i ka ndarë kundërshtarët e Kadaresë në dy grupe të mëdha:

“Ka një miksturë figurash kundër Kadaresë. Kryesorët janë ata që nuk pranojnë Shqipërinë, prestigjin kombëtar shqiptar. Nuk dua të përmend emra.

Kur kam dalë nga burgu i Burrelit, kam takuar rastësisht në rrugë Kadarenë, që kish ardhur nga Franca.

I thashë: “Ke dy rryma që të luftojnë. Ke sovjetikët dhe turqit. I ke kundër”. “Sepse, një makrobotë studiohet shumë mirë nga një mikrobotë. Dhe unë isha në një mikrobotë, po atje qe e gjithë Shqipëria. Këta pati kundërshtarë”.

Ai i ka quajtur kundërshtarët e ‘frontit sovjetik’ më të paskrupujt.

E thashë këtë, sepse nuk marr parasysh fare kundërshtinë që shkruajnë nëpër gazeta. Po të jap pikëpamjen time dhe po të tregoj se nga ç’pozicion e luftojnë”.

Ngjela tha se figura e Kadaresë është goditur politikisht dhe thuajse askush nuk është marrë me të si shkrimtar dhe me veprën e tij letrare:

A thua se kanë dalë të bëjnë krushqi me të! E analizojnë si krushk; i jap vajzën ose s’i marr djalin. E kupton ku kemi rënë?!

Ai është një personalitet i padiskutueshëm botëror dhe si mund të flas unë tani e t’i bëj analizë letrare atij që ka gjithë ato çmime, konkurrent prej më shumë se 15 vitesh për çmimin Nobel, që ka botuar miliona libra dhe jeton në luks me honorarët e librave, qe shet libra në perëndim jo që ia shet regjimi apo ia blejnë miqtë dhe mbi të gjitha është anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave?!

Çfarë dua të them, që të gjitha këto janë false?! Të bie unë në nivel injoranti?! Të lutem!”.

Sa i përket veprës, Ngjela e ka cilësuar romanin “Pallati i Ëndrrave” si një vepër të mirëfilltë kundër regjimit:

Këta thonë vepra për regjimin… por unë nuk kam parë vepër më anti regjimit në treg sesa Pallati i Ëndrrave.

Tani, nëse këta nuk arrijnë të kuptojnë se Pallati i Ëndrrave është Komiteti Qendror, nuk është faji i shkrimtarit. Pastaj këta e akuzojnë për personazhet, po si mund të mbajë përgjegjësi një romancier i madh botëror për personazhet e tij?”.

Edhe sa i përket veprës tjetër të shumëdebatuar “Dimri i Vetmisë së Madhe”, Ngjela thotë se shkrimtari e ka goditur Sigurimin e Shtetit:

Merren me romanin Dimri i Vetmisë së Madhe dhe thonë se ka folur për Enver Hoxhën. Çështja qëndron se është budalla Enver Hoxha që e lejoi ta bënte personazh. E ka personazh në thriller. Kur e pyetën Floberin se kush është Ema, e di si tha? Jam unë. Këta kujtojnë se është Enver Hoxha. Ai është Ismail Kadare. Është roman, jo monografi e Enver Hoxhës.

 Ai mbase ka shkuar shumë nga e mira dhe ka thënë “t’ia jap këtë libër se mbase rregullohet”. Por a rregullohej dot Enver Hoxha?! Ai nuk vajti t’i bënte kriticizmin, por ka goditur të gjithë sigurimin e shtetit. Ai është shkrimtar, jo politikan. Nuk është psikolog a psikiatër që të analizojë se ky është një skizofren dhe nuk kam ç’i bëj më.

Njeriu shkon gjithmonë nga e mira dhe nuk do të hiqte dorë nga letërsia. Letërsia i ka mbetur. Çfarë të keqe e ka historia e kulturës shqiptare që nuk u vra Ismail Kadareja? Se mund ta kish vrarë ai Kadarenë”.

Ngjela tha se Ismail Kadare i shpëtoi regjimit falë Francës:

Në momentet kur donin ta shpallnin disident dhe ky donte ta arrestonte, hyri në mbledhje të Byrosë Politike dhe tha: “Nuk do e prekim! Nuk i jap Perëndimit asnjë disident.

Dhe miqtë e tij të mëdhenj shkrimtarë të Francës si Alain Bosquet dhe shumë të tjerë që po prisnin me tension dhe në momentet që do të arrestohej do ta shpallnin disident.

Sigurimi e njoftoi Enver Hoxhën dhe ai e çoi në prodhim dhe nuk i dha Perëndimit asnjë disident dhe këtu u tregua politikan i nivelit të lartë.

Goditja ishte për Pallatin e Ëndrrave sepse të gjithë e dinin që ishte Komiteti Qendror. Por nuk është ashtu si thonë këta. Ai ka edhe vepra asnjanëse”.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

23 komente në “Spartak Ngjela: Enveri edhe mund ta kishte vrarë Kadarenë, por e shpëtoi Franca. Sovjetikët e turqit, dy rryma të ashpra kundër tij”

  1. nord.al says:

    Idiot , e si do ta vriste Enveri veglen e tije.

  2. Nuk mendoj qe ne veprat e Kadarese ka desidence kunder rregjimit kriminal enverist ,sepse do rrezikoje vehten ,familjen te afermit ,do humbisnje gjithe ato privilegje,nga nje jete deri diku me standart do perfundoje i vrare ose i burgosur ne burgje sketerre

    1. N. KITA says:

      Ore BLU!
      Terrori i kuq. Konstatimi letrar i Kadaresë në kohën e terrorit komunist enverian.
      KADARE – INSTITUCION ynë KOMBËTAR.
      Pastë shëndet e jetë të gjatë!
      Bretkosat mundohen të maten e të ngjiten në TOMOR e SHARR.

  3. Kur na la shoku Enver says:

    Trump, Ngjela, tr…jo TRUMP!
    E coi ne prodhim thote!
    Ku e coi ne prodhim ore peshk i thinjur pa u pjekur…
    Ne Lushnje, eshte pergjigje formale. Ne kooperativen “Enver Hoxha”.
    Vajti dy dite, me makinen e sekretarit te Pare te Rrethit, ndenji tek shtepia e sekretarit te org baze te partise se kooperatives, takoi brigadieret dhe ata te Emulacionit socialist dhe diten e dyte ne mbremje u kthye ne Tirane, se te pasnesermen u nise per ne France!
    Pse, ky eshte “prodhimi” o Tak Ngjela?!
    Nje cike dhimbje, nese s’ke krenari, nuk ke ti per babain tend dhe Vellain tend, ndjese paste, qe nderroi jete se ia prishen gjakun ata qe levdonin regjimin?
    Prodhim ai ishte, miniera ku punoi Yt Vella, jo Broduei ku dilte shetitje Ismaeli me jelena Mihaillovnen, teksa shqiptaret ishin kombi me i poshteruar ne tere zonen e njeriut..
    Paska hyre ne Biro Enverino dhe u ka thene se “nuk i jap disidente Perendimit une”!
    Teatralizma, Ngjela. Kujt ia tha keto fjale: atyre si ai ne Bllok me te cilet benin gallate femijet e tyre?!
    Enveri e dergonte ne Paris si misionar te tij, Ngjela, aq sa mundi, aq sa i shkoi…

    Ti thua se Isa nuk e deshi: na thua dot, Tak: Perse Ismail Kadare e mori ne mbroijtje lotin e shiptareve per enver hoxhen, pas vdekjes se tij, ne Le Monde?
    Akoma shtirej? akoma kishte frike?!
    Si mund te shkohej ndermend te vritej ky rob enveri, qe e mbronte edhe pas dekjes?!!!
    Pastaj, pasi e mori vesh se Tak Ngjela etj do dilnin nga burgjet, iu kthye Enverit negmies me tere baterite1 Edhe Librave Vepres se vete iu kthye: ka 27 vjet qe ripunon Vepren e tij dhe jallah e fundon dot se revizionuari!
    Eshte i pashpetueshem, Tak,
    Kol Ngjela, ndjese paste, do thoshte: eshte shume vone per ta shpetuar ate njeri…

  4. Dike Mullai says:

    Sigurimi e njoftoi Enver Hoxhen dhe ai e coi ne prodhim dhe nuk i dha Perendimit asnje disident dhe ketu u tregua politikan i nivelit te larte ! ( dhe, dhe, dhe…) Qe TAKU ngaterrohet me kembet e veta, e verteton ne cdo shkrim tek TEMA . Mero BAZE ben mire t’i jap Honorar per shkrimet Takut , e te MOS e ndot Gazeten me sharlatanizmat e tij !

  5. Moisi Golemi says:

    Enveri mund te te kishte vrare edhe ty, ose babane tend hajdut. Por ju la gjalle, qe te dhisni nga goja sot.

  6. aso says:

    Komentues injorant. Kadare eshte aq I madh sa nuk mund te lexohet, kuptohet apo komentohet nga kushdo. Ai eshte fat per shqiperine. Ne nje takim me Margaret Thecer, ambasadori I nje vendi Afrikane e pyeti kryeministren: “si mund ta bejme ne vendin tone te njohur ne bote”? Dhe ajo iu pergjigj: “nxirni nga vendi Juan nje personalitet boteror dhe ndiqni keshillat e tij”.

  7. aso says:

    Komentues injorant. Kadare eshte aq I madh sa nuk mund te lexohet, kuptohet apo komentohet nga kushdo. Ai eshte fat per shqiperine. Ne nje takim me Margaret Thecer, ambasadori I nje vendi Afrikane e pyeti kryeministren: “si mund ta bejme ne vendin tone te njohur ne bote”? Dhe ajo iu pergjigj: “nxirni nga vendi Juan nje personalitet boteror dhe ndiqni keshillat e tij”.

  8. Ana says:

    Fenomeni Kadare perben nje personalitet te fuqishem icili krahasohet vetem me Skenderbeun . Te dy ne kohe te ndryshme munden ta njerrin vendin e tyre ne driten e njohjes nga thellesia e perhumbjes.Per te gjithe antishqiptaret duhet tju kujtojme qe ata FOLEN SHQIP!Kadareja duke gerryer me mundim balten shqiptare gjeti dhe bashkoi copezat per te krijuar nepermjet talentit portetin e shqiptarit.Me duart plot dhimbje ndertoi pasqyren e thyer duke I mundesuar shqiptaret te njohin veten dhe te krahasohen me te tjeret.Nuk eshte faji i tij qe shqiptareve nuk u pelqen vetja dhe godasin me koke vazhdimisht pasqyren per ta thyer….

  9. Beni says:

    Me duket nje koment pergjithesisht i sakte i Z.Spartak per Kadarene, por mendoj se Kadare beri nje gabim qe loboi fuqishem te paraqitej si disident dhe ndoshta kjo e demtoi ne opinionin e ndershem (jo ate prosovjetik e turk se ato i ka gjithmone kundershtare pasi nuk ja arriten qellimit ta burgosnin apo vrisnin ), pasi eshte me mire te te vleresoje opinioni vete sesa te vetquhesh disident. Edhe nje gje tjeter me ka bere pershtypje ne nje interviste te Kadarese kur thote se pas vdekjes se enverit ramizi nuk po ndermerrte inisiativa per hapjen me perendimin dhe kjo po e zhgenjente shume. Ato qe kane jetuar terrorin e viteve 1970 -1985 mund ta kuptojne me mire pse ramizi nuk kishte force dhe kapacitet per te ndryshuar sistemin dhe kete me mire se kushdo duhet ta dinte Kadare e jo te barazonte ramizin me Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun. Ishte fat per popullin shqiptar qe enver hoxha ate qe krijoi per 50 vite e shkaterroi ne 82 me shpalljen poliagjent te te besuarve te tij Mehmet e Kadri,perpos Hysniut qe iku nga semundja.

  10. zef says:

    I gjori Spartak, po kush po ta obligon ty te behesh avokat i Kadares dhe qendrimeve te ti ndaj regjimit. Ore matuf plak, po ishte mu ai regjim qe Kadarea kohabitoi tere kohen me te qe te degdisi ty dhe mija tjere ne burgje dhe internime. Medemek posa paske dale nga burgu e paska keshiluar Kadaren per dy armiqet kryesor te ti: B.Sovjetik dhe Turqine….marrira idiateske thuajse B.Sovjetik dhe Turqia qannin B…. per romanin e Kadares.

  11. xx says:

    ”NORD.AL” ,dhe”BLU VETEM BLU”—U katandis KADARE, ta diskutoni te dy ju.

  12. Lirka says:

    Pallati i endrrave ,vetem ky liber mjafton per te vertetuar luften e ftohte te kadarese kunder regjimit

  13. katarakti says:

    Pashallaret e kuq
    Poezi nga Ismail Kadare
    1.
    Ne mesdite Byroja politike u mblodh.
    Valle ç’ka ndodhur ne kufijtë veriore.
    Ne kufijtë e jugut valle ç’ndodh.
    Qielli është me re dhe dimri sjell dëborë.
    Mos lëvizën klasat e përmbysura,
    Mos ka katastrofe ne prodhim.
    Valle ambasadoret mos kane nisur
    Radiograme plot shqetësim.
    Jo. Kufijtë e shtetit janë te qete.
    Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
    Dhe nen diktature te proletariatit.
    Dimërojnë kokulur ish kastat e mëdha.
    Dhe prodhimi është normal dhe ditët
    Rrjedhin te zakonshëm ne dhjetor…
    Po ahere pse kështu papritur
    Ne mesdite Byroja Politike u mblodh?
    2.
    Shtetet s’prishen kurrë nga çatitë.
    Shumë, shumë mund te pikojnë diku.
    Nga themelet ata prishen
    Këtij ligji
    Shteti socialist i bindet gjithashtu.
    Mund qe lart çdo gje te duket bukur,
    Gara socialiste, merrja këngës, haj.
    Dhe pankartat dhe heronjtë e punës
    Ne gazete lokale ne Nje Maj.
    Telegrame urimi, diell i ndritur
    Ne mitingje e vjersha letraresh te rinj
    Kurse poshtë
    pikërisht ne themelitë
    Rritet ngadalë tumor i zi.
    3.
    Midis shkresash, telefonash, letërthithësesh
    Ata skenat mbushin gjithnjë
    Mjaft me këtë qeshje dashamirëse
    Burokratet janë tjetër gje.
    Jo me boje pelikan përjargur,
    Si tuafe te këndshëm ho, ho, ho,
    Por te kobshëm
    me duar te përgjakura
    Gjer ne bryle unë ata i shoh.
    I shoh atje thelle tek rremojnë.
    Ne themelet e revolucionit pikërisht.
    Ç’bëjnë ashtu
    pse trupat e dëshmoreve
    Kthejnë djathtas, majtas dhe përmbys?
    Pa shiko,
    trupat sikur i lajnë.
    Nga themelet gjakun duan te fshijnë shpejt.
    Dhe pas gjakut amanetet q’ata lanë,
    Idealet dhe parimet krejt.
    Dhe vulën e gjakut si ta zhdukin,
    Oh, e dinë se është lehte pastaj
    Te ndryshojnë revolucionin, diktaturën
    E punëtoreve
    thelbin e saj.
    Ja kështu, atje ne gjunjë te ulur
    Lajnë e shpëlajnë gjakun pa pushim
    Po ç’patën papritur
    Pse u ndalen
    Tek një yrt i shkrete, tek një djerrine.
    Këtu janë varrosur te përmbysurit:
    Pashallarë, bejlerë, familjet e mëdha
    Ata sulen, trupat kthejnë përmbys e nisin
    Qe t’i zhveshin me një vrull hata.
    Rrobe sundimtaresh te përgjakta
    Me nishane e grada veshin shpejt.
    Dhe me to mbi supe neper nate
    Ikin drejt mëngjesit si rrebesh.
    4.
    Dhe mengjezi erdh,
    Te zbete, te ngrire,
    Nen mantelet me nishane e me kurore
    Ata shkojne ne zyra, ministrira,
    Madje ngjiten gjer ne Komitet Qendror.
    Pashallare te kuq. Bejlere me tesera partije
    Baron-sekretare. Bose te naftes. Varg.
    Ne kortezh te zymte, nen himne liturgjie
    Cojne tabutin e revolucionit per ne varr…
    5.
    Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
    Buzeqeshje, tundje grushti ne miting
    Thjeshtesi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
    Dhe fjalet “Enver” “parti”, “autokritike”.
    Keshtu ishte diten,
    kurse naten
    Zbrisnin ne themel ata serish.
    Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
    Qe duronte diten ngre e ngre e naten prish.
    6.
    Enver Hoxha, syri i tij i mprehte
    Ishte i pari qe dyshoi per ta.
    Dhe ahere ne themele te shtetit
    Zbriti si ne baladat e medha.
    Nje pishtar te kuq mbante ne dore.
    Dheu dridhej
    Flaka mbi ta ra.
    Dhe i pa tek prishnin gjakun e deshmoreve
    Tek ndanin mantelet sec i pa.
    “Ja, ku qenkeni!”
    Ata u ngrine.
    -Oh, shoku Enver, hm, rrofte, oj!-
    Por ai i mvrejtur
    me dhembjen ne cdo thinje
    Si nje mal ne dimer bubulloi.
    7
    Klasën qe u përmbys nen këmbe e mbaj.
    Ne se s’do qe nesër skuadër e pushkatimit
    Te te veje ne mur
    tek Bulevardi i Madh.
    8.
    Ditët ikin.
    Vorbullat e ngjarjeve
    Neper stine e vite shtjellën me furi
    Vijnë plenumet e partisë porsi ushtaret
    E revolucionit
    ne stuhi.
    Ecën klasa pas partisë ne dite epike,
    Populli pas klasës derdhe oqean
    Dhe m’u mbledhtë prape Byroja Politike
    Mesdite a mesnate
    gati te gjithë janë.

  14. Ne vitin 1942 dajua im Leonidha Gjoni dhe shoku i tij babai i avokatit Spartak Kico Ngjela mbaruan akademin ushtarake ne Rome, Enver Hoxhes i duheshin kuadrot e larta per Luften Nacional Clirimtare .. Ju dha pozit te dyve Komisar brigade , mirpo e fejuara e dajes Eftiqi Zaho donte te dilte partizane, dajua nuk e la dhe ajo u ankua .. Gjygji partizan e denoi me vdekje .. Kico Ngjela e shpetoi .. i tha: duhet te ikish te aratisesh se neser te pushkatojne.. Une duke u nisur se ishin miq familje para disa vjeteve e takoj kete Spartakun .. I them dua ndihmen nga ju si avokat te hedh ne gjygj Kadarene dhe ai mu pergjigj shum shkurt .. nje keshill.. une nuk merem me kete ceshtje por e mira drejtoju gjygjit te Hages ??? ..Ne ate kohe une s`kisha shum te ardhura , vetem i shkruajta Akademis per Cmimi Nobel ne Letersi .. Kan kaluar 22 vjet dhe Cmmimi nuk ju dha .. I shkreti Kadare nuk do ta tres dheu kur te vdes per kete cmim qe se mori ..

    1. N. KITA says:

      Janulla, shkrim interesant kjo cmenduria komuniste më 1942. Ka mundësi të japësh një përshkrim më të detajuar, këtu ose në adr. time elektronike?
      Me nderime!
      N. KITA

  15. Ishin ditët kur Shqipëria ndodhej në zi për vdekjen e Enver Hoxhës dhe Ismail Kadare bënte një letër të hapur për gazetën e njohur franceze “Le Monde”. Kadare në atë letër i përgjigjej një shkrimi të mëparshëm të kësaj gazete, ku flitej për Enver Hoxhën dhe Mbretin Zog.
    Në letrën e tij, Kadare ankohej në redaksinë e “Le Monde” për publikimin e shkrimit dhe prekjen e ndjenjave të shqiptarëve që pak ditë më parë kishin humbur “udhëheqësin e tyre”.

    Ja çfarë shkruante Ismail Kadare në 26 prill 1985:

    Është detyra ime të shkruaj këtë letër pas leximit të artikullit të botuar në gazetën tuaj “Le Mode” në lidhje me ditët e fundit të vdekjes së udhëheqësit të popullit shqiptar, Enver Hoxha.

    (…) Sigurisht, gazetarët tuaj kanë të drejtën të kenë pikëpamjen e tyre për rendin shoqëror të një vendi për idetë që ai mbron dhe politikën. Megjithatë, duket se (artikulli) është i padenjë që të ofendojë njerëzit në kohë e tyre të pikëllimit dhe dhimbjes, ashtu siç ndodh në rreshtat e artikullit tuaj.

    Populli shqiptar ka një histori të gjatë me pengesa, kështu që ai e di shumë mirë se pse ka dhimbje, se si ajo shfaqet dhe pse duhet të jetë në zi. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur pazgjidhshmërisht me themelet, historinë dhe ndërtimin e Shqipërisë së re. Kjo është ajo që përcakton madhështinë e tij, dhe si pasojë edhe shtrirjen e zisë.

    Ne kemi gjetur edhe diçka të çuditshme, që kolegët e mi dhe unë, si dhe gazeta “Le Monde” ka futur me këtë rast edhe deklaratën e një krimineli, si i biri i ish-Mbretit Zog, me fantazi qesharake dhe që dëshiron të vendosë monarkinë e re në Shqipëri. Monarkia u përmbys edhe në Francën tuaj dy shekuj më parë dhe për këtë është me të drejtë krenare. Vetëm njerëzit e këqij mund të dëshironin një rikthim pas në historinë e Shqipërisë.

    ismail kadare le monde

  16. N. KITA says:

    Rezultati etik rrjedh nga raportet përpjesëtimore e së mirës ndaj të keqes.

  17. N. KITA says:

    Janulla, askush nuk është i përkryer në këtë jetë e botë.
    Kadare ishte vardisës, nuk ka mend, por ishte edhe kundërshtar i komunizmit. E di nga kontektet personale me Ismailin njeri.

  18. xx says:

    Eshte viti 1985.Ca doje ti moj Janulla?Nuk te pame ty te ishe aktive ahere dhe ti kundershtoje hapur.Tani na je bere ”bilbileshe.Plase .Kujton ti se do pyesin ty njerezit ta lexojne Kadarene.Ty as te llogarit njeri dhe ty ste mbyllet goja.Si nuk mund ta kuptosh qe krushke e KADARESE nuk beheshe kurre.Sa per cmime ai ka marre plot por edhe sikur te mos kish marre prap nuk do ndryshonte asgje. Ka shume shkrimtare te medhenj qe se kane marre Nobel-in dhe prap nuk pyet njeri per kete.Prap ka edhe nga ata qe e kane marre pa merituar. Po ku ti dishe ti keto.? Po me e cuditshme eshte qe mendon se prej teje nuk ja dhane Nobel-in.Se ata te komisionit thane :”Kadare nuk e meriton se nuk ja dha vajzen djalit te Janulles”.Mos moj se na shkrive.

  19. Kryf says:

    l nderuar Avokat!Mbeturinat islamike nuke duan figura si :Kadare, si nen Tereza o Gjergj Kastrioti.Ato kane idhuj Haxhi Qamilin e baba sulltanin,prandaj mos pretendo qe te kuptojne Kadarene e veprat eTije.”Injoranca eshte me e keqe se fatkeqesite,sepse injoranca nuke dine te ndalet kurre,ndersa fatkeqesite pushojne nganjehere.

  20. lec kakashi says:

    — z. TAKU ..!!
    — PER TE FOLUR PER KADARENE , mbase duhet te ishe pergatit pak me mire . Ndofta , mund te jete dhe fai i gazetarit .
    —Kadare eshte personaliteti me i larte i letrave shqipe i te gjitha kohrave, ndaj dhe titullin ”’ NDERI I KOMBIT” E MERITON
    — Ndaj tij mund te derdhim lloj lloje mllefesh , cinizmi. egoizmi etj.. , nga dashakeqsija , ose naiviteti, pa diturija. POR, AI KA LENE VEPREN , ASHTU E GDHENDUR NE KUDHREN E KOHES, AJO , DO TI REZIZTOI CDO LLOJE DALTE , SADO TE TALENTUAR TE JENE ” SKLUPTORET ”.
    — Mbase , cdo kritiku ndaj KADARES do ti shkonte per shtat pergjigjia qe A.Z.CAJUPI i dergon nje bashke kohesi..,, KUNDERSHTARIT ME TE ASHPER TE TIJ . Kur CAJUPI botoi vepren e tij ” BABA TOMORRI” AI JA LAVDEROI ME SUPRLATIVA VEPREN , POR I THA TI SI NJERI MBETESH AI QE TE KAM THENE [ SHARE.]
    — CAJUPI i ktheu kete pergjigje , po ne shtypin e kohes. :– ”’ KUR LEVDON ”BABA TOMORRE”, DHE T’ME SHANI ME VJEN MIRE. // MALI I LARTE E ME DEBORE, NUK FELLIQET ME KELLIRE ”
    —- Kur isha gjimnazist nga mesi viteve 60 , rastesiisht ne vatren e kultures KELCYRE gjeta broshuren [ botimin e pare 1955 , me poezi te KADARES ] me titull ” FRYMEZIME DJALOSHARE. ‘……’ . Ne mendje me kane mbetur dhe sot disa vargje te poezis ku pershruanete ” Mbremje ne rrethinat e Moskes” —–
    ….. VALA VALEN SEC E NDJEK, // LOT MUZIKA TEJ NE BREG. // VALA VALEN E ARRIN // TRIMI VASHEN E PERPIN…..[ ndjes per pa saktesit] ,
    Mbas 10 vjetesh ato vargje dukeshin si diletante , POEZITE E KADARES ISHIN NGJITUR SHUME LARTB, KISHIN ARRITUR ”’SHQIPONJAT …….”
    —- I pa kuptimte , do te mbetet argumenti i TIJ I azilit ne FRANC, [ perndjekja e SIGURIMIT JO E BAZUAR. ] Me shume rrezik mund ti vinte nga problemi i lidhjeve te vajzes , shfrytezimi i ketij rasti nga segmente e konjuktura per te krijuar traazira , konflikte , deri edhe gjak derdhje , me te interesuari t qarqwt shoviniste fqinje ….
    Vazhdoj te ruaj idene se LARGIMI KADARES NE FRANCE , ne perputhje me planet e RAMIZ ALIS ne kuadrin e idese se TIJ, … KETEJ E TUTJE DO TE LUAJM ME VETVEHTEN [ Kuptohet edhe me NDERKOMBETARET ]
    — NE ATE PERIUDHE NDRYSHIMESH TEPER TE RENDESISHME DHE DELIKATE , MISIONI KADARES DUHET TE KETE QENE TEPER I LARTE DHE NE NE SHUME PLANE.
    1—- NE ROLIN E NJE KRYE AMBASADORI NE PERENDIM .Ambasadat e deri atehershme , shume shpejt do te dilnin jashte loje , ose do te ktheheshin formale, madje te pa mirinformuara e te pa besushmwe . [pra Nje MEKEMBES I RAMIZIT NE EKZIL]
    2— KATALIZATORI I I SHPEJTIMIT TE LEVIZJEVE PER NDRYSHIMIN E SiSTEMIT . FILLIMISHT , FIGURA QENDRORE E INTELETUALEVE NGA I CILI DUHET TE ORJENTOHESHIN ,—- DERI SA NE KRYE TE FILLONIN TE DILNIN TE PERNDJEKURIT DO TE LUANTE ROLIN E DISIDENTIT special.
    3— FIGURA QENDRORE, , NYJA LIDHESE [orjentuse, bashkuese] e EMIGRANTEVE, E DIASPORES SE RE E TE VJETER, ,— TE NDIKONTE NE MBAJTJEN LARG TE TYRE NDAJ FORCAVE EKSTREMISTE NE RAST SE LEK ZOGU , OSE QARQE EKSTREME DO TE NDERMERNIN VETE OSE MANIPULOHEJ NDONJE REVANSH I NXITUAR OSE ME PRAPAVIJA ANTI KOMBTARE,
    4– — NJE NYJE LIDHESE E POLITIKES DERI ATEHERSHME ME PERSPEKTIVEM E NE VAZHDIMESI TE ZHVILLIMEVE NE KOSOVE. BASHKE RENDIMI POLITIKAVE DHE QENRIMENVE MIDIS 2 VENEVE TONA DHE NDEKOMBTARET .

  21. Llum says:

    Janullatos or skllav, fliet per letersi dhe per talent, nuk flitet per thashetheme apo inate si te tuat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *