Vasili krahason Ramën me strucin: Vë BE-në dhe SHBA-në përpara për të fshehur kokën kur rrëmben institucione

13 Dhjetor 2017, 12:58Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e Kryeprokurorit të ri.

Përmes një statusi në facebook Vasili e krahason Ramën me “strucin” dhe thotë se kryeministri fsheh kokën pas ambasadorëve për të rrëmbyer institucione.

“Kryeministër struc. Kryeministri vë BE-në dhe SHBA-në përpara për të fshehur kokën kur rrëmben institucione. Po vetëm koken fsheh, të tjerat i ka perjashtë, sheshit…”, shkruan Vasili.

Kjo reagim i Vasilit vjen pas statusit të Ramës në facebook ku thoshte: “A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde?”.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje