VIDEO/ Moment tronditës, kujdestarja qëllon me grushta fëmijën sapo e ëma e tij largohet

13 Dhjetor 2017, 14:45Lifestyle TEMA
VIDEO/ Moment tronditës, kujdestarja qëllon me grushta

Ky është momenti tronditës kur një dado qëllon me grushte fëmijën për të cilin kujdesej vetëm pak momente pasi lagohet nëna e tij.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar pamjen shokuese kur kujdestarja e fëmijëve godiste të voglin menjëherë sapo mbyllet dera e ashensorit.

Pamjet janë filmuar në Zhengzhou City në Kinë dhe duket që kujdestarja e godet disa herë të voglin.

Jo vetëm kaq dhuna vazhdon dhe kur i vogli ulet në karrocë.

Rojet e sigurisë vendosin ti tregojnë pamjet mamasë së fëmijës e cila bën denoncimin në polici.

Kujdestarja arrestohet po atë ditë ndërsa u pyet dhe agjencia e cila kishte siguruar familjes kujdestaren.

Policia është habitur kur kjo agjenci kishte thënë se kujdestarja kishte reputacion të mirë dhe fitonte rreth 789 paund në muaj. Nuk dihet ende nëse fëmija ka pasur shenja fizike të dhunës (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje