A ka shkuar Basha në Londër? Balla pretendon ndryshe: Ja ku ndodhet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Paraditen e së enjtes Partia Demokratike njoftoi se Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May.

Sipas PD-së, “Basha do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike”.

Por në parlament, Taulant Balla hodhi dyshime se Lulzim Bash aka devijuar për në Edinburg në Skoci.

“Basha është në Edinburg, në vendin ku është bërë pagesa e 675 mijë dollarëve.

Në Edinburg, në vendin ku kompania që pagoi 675 mijë euro për lobim në SHBA, ka rezidencën e vet

Pse iku Lulzimi në Edinburg?

Nuk kemi rezultate nga prokuroria, por nuk ka nevojë për fakte që Luli është gënjeshtar dhe siç ka thënë zonja Jozefinë, “Luli të rren edhe kur thotë sa është ora”

KQZ thotë që këto pagesa nuk rezultojnë të paguara. ku është lulzimi?

PD ka paguar në total 875 dollarë lobingun, se lobing kanë bërë të gjithë ku 20 ku 10 mijë, por 875 mijë nga të cilat 675 janë paguar nga një kompani guackë në Edinburg, atje ku është Basha sot. I rrëshqiti Berisha sot, por përmendi offshore.

PD duhet të bëjë transparencë për këtë transaksion që ka nissur hetimet edhe në SHBA” tha Taulant Balla ndërsa fliste në foltoren e parlamentit.

Por deklaratat e Ballës janë përgënjeshtruar nga Edi Paloka.

“Kam këtu ftesën e partive konservatore. Basha është në konferencën e partive konservatore në Londër. Jo se nuk e dini sa ordiner është zotëria, por përpiqen të hedhin shashka dhe bomba tymuese për të mbuluar 20 milion eurot e Habilajve” tha deputeti i PD-së.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “A ka shkuar Basha në Londër? Balla pretendon ndryshe: Ja ku ndodhet”

  1. harillaqi says:

    I shkreti ti o Paloqja! Te ngeli Tahiri ne goje.Nuk kini se ç’fare te thoni tjeter,ja fut si kau peles.Thuthuq dreqi.

  2. KLP apo Keshilli i Larte i Prokurorise nuk ka lidhje me prokurorin e tanishem por me ate qe do te zgjedhin pasi te formohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *