DOSSIER/ Kur “Revue Des Deux Mondes” i bënte jehonë kulturës shqiptare, vëmendje veprës së Thimi Mitkos

14 Dhjetor 2017, 10:16Dossier TEMA

Revista franceze, “Revue des Deux Mondes”, ka botuar, në faqen n° 720, një shkrim të veçantë për veprën e Thimi Mitkos “Bleta shqiptare”, në të cilën autori ka mundur të përmbledhë asokohe një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash të folklorit shqiptar. :

Nga Aurenc Bebja

Hyrja e kësaj vepre përbëhet nga një përkthim shqiptar (me shkronja greke) të studimit të princeshës Dora Istrias mbi kombësinë shqiptare të bazuar në këngët popullore (1).

Që kur Revista ka botuar këtë studim, i cili është përkthyer gjithashtu në greqisht nga Z. Therianos, në italisht nga Z. Artom, në shqip (me shkronja latine) nga profesori Demetrio Camarda, i cili, për herë të parë, tërhiqte vëmendjen për poezinë popullore të një kombi për të cilin tashmë shtypi ka shumë raste të shkruajë, për shqiptarët e të gjitha krahinave të Evropës sonë,

Zotërinjtë Jeronim De Rada, Demetrio Camarda, Jozef Jubani, kanë botuar në Firence, Livorno dhe Trieste, koleksione të reja dhe kurioze këngësh.

Por miniera gjendet në fillimin e saj saqë në Afrikë, një shqiptar i Kajros (Aleksandrisë), Z. Thimo Mitko, ka mundur të përmbledhë një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash, etj.

Të paktën që prej pesëmbëdhjetë vitesh, Z. Mitko është angazhuar në këtë punë me një zell këmbëngulës.

 Libri i tij nuk mund të mos interesojë të gjithë ata që duan të studiojnë popujt e gadishullit të Ballkanit, larg marrëdhënieve të dyshimta, të frymëzuara nga preokupimet politike.

Prandaj, urojmë që Z. Mitko të na sjellë së shpejti pjesën e dytë të “Bletës shqiptare”.

(1) Shikoni Revistën e 15 majit 1866.

Drejtori – menaxhues, C. BULOZ.

1 komente në “DOSSIER/ Kur “Revue Des Deux Mondes” i bënte jehonë kulturës shqiptare, vëmendje veprës së Thimi Mitkos”

  1. NJESHI says:

    PSE I JANE BERE KAQ PADREJTESI KETIJ KOMBI TE PAVDEKSHEM,,, ME SHUME TE DUAM MEMEDHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje