Jeni kureshtarë? Zbuloni cila është “fjala e vitit” sipas fjalorit lider në SHBA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas një viti të shënuar nga protesta masive të grave në të gjithë SHBA-në dhe akuzat ndaj meshkujve për sjellje seksuale të papërshtatshme, fjalori lider në SHBA përcaktoi “feminizmin” si fjalën e vitit 2017.

Merriam-Webster nxjerr si “Fjala e vitit” fjalën më të kërkuar në faqe krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas këtij fjalori fjala e vitit është “feminizëm” me 70% të kërkimeve në internet sesa viti 2016. Është një fjalë me kulminacione në përputhje me ngjarjet e ndodhura.

Kërkimet u rritën për shembull pas marshimit të grave në Uashington dhe në qytete të tjera në 21 janar, një ditë më vonë kur Trumpi u zgjodh president.

Një pik tjetër ishte kur këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, femra e parë që drejton një fushatë presidenciale në SHBA tha se nuk e ndjente veten feministe. Interesi u nxit edhe nga “The Handmaid’s Tale”, një serial ei kanalit Hulu të bazuar në librin e Margaret Atwood-it mbi një të ardhme distopike, ku një femër jeton si konkubinë në një diktaturë dhe nga superprodhimi i Hollywood-it  “Gruaja mrekulli” e interpretuar nga Gal Gadot.

Renditje të mëposhtme janë edhe  akuzat seksuale që kanë cënuar figura të spektaklit, politikës, dhe tregtisë.  Përkufizimi i feminizmit sipas fjalorit është teori e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të sekseve si dhe aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave.

Feminizmi ka vite që ndodhet në Top 10 të fjalorit Merriam-Webster. Në vitin 2015 ishte fjala e vitit së bashku me gjithë të tjerat që kishin prapashtesën “izëm” si socializëm, fashizëm, racizëm, komunizëm, kapitalizëm dhe terrorizëm. Fjala feminizëm po përdoret në mënyrë të përgjithësuar, – u shpreh Sokolowski.

Ç’do të thotë feminizëm?

Përcaktimi i feminizmit sipas Merriam- Webster:

  1. teori e barazisë politike, ekonomike dhe sociale të sekseve.
  2. aktivitet i organizuar në favor të të drejtave dhe interesave të grave.(bota.al)
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *