Serbia “ultimatum” Maqedonisë, nëse përkrah Kosovën në UNESCO pritet t’i “fshijë”… emrin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Beogradi është duke përgatitur masa në rast se Shkupi përkrah Kosovën në institucionet ndërkombëtare dhe është i mundur ndryshimi i vendimit për njohjen e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe emërimin e shtetit si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, shkruan “Novosti”.

Siç transmeton Gazeta Express, Serbia do të ndërmarrë veprime radikale në rast se kryeministri Zoran Zaev i realizon “kërcënimet” se do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Prishtina do të ketë mundësi të iniciojë pranimin në UNESCO vetëm pas dy viteve. Por, parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Shkupin, Beogradi do të mundë ta aktivizonte që në vitin 2018, për kur është paralajmëruar tentimi i ri për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL.

Sipas informatave të “Novostit”, Beogradi me vëmendje do t’i përcjellë veprimet e Maqedonisë dhe deklarimin lidhur me pranimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare dhe porosit se si do të sillet Shkupi ndaj interesave kombëtare serbe, ashtu edhe Serbia do të sillet ndaj interesave të Maqedonisë, përcjell Expressi.

Zaevi pardje në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj, porositi se “Kosova mund të llogarisë në përkrahjen e Maqedonisë në të gjitha proceset”, porse theksoi edhe se “Serbia është fqinji i tyre”.

Kjo deklaratë e kryeministrit maqedonas erdhi pas më pak se një muaji pasi që në takimin me kreun shtetëror serb në Beograd e premtoi pikërisht të kundërtën – se Shkupi s’do ta përkrahë Kosovën në UNESCO.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, veprimin e fundit të Zaevit e cilësoi si “edhe një dëshmi për dyfytyrësinë e kryeministrit maqedonas dhe të politikës së qeverisë në Shkup” dhe porositi se “Serbia do të dijë t’u përgjigjet këtyre mesazheve”.

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se u tregua e vërtetë ajo që presidenti Aleksandar Vuçiq e kishte paralajmëruar muaj më parë se Zaevi s’do ta mbajë fjalën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Serbia “ultimatum” Maqedonisë, nëse përkrah Kosovën në UNESCO pritet t’i “fshijë”… emrin”

  1. floriri i Bençes says:

    Kapriçot e Serbise i eliminon vetem bashkimi i gjithe trojeve ku jetojne shqiptaret.

  2. vang says:

    Serbet e quajne Zaevin dyfytyresh ndersa vete ata cfare jane para BE-se??? Perse i lejon BE-ja serbet te ushtrojne shantazh mbi te tjeret?per te bllokuar Kosoven?Sa per emrin e Maqedonise nuk e ka ne dore Serbia se si do ta kete.Ate e ka bllokuar Greqia dhe nuk e pyet njeri Serbine.Greqia eshte ne negociata dhe shpresohet te gjendet nje emerues i perbashket.Tani per tani per BE-ne Maqedonia zyrtarisht eshte FIROM,keshtuqe nuk ke ca te heqesh e ca te shtosh si Serbi se kete e ka ne dore tjetr kush.

  3. PA EMER says:

    ..pra une kete e kuptoj qe serbet i bejne thirje shqiptareve {ki parasysh Maqedonine} qe” te mos perkrahin shqiptaret ” [kosoven] ne UNESKO se per ndryshe do u “fshihet” emri ..?!

  4. NATO says:

    UNESCO eshte nje OJQ …….edhe nuk po e kuptoj pse Kosova po aplikon me hy ne kete organizate koti!!!!!!!!!!!!!
    SIRIA eshte ne UN dhe UNESCO qe nga viti 1946, dhe ky antaresim e shpetoi Sirine, sepse perndryshe do te shkaterrohej……….

    Tqifsha unescon e nones…….rrrnooooft NATO………….. E tqifsha gjitheqka qka ka lidhje me OKB ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *