7 vjet nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Nën drejtimin e Edi Ramës Shqipëria ka bërë hapa mbrapa, vendi rrezikon izolimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e liberalizimit të vizave me BE, 7 vite më parë, më 15 dhjetor 2010.

Përmes një deklarate Basha thotë se… “kjo ditë është e përshtatshme për të dalluar politikën që jep rezultate dhe u shërben qytetarëve, me politikën që mbulohet me propagandë suksesesh, por në të vërtetë dëmton njerëzit”.

Me tëj Basha thotë se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa dhe se sipas tij vendet anëtare e kanë vendosur Shqipërinë nën monitorim dhe vendi rrezikon izolimin për shkak të fuqizimit të krimit të organizuar.

DEKLARATA E BASHËS

Sot është një ditë e përshtatshme për të dalluar politikën që jep rezultate dhe u shërben qytetarëve, me politikën që mbulohet me propagandë suksesesh, por në të vërtetë dëmton njerëzit.

7 vjet më parë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë. Heqja e vizave ishte akti me domethënës dhe ndoshta hapi më i madh i marrë deri tani i hapjes së vendit tonë, i përfitimit nga integrimi, i realizimit të aspiratës për të qenë pjesë e Europës.

Heqja e vizave ishte fryt i një pune të jashtëzakonshme në vendosjen e ligjit, luftën kundër krimit, sigurimin e kufijve, pasaportat biometrike dhe i plotësimit të mbi 120 kritereve të tjera forta teknike dhe politike.

7 vjet më pas, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa. Vendet anëtare e kanë vendosur Shqipërinë nën monitorim dhe vendi rrezikon izolimin për shkak të fuqizimit të krimit të organizuar me bazë në Shqipëri, për shkak të eksodit masiv nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Me Edi Ramën Shqipëria u bë sera më e madhe e drogës në Europë, sepse Shqipëria nuk ofron më siguri, por mbrojtje dhe pasurim për krimin e organizuar që trafikon lëndë narkotike e armë, dhe pushtetarët e lidhur me të. Këtë realitet e konfirmoi Europol vetëm një javë më parë.

Sot pra, është një ditë e mirë për të bërë një reflektim dhe një dallim mes politikës që shërben, dhe një qeverie të lidhur me krimin, që mendon për veten e saj dhe një grusht oligarkësh e trafikantësh. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “7 vjet nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Nën drejtimin e Edi Ramës Shqipëria ka bërë hapa mbrapa, vendi rrezikon izolimin”

  1. floriri i Bençes says:

    Izolim nga kush, nga vendet Islamike? Ndoshta, nuk kemi i degjuar dhe bejme sikur te besojme edhe pse te ka dale nami per Nastradin, por persa i perket Evropes, javes qe kaloi degjuam deklaratat e figurave me te larta ne Bruksel ku thoshin qe Shqiperia ka bere shume perparime dhe ne muajt ne vijim fillojne bisedat perfundimtare per ne BE.
    Shyqyr zotit qe nuk vendosni ju te PD-se e LSI-se per ne BE, sepse per ketu ne Shqiperi populli jua ka treguar vendin edhe pse ju beni sikur nuk e keni kuptuer.

  2. hahaha - Hollanda lol ! says:

    Eshte e pabesushme qe,
    nji shtet Europian si Hollanda,
    jo vetem strehon kte islamist te ndyre ,qe deri dje s’la cader gaddafi pa shijuar ,
    por i jep edhe neshtetesine terroristave islamike si ky ,qe veprojne jovetem ne Shqiperi.
    Nqs kto shtete Europiane qe flasin aq shume kunder rrezikut te terrorizmit islamik ,
    ne europe ashtusi edhe vet Hollanda ,
    ateher nuk mundet te kuptoj ,perse (?) s’i hiqet nenshtetsia Hollandeze ktij
    krimineli islamist !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje te hahaha - Hollanda lol ! Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *