Akuza për Infantinon, “mbuloi” trukimet në Turqi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gianni Infantino është në telashe. Presidenti i FIFA-s akuzohet se mbajti një qëndrim të butë në lidhje me skandalin e madh të trukimeve që përfshiu futbollin turk në sezonin 2010/2011, kur u dënuan 36 persona, mes të cilëve ishte edhe presidenti i Fenerbahçes, Aziz Jilldirim.

Ky i fundit u dënua me 6 vjet e 3 muaj burg, por në vitin 2015 Erdogan shkriu Gjykatën Speciale që ishte ngarkuar të shqyrtonte këtë çështje, kështu që Jilldirim dhe të pandehurit te tjerë u liruan nga të gjitha akuzat. Pikëpyetja qëndron te përfshirja e Infantinos në këtë histori. Në atë kohë, Infantino ishte Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s dhe Platini President. Në vitin 2011, UEFA përjashtoi nga kompeticionet evriopiane Fenerbahçen për 2 sezone, por në janar të vitit 2012 Infantino u kontaktua nga Federata Turke, që kërkoi një dënim më të butë për klubet e përfshira në këtë skandal.

Ishte pikërisht sekretarja e kësaj federate, Ebru Koksal, e cila i dërgoi një e-mail Infantinos, ku kërkoi modifikimin e sanksioneve të UEFA-s. Në vend të rrëzimit të Fenerbahçes nga kategoria, ajo kërkoi heqjen e 12 pikëve dhe skualifikimin e skuadrës nga evenimentet evropiane, një kërkesë që mesa duket gjeti një përgjigjje pozitive nga Infantino.

Duke parë zhvillimet e reja, Trabzonspor po mendon të bëjë sërish kërkesën për marrjen në tavolinë të titullit të sezonit 2010/2011. Drejtuesit e këtij klubi theksuan se Federata Turke theu rregulloren e saj dhe principet e “Fair Play”-t e tolerancës zero të UEFA-s dhe se nuk e kuptonin këtë qëndrim të Infantinos. Ndërkaq, vetë Infantino preferoi të mos iu përgjigjej akuzave dhe doli me një deklaratë standarde.

“UEFA, që nga sezoni 2010/2011 gjithnjë ka qenë pararojë në luftën ndaj trukimit të ndeshjeve. Kemi bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me organet e drejtësisë për këtë problem. Përsa i përket e-mail-it të vitit 2012, kërkesa e Federatës Turke ishte në një linjë me masat disiplinore të UEFA-s që parashikonin dënimet me heqje pikësh dhe në varësi të rastit edhe me rënie nga kategoria të klubeve”, ishte deklarata e Infantinos.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *