Gjykata kthen për hetim çështjen CEZ, Balla: Dëmi i shkaktuar shtetit, 414 mln euro, puna e prokurorisë një skandal

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës e cilsa rëzoi kërkesën e Prokurorisë për mbylljen e dosjes së privatizimit të OSHEE nga CEZ. Përmes një delaratëe për median Balla tha se dëmi i shkaktuar shtetit nga kjo aferë korruptive është 414 milion euro.

Më tej Balla bëri thirrje që Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Merxhani të thërriten për të dëshmuar për transaksionet e mëdha të bëra.

“Gjykata e shkalles së parë e Tiranës hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi nga Kuvendi, për procedurat e privatizimit te OSSH, mes ministrisë dhe CEZ.

Prokurorja e çështjes kishte hetuar dosjen me mbi 5 mijë faqe për 10 ditë. Vendimi i gjykatës është lajm i mirë. Puna e prokurorisë është një skandal.

Dhe për habi të të gjithëve  kjo prokurore kërkonte dhe mbylljen me vendim gjykate, për fat gjykata vendosi rikthimin për hetim më të thellë. Pas kësaj, Nue Kalaj, Shkelzen Berisha dhe Merxhani të thërriten për të dëshmuar për transaksionet e mëdha të bëra.

Në dosjen e kallëzimit është miratuar edhe denoncimi lidhur me shoqëritë e mbledhjes së borxheve. Me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë Ismailaj është dënuar me shumë vite burg për korrupsion.

 U kërkua mbyllja e hetimit pa dëshmitë përkatëse. Rreth 414 milionë leke dëm shtetit nga favorizimi i CEZ”- tha Balla.  (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *