Gjykata kthen për hetim skandalin CEZ, reagon ish-juristi i OSHEE: Këtë radhë, fitoi e vërteta dhe drejtësia

15 Dhjetor 2017, 13:54Kronika TEMA

Ish-juristit të OSHEE, Romeo Kara ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Tiranës për të mosmbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të OSHEE te kompania çeke, CEZ.

Përmes një statusi në facebook Romeo Kara thotë se këtë radhë, fitoi e vërteta dhe drejtësia.

Tre ditë më parë Kara iu drejtua me një kërkesë gjykatës për të vijuar hetimet për këtë çështje pasi po arkivohej një nga prej skandaleve më të mëdha në vend. Kërkesa u depozitua pas vendimit të Prokurorisë për të mbyllur dosjen e privatizimit.

Postimi i plotë i ish-juristit

Fitorja e pare: Gjykata Penale e Tiranes, mori vendim, per rrezimin e kerkeses se Prokurorise se Tiranes, lidhur me pushimin e hetimeve per procesin e korruptuar te privatizimit te OSSH-se.

Nje hap i vogel, por i rendesishem dhe ne drejtimin e duhur.

Kete radhe, fitoi e verteta dhe drejtesia.

Gjykata konstatoi si te drejte arsyetimin tim dhe te Kuvendit te Shqiperise.  (TemA)

 

5 komente në “Gjykata kthen për hetim skandalin CEZ, reagon ish-juristi i OSHEE: Këtë radhë, fitoi e vërteta dhe drejtësia”

  1. Jimi says:

    Romeo! Ka kaqe shume plehra sa vetem me revolucion munde te pastrohen dhe jo me keto gjykata te korruptuara gjer ne palce, madje vete keto gjykata jane ato qe duhen pastruar te parat !

  2. Shkelcim Miri says:

    Brravo Romeo , deri tani ju jeni kocka me e madhe si i keni ngelur Saliut ne fyt dhe ishalla nja merr edhe frymen , te pergezojme shume pasi hala njerzit kane frike nga kjo monster prehistorike, as dinosauret nuk e kane cfarosur kulloten sikur ja ka bere ky monstra shqiperise , na dyhen edhe dy shkekuj per te ndertuar nje shqiptar te ri ,

  3. Tr says:

    Bravooooooooooooo !! ZOTI TE RUAJT NGA HAKMARRESIT .

  4. Sali Bisha says:

    Tring zilja, tring zilja
    Zilja tingellon, tring…

    https://www.youtube.com/watch?v=DvfQKX986xA

  5. Vetem revolucioni i Tetorit ne Rusi i v.1917 e pastronte kete vend nga plehrat e 27 viteve te çetnikizmit,dhe greqizimit te sahanlepiresve zogollian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje