Ngjela: Janë mbledhur faktet e korrupsionit, Berisha, Meta e Basha kanë marrë fund

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Gjithçka duhet pritur me guxim.
Shqipëria dhe shqiptarët e Ballkanit janë përpara ndryshimit të madh historik.
Por lidershipi politik aktual në Tiranë është zhytur i gjithi në një krizë morale.

l.

Kriza morale e lidershipit politik aktual të të dy krahëve të politikës shqiptare, ka qenë gjithmonë kërcënim i heshtur dhe bllokues për të ardhmen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në fakt kjo është një vazhdë historike: asnjëherë shteti shqiptar nuk i ka mbrojtur shqiptarët e gjymtuar dhe persekutuar që ka përreth Shqipërisë si pasojë e pushtimit të territoreve shqiptare nga sllavët dhe nga grekët.

Në Shqipëri janë duke ardhur në drejtim shqiptarët e rinj; të ditur dhe me moral kombëtar. Shpejt do t’i shohim. Këta që po drejtojnë sot janë të mbaruar. Kryesorja është se janë të korruptuar, sepse në fakt nuk artikulohen dot për politikën moderne, dhe, në të përgjithshme e tyre, janë injorantë.

ll.

Asnjë bandë politike që ka kaluar në Tiranë nuk e ka rrezikuar pushtetin e vet për interes të shqiptarëve. Përkundrazi ka sunduar shqiptarët për interes të vet.

Por duhet theksuar se ky lloj kërcënimi dhe kjo lloj shitjeje e interesit kombëtar nga politika e Tiranës i ka sjellë shumë dëm shqiptarëve edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë; edhe në Maqedoni dhe edhe në Mal të Zi. Kurse tani kjo është një frymë e falimentuar.

Politika amerikane e ka vënë përpara banditizmin aktual politik shqiptar që vjen nga korrupsioni dhe shitja e interesit kombëtar. Amerika nuk mund të bëjë politikë panshqiptare në Ballkanin Perëndimor me një lidership të korruptuar në Tiranë që e ka në natyrën e tij korruptive shitjen e interesit kombëtar.

Tani këta lidërshipe politikash janë politikisht dhe juridikisht të mbaruar. Madje, si pasojë e kësaj, Sali Berisha e mori hapur pozicionin antiamerikan; sepse nuk pranon fundin. Po aktualisht është një vox clamantis in deserto – një zë që po thërret në shkretëtirë; por që qetësohet se e dëgjon zërin e vet si jehonë.

Por a do ta përkrahë partia e tij antiamerikanizmin e Sali Berishës?!

Pse, a ka pasur ndonjë ambasador amerikan me Berishën që nga viti 1997 e deri Tani? Asnjë. Po kaq të leshtë qënkan anëtarët e lidershipit të PD që nuk e kuptojnë këtë?

Jo, të trembur janë, por bëjnë sikur e besojnë.

lll.

Ambasada amerikane u tall me Saliun

duke e konsideruar një fëmijë të trembur antiamerikanizmin Berisha.

Ambasada e perifrazoi me humor si patologjnë e një njeriu në hall dhe nën presionin e frikës për bëmat e kapura antishqiptare.

Por tani këta njerëz kanë marrë fund.

Për të gjithë janë mbledhur realisht faktet e korrupsionit

Sali Berisha

Ilir Meta

Lulzim Basha

Dhe gjashtë ish- ministra të Berishës dhe gjashtë ministra dhe ish -ministra të Edi Ramës janë të kapur me prova në korrupsion.

Ekspertët amerikanë qeshin me nivelin e ulët që tregojnë nëpër komisione ata që këta ekspertë i kanë kapur me fakte. Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra po shkojnë drejt akuzës penale.

Po Rama?

Të shohim sesi do të vijojë politika e tij, por për mua edhe ky i mbaruar është, sepse nuk i reziston dot kohës nacionale që i duhet të bëjë një progres të menjëhershëm gjithëshqiptar.

Rama u bashkua me krimin nga niveli i ulët intelektiv që ka; sepse e drejtoi patologjia për pushtet në një kohë kur Perëndimi i lartë kishte nevojë për burra shteti në Shqipëri dhe jo për fëmijë vjedhacake që urrejnë popullin që kanë marrë përsipër të drejtojnë.

E vërteta është se, për hijet e mëdha që ka në korrupsion, Rama nuk ka mundësi që të drejtojë Shqipërinë në procesin e bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve në një shtet prej afër 70 mijë kilometra katrorësh, se nuk krijon dot besim te partnerët: nuk artikulon dot politikisht dhe ka dyshime të mëdha për korrupsion.

Në fakt, marrëveshja e re amerikano – shqiptare për riformulimin real të shqiptarizmit ballkanik në një strukturë të re shtetërore të bashkuar në një shtet me sipërfaqe prej atë 70 mijë km2, është pamundësi absolute që të drejtohet nga një politikan nën mediokër si Edi Rama; që ende nuk po kuptohet dot qartë në politikë, e dëshiron apo jo këtë lloj bashkimi panshqiptar ballkanik, dhe nëse nuk e dëshiron – për kë luan?

Por kryesorja është që Rama nuk ka aftësi të kuptojë as ligjin, as tregun dhe as politikën si akt i zhdërvjellët që duhet të formulohet në një periudhë të nxehtë, në një kohë që shumë shpejt do të fillojë politika perëndimore për Çamërinë shqiptare dhe për shqiptarët e Greqisë.

Si pasojë e kësaj, sot po kuptohet që politika amerikane është e vetme në mbrojtje të interesit kombëtar shqiptar, kurse për Ramën mirë është të mos lëvizë nga votimet e maxhorancës pro Reformës në Drejtësi

Gjendja do të ndryshojë shumë shpejt. Shqiptarët e rinj të politikës shqiptare sikur kanë ardhur. Korrupsioni shqiptar e ka mbyllur tanimë historinë e vet të shëmtuar njëqind vjeçare.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

19 komente në “Ngjela: Janë mbledhur faktet e korrupsionit, Berisha, Meta e Basha kanë marrë fund”

  1. Kombi says:

    KESHTU QOFTE SI THOTE AVOKATI . ESHTE MBUSHUR KUPA DHE PO DERDHET . BURGU I RI ESHTE PERFUNDUAR . PRITET TA INAGUROJNE VIPAT HAJDUTE DHE ANTISHQIPETARE, TE POLITIKES SHQIPETARE, QE E RROPEN DHE E KTHYEN SHQIPERINE NE NJE VEND RRUMPALLE , KU SEJCILI ZAPTON TOKA , NDERTON SHTEPIA , DHE HOTELE , NDERSA PRONARET E VERTETE TE TOKAV,E NUK PO MARRIN ASNJE CENTIMETER . CFARE SHTETI ESHTE KY ?????

  2. Ledio says:

    NË NJË VËRË,
    DO KALOJNË TË TËRË!!👎👎🤣😂

  3. LORA says:

    Per mua Kryeministri Rama me ekipin e tij jane garantet me te sigurt te progresit gjitheshqiptar.
    Per Tak-Zeusin paska koordinata te tjera.

    1. lori says:

      Hera e pare qe gabohesh znj.Lora!Ate qe sberi dot i ati i Ngjales(Kiçua i ngjales) kerkon ta beje i biri Spartaku i frymezuar edhe nga romani!Ky mendarak vazhdon lojen e tij te vjeter duke qelluar pa fishek,duke menduar se po u tremben i dobesova ne te kundert une mbetem siç jam!Thone qe Tramp ka nevoje per nje jurist e ky i ploteson te gjitha kriteret!

  4. llumi ve gjoba says:

    kaq poshte ka rene pagatori i Ngjeles sa ben politike me statuset e tij … se minister nuk e ben, sdq taku ka shprese dhe i le shteg qe nese i “ha presionin…” te pakten ti paguaje borxhet qe ka ne Tirane, Elbasan etj, …

  5. liku says:

    Hartim i bukur avokat.
    Sa here hapet nje vend pune(kryeprokurori) ,per ty Rama ketehet nga i korruptuar ne “i pavemendeshem”..lol
    Ik o Ngjela ede ti nuk je me pak se plerat qe permend me lart…
    By the way, mjaft me me numrat romake…azgje te re nuk ka ne linat qe shkruan ,,,perserit ,e perserit …e perserit…
    Ore…ka e lire este letra ne Sqiperi qe ngelet duke botuar brockullat e ketij fodullit?!

  6. fati says:

    Vetem Rama mund ta shpetoje kete vend. Te ishim nja pese, jo me shume, si Rama! Shume ka bere edhe kaq, me Prokurori banditesh, me Shikun mashtruesish, me Gjykata hajdutesh, me Administrate leshellisash arrogante. Me shtet te shkaterruar, e vend te shpartalluar. Shume ka bere Rama edhe kaq sa ka bere, me gjithe keta dreqer e shkopinj nen rrota.

  7. spata says:

    Avokat Ngjela me nje gure i vrau te gjithe. Na dhe shpresa se me ndihmen amerikane panshqiptarizmi ne Ballkan do te triumfoje .Shqiperia e “Madhe” ,sipas Takut , do te realizohet nga politikanet e rinje qe jane shume here me te zgjuar se Rama sot .
    Taku me pelqeve vetem per nje gje . Ke parashikuar qe Plaku Mere Sali Berrisha, me kopen e tij, do shkojne per leshin e Xhozerrfines .Kete e presin te gjithe shqiptaret qysh nga viti 1997. Po te doli kjo Taku une do te te quaj Anjshtani i politikes shqiptare . Pse ? Per te parat ke te drejt per argumentat e dyte ,nuk dua te me kuptoni qe mbroj Ramen , kam shume dyshime . Nuk mund te realizohet bashkimi i shqiptarve ne keto kushte te Ballkanit . Per mua ajo qe ka thene Dulla ,se Ballkani eshte fuci baroti ,qendron ne fuqi edhe sot .
    Me sa kuptoje une ndryshimet ne Ballkan per te favorizuar bashkimin e shqiptarve ne nje truall jane te pamjaftueshme .Ballkani eshte rajoni me i paemancipuar ne Evrope .Si i till nuk mund ta marr askush inisjativen qe te korigjoje te shkuaren .Do te kemi nje situat me te keqe sa do te rrezikiohen dhe keto levizje qe kane filluar mbas viteve 1990. Amerika nuk eshte ne Evrope qe te mendonim nje levizje edhe me dhune . Psh .Te militarizonte shqiptaret e me pas te ndizte fitilin .Ne sot luftojme te ushqehemi e jo te hapim oreksin .Shqiptaret jane akoma me dy mendje.Te percare sa me detyrim bien dakorte per probleme te brendshme. Zihemi e hami si qent se kush duhet te qeverisi jo me te ndermarim nje nisem qe kerkon bashkim shpirteror e psikologjike .
    Evropa nga ana tjeter nuk e bene kete dallim qe te bashkoje shqiptaret ne nje shtet te perbashket .Ajo i thote Serbis nuk integrohesh ne se nuk njeh Kosoven. Pra ndryshim kufijesh nuk pranon .Grekerve u thot se jeni shtet ku ne themele kini edhe gjakun e kulturen shqiptare .Uluni dhe i zgjidhni ato qe jane ne interes te perbashket . Nuk shprehen te krijojne shtetin Cam .
    Keto i nderuari Taku i bejne vetem ne se zbresin Eksogjinet te vendosin drejtesi ne toke .

  8. Elton says:

    Avokat nuk eshte aq i paditur Rama , mos e nenvlefteso aq shume .Ketu do jemi , asgje nuk ka per ti ndodhur Rames , ndersa keta te tjeret do te perfundojne ne burg . Edhe sikur Rama te kete mundesuat kanabizimin e vendit edhe sikur te kete mbyllur syte me ish ministrin e mbrojtjes kurre nuk eshte e njejte me krimet e Berishes Metes .Ata kane vjedhur pasurite kombetare , perkrahur injorancen , shkaterruar funksionin e shtetit , denigruar moralin dhe vlerat , kurre nuk mund te barazohen , kurre nuk mund te futen ne nje thes .

  9. Moisi Golemi says:

    Ca flet ky idioti per shtetin shqiptar prej 70.000 km2??

  10. Jak Boston says:

    Lora dukesh qe punon ne zyrat e shtetit si pjeshke e zgjedhur e Ripjelljes.
    Po a e di ti Lora se paguhesh nga taksapaguesit e varfer shqipetare dhe jo nga partia?
    Prandaj njerezit sorollaten dere me dere dhe nuk mbarojne pune ne zyrat e shtetit pasi punonjeset si ty jane te zena me llustrimin e kryetarit me komente neper faqet e internetit dhe nuk kane kohe te merren me ate per cfare paguhen.
    Deri kur keshtu???
    Deri kur te heqi kryeripjellesi brekushet!?

  11. Niko says:

    Ah moj lora ty te past partia sa e zellshme qe je,prandaj per shkrimet e tua partia do te akordoje nje post te ri do te japi nje biqiklete por per momentin eshte pa shale

  12. 2018 says:

    Ngjela, pvaresisht proamerikanizmit tend (çeshtje personale apo interesi, servil dhe ka shume qe s’e duan politiken amerikane, mund te jem dhe une), ambasadoret amerikane ne Shqiperi, te pakten sa i mbaj mend une qe nga Rajersoni qe nje pjese hoqen dhe breket e garve te tyre e tundnin si flamur amerikan, na kane bere edhe gropen edhe na kane nxjerre nga varri. Hiq kete kinezin qe deri tani me duket shume i vendosur, nuk e di se si do te veje. E dhe ky, shkonte nje here e merrte mendimin e Saliut, pastaj fliste duke qene vetem nje deputet, njesoj si Nard Ndoka. Po te kujtoj Arvziun, çfare beri ne 21 janar krahe per krahe me Saliun, çfare kur u emrua Lulezimi ne krye te bashkise Tiranes: “nje yll ne ngritje” pastaj e ndoqi Saliu nga Tirana. Pra ne momente kyçe keta lloj ambasadoresh na kane bere varrin qe duam dhjetra vite qe te marrim veten; po edhe jeta kaq eshte, dhjetra vite; tha mire Saliu: pas mua kijameti te behet. E kupton Spartak?! Ti Spartak e shtyte si e shtyte, por mos me kete optimizmin e tepruar se dem na ben. Pyetja ime eshte meqense je jurist. A do veje ne burg Sali Berisha dhe ti sekuestrohet pasuria me gjithe femije sa te jem une gjalle? Me vone kijamti le te behet.

  13. LORA says:

    @Jak Boston,ne respekt te kujdesit qe ben tuj gjemu komentet e mija.Nuk kam punuar ndonjehere ne administrate shteterore,sepse nuk kam dashur.Une bej punen qe dua vete.

    1. PidhiISateme says:

      ….po, ne semafor….

  14. Gora says:

    O Avokat pak me bute se kushedi si ju del ne Ender ti

  15. Arber Iliri says:

    Ngjela per Ramen je gabim, analizen e ke te gabuar.Ne vitet e tij ne punet e shtetit Edi Rama ka treguar vizion dhe mencuri, biles mund te them se ti u more me politike por nuk suksesove.Edhe kur u bashkove me Saliun ne udheheqjen e tij te dyte kisha shpresa se ishe i vetmi qe mund te beje ndryshimin ne lidershipin e PD por me zhgenjeve totalisht ne menyren si te skualifikoi nga PD. Sigurisht nuk ishte vetem gabimi i jot por edhe gjendja ne krye te PD e me gjere.Rama ne planin partiak e ndryshoi PS, biles fillimisht mori drejtimin me nje aktivitet shume te mencur dhe e pastroi e ka fut nje fryme te re.Besoj se ti ishe nga te paktet qe mund ta beje kete gje ne PD but nothing.Keto jane faktet.Mund te analizoj edhe me tej por e leme.Respekte Avokat Ngjela.Je nje vlere e elites kombetare.

  16. DETARI Atllantides🌐 says:

    O Zot ,meshiroj ….injorantet qe ketu neper forume i gjene me .trena !
    Ckeni me LOREN , nji femer qqe shpreh mendimin e saj pa ofenduar njeri,dhe nji Big like per komentin e saj te pare.

  17. Brittney says:

    Alb are the most naive, followers and overall gossips, Njgela is realistic the Country is full of dirt bags, scums, poor people with nothing sadden becomes super rich “by eating feta cheese & tomatoes 🍅 from shit hole town he came to Tirana with no “green cart” Really dirt bag President of Moran people who they don’t have any guts to kick U out and sand U back to Skeapari with his bitch wife of his and her latest plastic surgery makes me ill? Hill Billie maloku and his Chinese face son , Basha why didn’t you stayed in US , because you know there you’re just Alb idiot village with Mexican face and brown ass, Rama I know you’re dirty 💼 but you’re from Tirana I know you’re a idiot village, but you’re my idiot village and overall U did not grow up poor like the others so you’re ok + you’re from south and not from north, bother way kick all maloks hill Billies back like Hoxha did. I like to have face to face conversations with plastic City face Kryemadhi who happens to be rich by saving and eating shit, because she looks shit after all she pays all that money 💴 Albanians people money?Albanian peeps please let’s get together and do something about it soon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *