Kërcënimi ndaj Gjokës nga familjarë të një lojtari të Vllaznisë

16 Dhjetor 2017, 12:34Sport TEMA

Ditën e djeshme u publikuar lajmi se trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, është kërcënuar dhe forcat e policisë kanë qenë prezent në stërvitjen e klubit kuqeblu.

Në emisionin “Gol pas Gol”, u zbulua se ndaj trajnerit ka pasur kërcënime nga një familjar i skuadrës së Vllaznisë që i ka kërkuar Gjokës që të fusë lojtarin në lojë pasi në të kundërt do të ketë pasoja të rënda.

“Sipas burimeve tona pranë drejtorisë së policisë në Shkodër, kemi mësuar se disa familjarë të njërit prej futbollistëve të Vllaznisë kanë kërcënuar trajnerin Ernest Gjoka.

Teknikut kryeqytetas i kanë kërkuar të fusin lojtarin në fjalë në formacion në të kundërt do të ketë pasoja të tjera. Ndaj policia e ka shoqëruar në stërvitje”, u shpreh moderatorja e emisionit “Gol pas Goli”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje