Kukësi, Milinkoviç: Gjici nuk na ka vendosur ultimatum

16 Dhjetor 2017, 16:31Sport TEMA

Trajneri i skuadrës së Kukësit, Milinkoviç ka folur në prag të sfidës së radhës në kampionat ndaj Teutës, në transfertë. Strategu serb vlerëson kundërshtarët, ndërkohë që ka sqaruar se nuk ka asnjë ultimatum nga presidenti Gjici.

“Është një ndeshje e vështirë, pasi ne nuk jemi në një pozicion të  mirë, nuk e prisnim që  pas 14 ndeshjesh të jemi me pikë të tilla. Pavarësisht kësaj duhet të shohim përpara në dy ndeshjet e radhës.

Këto dy ndeshje janë objektiv për t’u fituar dhe nuk i  shoh si ultimatum nga presidenti siç shkruhet në shtyp. Një ekip pretendent për titull patjetër duhet të fitojë për të arritur objektivat,edhe në dy barazime të ndeshjeve të kaluara nëse do të kishim fituar, diferenca do të ishte më e vogël.

Ilaçi më i mirë është fitorja e 3-4 ndeshjeve radhazi pasi shkurton diferencën dhe i afrohemi objektivit. Duhet të krijohet besimi tek fitorja nga ana e lojtarëve.

Në qoftë se vini e shikoni në stërvitje, dhe unë ju ftoj që të vini, ekipi është krejt ndryshe nga ai që shfaqet në fushën e  lojës dhe ne po kërkojmë të kuptojmë se çfarë nuk shkon”, ka thënë Milinkoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje