Lista e dëshirave të Spalletit: Dua Sergio Ramos, Iniestan dhe… Sanchez

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka bërë publike emrat që kërkon të afrojë në skuadër gjatë meraktos së janarit.

Trajneri Italian në kuadrin e shakasë është shprehur se dëshiron të transferojë tek Interi Sergio Ramosin, Andres Iniestan dhe Alexis Sanchezin.

Zikaltrit janë të parët në renditjen eSerisë A dhe ende të pamposhtur që prej se Spalletti mori drejtimin e skuadrës, por ka pasur sugjerime se Interit i duhet ta përforcojë ekipin nëse dëshiron ta fitojë kampionatin italian këtë vit.

“Mendoj se duhet të qëndrojmë të heshtur në afatin kalimtar dimëror derisa klubi dhe presidenti të na i shfaqin qëllimet e tyre të vërteta për atë se si të veprojmë. Krijimi i pritjeve që ju mediat e bëtë para nisjes së sezonit dhe mungesa e besimit për shkak të emrave që erdhën, nuk është gjë e mirë për tifozët, lojtarët apo Interin.

Nëse më pyesni mua se kë e dua në skuadër, atëherë jua them. Ja emrat: Sergio Ramos, Iniesta dhe Sanchez. Duhet të punoj për këtë, Ok?”, ka shpjeguar tekniku italian.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *