Lushnja-Skënderbeu/ Daja: Fitore e vështirë; Dedja: Rezultati nuk i përgjigjes lojës që zhvilluam

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas fitores së marrë në transfertë kundër Lushnjes.

Daja tha se skuadra mori një fitore të merituar që i jep qesti ekipit, ndërsa shtoi se do të ndërhyet dhe në merkaton e janarit për të afruar lojtarë në repartin e sulmit.

Në çdo fushë futemi për fitore. Çdo fitore i jep qetësi ekipit. Ditën e martë do bëjmë analizën, secili lojtar do shikojë performancën me video. Në fushë hidhen të gjithë lojtarët që japin maksimumin.

Zëvendësimet? Mendoj që mund të ndërhyhet kur ekipi ka ç’balancime. Ndërrimet bëhen në funksion të ekuilibrit të ekipit. Nuk mundet që një ekip si Korça, ta ndryshoj lojën për 1 ditë. Ne duhet të luajmë edhe me pasin e gjatë dhe ta zgjidhim me goditje nga jashtë 16 metërshit.

Çdo lojtar duhet ti bëjë mirë të dy fazat e loja. Cedon pak Soue sepse nuk është në gjendjen më të mirë fizike. Lojtarët e tjetër ishin në një kondicion të mirë fizik. Kur ke lojtarë me tipare sulmuesi si Muzaka, i japin më shumë bukuri loje.

Për merkato, çdo ekip ka nevojë. Duhen edhe lojtarë. Ajo që kemi nevojë është reparti i sulmit. Duhet të kemi disa alternativa. Do fillojmë të mendojmë të forcuar fillimisht sulmit, për të zbritur më pas poshtë, të analizojmë me qetësi gjithçka.

Rezerva ndaj Vangjelit? Në momentin e kartonit bën pjesë edhe Kristi. Ishte nga lojtarët më të mirë bashkë me Radasit. Një lojtar me eksperiencë nuk duhet të marr karton kot. Mungesa e Vangjelit ndaj Lacit ishte e rëndësishme për ne”, tha Daja.

Kurse trajneri i Lushnjes Hysni Dedja deklaroi:

Ne kishim 3 lojtarë të 11-shes që mungonin. Kemi edhe disa të tjerë që kanë që në fillim të sezonit. Përsëri skuadra mendoj se luajti mirë. Rezultati nuk i përgjigjes lojës. Gjyqtari më bëri përshtypje në momentin kur me Cankën ne do të dilnim në sulm. Kur morëm kartonin e kuq, ai nuk aplikoi “Fair Play” pasi Magani ishte i dëmtuar.

Misioni është i tillë, ne nuk heqim dorë për të qëndruar në Superiore. Skënderbeu është ekipi më i mirë. Mendoja se do t’i merrja një rezultat pozitiv duke i parë grintën që tregojnë. Skuadra reagonte edhe me rezultatin 3-1, pasi donin një rezultat tjetër. Isha i kondicionuar që të fusja në lojë futbollistë të cilët nuk ishin në pozicionin e tyre. Ne pësuam gola që nuk duhej. Fusha nuk është në gjendje alarmante”, tha Dedja. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *