Përplasja me armë mes 6 të rinjve, prangoset pas 5 muajsh i "forti" i Tiranës

16 Dhjetor 2017, 13:07Kronika TEMA

Efektivët e Policisë së Tiranës kanë bërë të mundur prangosjen e Ali Menas i shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 11 korrik në kryeqytet.

27 vjeçari akuzohet të jetë autori i plagosjes së shtetasve Xhenis Vrapi dhe Jurgen Shakri në një konflikt të dhunshëm mes gjashtë të rinjve i cili degjeneroi në përdorimin e thikave dhe armëve të zjarrit.

Mësohet se shërbimet e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Ali Mena, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga ana e D.V.P.Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 78/1, 22, e 278/1 të Kodit Penal.

SI NDODHI NGJARJA

Nga hetimet ka rezultuar se konflikti ka nisur për shkak se dy të plagosurit, dhe një person tjetër bashkë me disa miq kishin bllokuar rrugën duke ndaluar paralelisht makinat e tyre.

Ata kanë qenë duke biseduar nga makina në makinë dhe nuk i lironin rrugën një tjetër mjeti që ndodhej pas tyre, ku udhëtonte edhe Ali Mena e që i sinjalizonte që t’i hapnin rrugën për të kaluar. Ky dyshohet të ketë qenë edhe motivi i ngjarjes që u mbyll me dy të plagosur me armë zjarri.

Konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xhenis Vrapi, 27 vjeç, dhe Jurgen Shakri, 25 vjeç.(TemA)

2 komente në “Përplasja me armë mes 6 të rinjve, prangoset pas 5 muajsh i “forti” i Tiranës”

  1. Artur Bejdi says:

    Puna nuk eshte se plagosen….por se si ose me cfare letesie mbajne arme me vete.
    Policia?!?!?!?!?!?!
    Merret me tejkalimin e shpejtesise!
    Ketu,kush te doje mban nje pistolete me vete,se si dihet se cndodh…der tek dyqani i bukes…por po nuk ke ndezur dritat e maqines,te rrjepin keta te ligjit… po ke nja 50kg dinamit e nja dy cllok ne brez…je djale i respektuar.

  2. mmoisiu says:

    Ci bini ne qafe A.Mena,po ato debilat e paskan kerkuar vete dhe te armatosur por rane ne nje hundlesh ,ja lumte dora ,ti kishte qeruar plehrat
    thuaji !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje