Skënderbeu rikthehet tek fitorja, Vllaznia gjen buzëqeshjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas humbjes së pësuar në javën e kaluar kundër ekipit të Laçit, skuadra e Skënderbeut është rikthyer tek fitorja në javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

Korçarët morën tre pikë në transfertë kundër ekipit të Lushnjes me rezultatin 1-3, falë golave të shënuar nga ana e Xhejms, Gavazajt dhe Radas. Golin e vetëm për Lushnjen e shënoi Fidan Aliti që shënoi një autogol në portën e tij.

Një fitore e rëndësishme për Skënderbeun që merr tre pikë per te ruajtur distancën me ndjeksit në renditjen e tabelës. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ngjitet në kuotën e 34-pikëve duke kryesuar i qetë klasifikimin. Ndërsa Lushnja vijon të rëndojë pozitat e saj duke mbetur në kuotën e 8-pikëve në vendin e fundit.

Fitore të rëndësishme mori dhe skuadra e Vllaznisë që më në fund i rikthehet buzëqeshja pas disa humbjeve rradhazi. Kuqeblutë e drejtuar nga ana e trajnerit, Ernest Gjoka, kanë marre tre pikë të arta në ndeshjen e kësaj jave në “Loro Boriçi” kundër Kamzës me rezultatin e ngushtë 3-2.

Një fitore me “zemër në dorë” për Vllazninë në një sfidë që dhuroi përgjatë gjithë 90 minutave mjaft emocione. Golat për vendasit u shënuan nga Ribaj, Cinari, dhe Kalaja, ndërsa për miqtë shënuan Plaku dhe Imeri.

Kamza kishte një mundësi të artë për të barazuar shifrat kur rezultati ishte 2-1, por bomberi Plaku gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Kamza mban vendin e tretë me 23 pikë. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *