Vllaznia-Kamza/ Gjoka: Kërcënimet? Unë bëj punën time policia të sajën; Ndreu: Shpresoj që humbjet të mbarojnë këtu

16 Dhjetor 2017, 15:41Sport TEMA

Trajneri  i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka folur pas fitores së arritur sot kundër Kamzës.

Gjoka tha se skuadra mori tre pikë të rëndësishme ku kishin pesë mungesa dhe vinin nga një ndeshje e sforcuar kundër Tiranës.

Ai kometoi dhe kërcënimet që ka marrë ditët e fundit.

“Duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe nuk jemi aq pa forcë për të ecur përpara. Duhet personaliteti dhe dinjiteti për të ecur para, por mos harroni që kishim 5 mungesa. Mos harroni që donim të kalonim Tiranën dhe dhamë maksimumin tonë. Shumë lojtarë kishin probleme fizike, por ia dolëm. Ne arrimë të dalim para portës dhe e rëndësishme është që të krijojmë atë mentalitet që skuadra është bllok lojtarësh që di të menaxhojë lojtarët. Kjo është ajo luftë që ne po bëjmë.

Kërcënimet? Kam ardhur këtu si trajner dhe të gjithë e dimë se si është Shkodra e çfarë mikëpritje ka. Unë do bëj punën time si trajner dhe policia do bëjë punën e saj si polici. Nuk dua ta zgjas dhe e mbyll këtu këtë çështje.

Merkato? Të mbarojë kampionati dhe të jemi profesionistë. Ky ekip ka nevojë të rindërtohet dhe mendojmë që të gjithë si klub kemi marrë garancinë se do jemi në ndihmë të skuadrës. Nuk kanë rëndësi emrat dhe unë mendoj që të presim dhe dalëngadalë të hapet merkato edhe të flasim. Kur mësohesh me fitore nuk është e lehtë të rikthehesh te humbja. Do mësohemi dhe me këtë punë që kemi duhet të jemi të kujdesshëm. Një skuadër që të jetë e suksseshme duhet të dijë si të sillet në fushë. E kam thënë edhe më herët që është një ekip i brishtë dhe kam kërkuar që të na japin kohë. Sot të gjithë kanë bërë detyrën”, përfundoi Ernest Gjoka.

Ndërsa trajneri i Kamzës Ramadan Ndreu u shpreh:

“Arritëm të luajmë mirë deri në momentin e penalltisë që nëse do ishte gol, do ishte loja në favorin tonë. Kështu e ka futbolli nëse nuk shënon do të pësosh. Sot nuk është se kemi bërë ndeshje të keqe duke patur parasysh që Vllaznia e donte patjetër fitoren.

Në skuadër nuk ka pesimizëm dhe shpresoj që në ndeshjen e radhës të jemi po ajo skuadër që kemi qenë. E ndjemë sot mungesën e Raçiç. Por, është krejt normale që të ketë luhatje në futboll.

Halilaj nuk luajti sot pasi ka patur disa ndeshje jo të mira dhe duke patur parasysh që portieri i dytë është me shumë vlera, menduam të bëjmë këtë rrokadë”, u shpreh Ndreu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje