Zbardhet takimi Takaj-Cungu, trajneri merr ofertë nga Trepça 89’

16 Dhjetor 2017, 13:34Sport TEMA

Ditën e djeshme, ish-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, u fotografua në një kafene të Tiranës, në shoqërinë e presidentit të Skënderbeut, Ardijan Takaj dhe disa drejtuesve të tjerë.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht edhe arsyen e vërtetë të këtij takimi.

Nuk kemi të bëjmë me një ofertë nga ana e klubit korçar, por të interesuar për Cungun janë drejtuesit e kampionëve të Kosovës, Trepça 89’.

Në takim ishte i pranishëm, presidenti i klubit kosovar, Abedin Zeka, i cili mësohet se i ka bërë një ofertë konkrete trajnerit shkodran për të drejtuar skuadrën nga Mitrovica.

Për sa i përket presidentit Takaj, ai ka qenë shkes në këtë takim, për shkak të marrëdhënieve të mira që dy klubet kanë me njëra-tjetrën.

Në ditët në vijim pritet edhe vendimi i trajnerit Armando Cungu, në lidhje më të ardhmen e ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje