Basha thërret në protestë votuesit e 22 korrikut

17 Dhjetor 2017, 09:35Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Demokratike ka menduar të organizojë një protestë kundër qeverisë, me gjoja pretekstin e “kryeprokurorit të përkohshëm”. Mësohet se ditën e hënë, ndërsa parlamenti do te mblidhet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, opozita do të protestojë para ambienteve të seancës plenare.

Baza e Partisë Demokratike është njoftuar tashmë nga kryetari Basha, ndërkohë që pasditen e të shtunës, ai ka mbledhur kryetarët e degëve dhe grupin parlamentar për të përcaktuar detajet e kësaj proteste të papritur. Një nga çështjet që u vendos në mbledhjen e grupit, ishte edhe pjesëmarrja në seancë, nëse PD do të qëndrojë jashtë në protestë, apo do të kombinohen fjalimet në parlament me fjalimet para protestuesve.

Ndërkohë edhe LSI ka konfirmuar praninë e saj në protestën kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, por duket se edhe kjo parti ka probleme të shumta me rrjedhjen e votës dhe anëtarësimeve drejt PS në shumicën e rretheve.

Nga ana e saj Partia Demokratike, prej 5 vitesh gjendet në krizën e saj më të thellë, dhe kjo jo vetëm në strukturat qëndrore, por veçanarisht në rrethe, ku kjo parti ka defekte dhe mangësi në pjesëmarrjen e anëtarësisë në zgjedhje, apo takime të tjera mbështetëse politike. Prej 5 vitesh baza e Partisë Demokratike ndodhet në krizën e sa më të madhe dhe të pakthyeshme, në krizë besimi dhe përfaqësimi, dhe ndjehet e braktisur dhe më tepër e zhgënjyer se kurrë. Problematike mbetet për PD afrimi dhe pjesëmarrja e bazës së kësaj partie, në thirrjet dhe kërkesat e zotit Basha, si për protesta ashtu edhe ceremoni të tjera me karakter përkujtimor, ashtu siç ishte edhe përvjetori krijimit në 12 dhjetor.

Mungesa e themeluesve dhe kontribuesve si dhe mungesa e bazës edhe në përvjetorin e PD, i kishte lënë vendin afrimit të servilëve, mediokërve, atyre që qeverisjen e Berishës e përdorën për të mbushur xhepat me para duke ardhur nga hiçi, dhe jo për të mbështetur partinë në ditë të vështira. Dështimet dhe zhgënjimet janë kthyer në probleme kronike tashmë në PD, dhe duket se as thirrjet apo dhe urdhëresat e zotit Basha në pozicionin e kryetarit për deputetët e tij se “duhet të bëni të pamundurën në zonat tuaja të afroni dhe siguroni pjesëmarrjen në protestë”, nuk kanë gjasa të japin rezultat, ashtu si edhe herët e tjera.

Ndoshta të vetmit protestues që do ti mblidhen PD ditën e hënë do të jenë votuesit e 22 korrikut (dhe LSI-stat milionerë) dhe ata që u bënë pasanikë në qeverisjen e Berishës , ata që në 8 vitet e qeverisjes saj përfituan poste, prona, miliona, dhe që punësuan fis dhe farefis në tatime, dogana e kudo, duke zhvatur me dy duart paratë dhe që sot bëjnë “demokratin” madje duke mohuar shpesh edhe Berishën për Lulzimin. Kjo panoramë e zymtë e përfaqësuar padenjësisht nga elementë aspak seriozë, aspak të respektueshëm nga baza në shumicën e rretheve, e kanë katandisur PD në një parti e cila po humbet jo vetëm terren dhe elektorat, por edhe anëtarësinë dhe militantët e saj. Në degët e

PD në rrethe, ku zoti Basha po kërkon protestuesit e të hënës, ekziston akoma edhe sot pas 27 vitesh, mendësia bolshevike e “spiunit”, “tradhëtarit”, “komunistit”, “të shiturit dhe të blerit”, gjë e cila ka patur koston e saj, largimin e mjaft emrave dhe figurave intelektuale që kanë kurajon të flasin dhe kundërshtojnë gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh me këtë parti sot.

Si mund të kërkosh dhe besosh se do të mbështetesh nga baza e partisë për “protesta”, kur në ato pak struktura në rrethe, sheh ish-drejtorët dhe ish-funksionarët e 8 viteve qeverisje, që mbajnë syrin dhe veshin nga Lulzimi, (jo sepse e duan) me shpresën se “ai do të bëhet një ditë kryeministër dhe unë do të bëhem edhe njëherë drejtor apo funksionar për të mbushur xhepat”.

Por ajo kohë ka ikur dhe nuk vjen më. Ajo kohë iku sepse e degraduan ata që morën postet dhe përfituan milionat nga qeverisja e PD, dhe që sot nuk i gjejnë Lulit as 10 protestues për ta mbështetur. Kjo pasi ata nuk i beson njeri në rrethet e tyre, pasi degët në rrethe sot duhen spastruar dhe rinovuar , duke afruar emra dhe figura të reja, duhen afruar njerëz të shkolluar, me mentalitet dhe formim europiano-perëndimor dhe jo elementë të rastësishëm me formim e shkollim tërësisht lindor.

Kjo PD para se të dalë në protesta për “kryeprokurorin e ri” të revizionojë totalisht vetveten, të shpallë urgjentisht aksionin e madh të afrimit dhe mbështetjes së atyre që u larguan dhe po largohen me dashje nga partia, duke nisur fillimisht zbatimin e statutit si kushtetuta e paprekshme e një partie, e cila pretendon se është e “para forcë demokratike” në Shqipëri.

16 komente në “Basha thërret në protestë votuesit e 22 korrikut”

  1. Toni D. says:

    Per c’fare proteste mer Luliii..?
    kur ti… je humbesi me i madh i Politikens Shqiptare… Ne DEMOKRACI….. kush humb zgjedhjet Politike terhiqet si kandidat edhe pse mbetet ne Opozite…apo ti.. mbetesh delfini Saleht per te mbrojtur interesat familjare… pasi e kaluara juaj politike kur ti… si ish-Minister i Bredeshem vrate(bashke me Salehun) ne mes te Bulevardit kater te rije.. apo jo luli vogel.

    1. Shqipnia eme e dashtum says:

      Terroristi Islamik Lulzim Basha ka dhe nje tjeter arsye te bej greve:

      “Dorezimi i qeverise shqiptare per te lejuar varrezat greke ne Shqiperi”.Ndoshta dhe shitjen perfundimisht te detit nga Rama e socialistet patriote.

      Pra kete lajm kaq te rendesishem nuk e kane botuar akoma disa “gazeta”

      Shpresoj qe redaktort e temes mos blloojne komentin tem. Ju falemnerit!

      1. Na cave bythen ti me keto varrezat e grekeve,,,,ne cdo lajm do komentosh ti ,,,,shqiperia eme,,,apo sateme,,,

  2. I KA THIRR KARIKASI POLITIKES SHQYPTARE
    MI PALLUE ATE RROSPIN QI BO TRESHE ZEZAKESH NE HOLLAND

  3. Bato says:

    Ik mor piskuriq muti.ti je per burg.

  4. PA EMER says:

    … me keto fraza si P.SH. “.. duke afruar njerez te shkolluar ,me mentalitet dhe formim europiano-perendimor dhe jo elemente te rastesishem me formim e shkollim teresisht lindor ” , e ke” qanitur”..!.. Besoj se te takon ndonje “berxolle” nga perendimoret per konsideratat qe ke ..!Njeriu i thjeshte dhe i ndereshem duhet te jete ne timonin e shtetit , njeriu shqiptar qe njeh jeten hallet dhe shqetesimet e njerezve. Ai duhet te kete cilesite e njeriut te kombit dhe jo ndikime lindore apo perendimore te shemtirave kapitaliste..! sepse kam rreth 30 vjet qe jetoj ne perendimin qe propagandohet, te lutem “mjaft”..! Gjej gjuhen qe i takon popullit te halleve . Per sa iperket shkrimit ne pergjithesi , me pelqen dhe eshte realist .

  5. Lulka do qe te rritet says:

    Nese vertete ka Njerez qe do protestojne per rastin qe behet fjale do te jete nje cudi tragjikomike
    Sepse reforma pritet te riformoje strukturat e shtetit moderrn Euro-Atlantic per te cilen Popullit Shqipetar i ka vajtur thika ne kocke
    Lulushi si vegel e salihut ka degjeneruar me kohe duke qene vegel e fazlicit dhe e klaneve serbe

  6. Askushi says:

    Merr baben tat shpirtnor e dil. Shum shum dhe Monin.

  7. Tonini says:

    Lerini të turpërohen!
    E meritojnë përbuzjen tonë!
    Çohuni PD-ista të vërtet dhe merni në dorë partinë!
    Koha e Berishës dhe Bashës ,,përfundoi.
    USA dhe EU, janë me SHQIPËTARËT!????????????????????????????

  8. Ky dhe albaku i serbis ,mender Salehi,kane mbetur vetem lehsa deri ne bezdi… Por, zap them,se do bere çifti hajdut ftakeqsisht dhe me imunitet e pushtet njehershi, emrat e te cileve fillojne me M… meta dhe monika,qe duan 97.ten se keshtu mendojne ata, se mund t’i shpetojne nga drejtesis. Ky çift,eshte turpi i vendit,eshte aktapodhi kanceror i Shqipris tone,Poshtersit e kesaj çinganeje,s’do kene te sosur,deri te vihet ne bankon e drejtesise…

  9. Ceni says:

    LUM KUSH TË RROJË,
    PA BERISHËN TA SHIKOJË
    PD-në, TË LULËZOJË,
    NË EVROPË TË NA ÇOJË!

    (popullore Elbasoni)???

  10. Haka Tekizoti says:

    Të hëngërt reforma!- Ky është urimi i vetëm për Lulin nga shqiptarët.

  11. grer says:

    Lul , Minister i tranasporteve dhe (ndertimit) kur u akuzove per 230 M Eur, ( shpetove me raporte mjeksore), Minister i Jashtem kur hodhe firmen per detin (thuhet qe vete greket po e pranojne kete maskarrrallek, nuk shitet Shqiperia!), Minister i Brendshem ku u vrane 4 vete ne bulevard, 21 janar 2011. Lul, nuk jane rastesi! A e kupton se je i perdorur, per rrjedhoj viktime e Sali Berishes. PD ka pasur burra ta kudershtojne kete njeri SB. Mos valle je i kapur me keq, pra jovetem nga S.B. por le te themi nga sllavet ne pergjithsi( serb, rus)? Lul, mjafte bere kete pune te ndyre nese? Behu shqiptar! Nuk eshte keq! Ne nuk kemi luftuar per Egzistence! Jemi autoktonus. For ever! Se” Se vete zoti e pate thene… Shqiperia for ever! Lul, problemi per neser eshte ky! Je i pabesueshem! Me teper quhet i shitur! Po te sqarosh kete dhe del i paster …. mandej te shohim. Beter Rama! se sa ti qe me 230 milionet i zhduke nga buxheti i shtetit! Leket e bisnesit, leket ligjor te Shqiperise, te popullit shqiptar! Me gjithate beje nje nder ketij populli, perjashto SB per dy jave! Se do te haje koken per nje muaj olimon i shtrydhur!
    Zoti te ndihmofte! Tashme gjerat jane vendosur!

  12. Alban says:

    TEK BLLOKU….. !

    – Tek Lalzi e Farkat e kucedrave te krimit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tek Lalzi i Sales, Likes, Medi Xen Gerdecit e corp!
    Tek blloku… tek bloqet e Gites, Armines, Monikes …
    Tek pronat e pasurite e grabitura nga “Banda e Gangstereve “ !
    Tek sarajet e dugajat e ” … Kesaj Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “!
    Aty eshte vendi i popullit !
    Vetem huliganet dhe gardianet u pergjigjen thirrjeve per destabilizim e revolucion bolshevik te Kucedrave te Krimit si Sali Pinoceti, Like Floriri, Lulezim Fazlici, Fatmir Xen Gerdeci, Monika Pantera e Murrme, Adriatik Palle Kryeprokuhori i Krimit, Flamur Noke Stanishici e kukumjackave te Kazanit mediatik te Putinit, te RIA-s e DIA-s se Beogradit !
    Tek Blloku….
    Tek Lalzi ….
    Tek Farka….
    Ligj! Drejtesi ! Shtet Ligjor !
    Kjo eshte Shqiperia qe duam!
    Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise si e gjithe Evropa!
    Kjo eshte Shqiperia si Amerika Demokratike qe e rrenoi e zhberi te pakten 7 here Lugati i Vicidolit dhe 40 Kucedrat e tij te pangime me gjak, me djerse e jeten e Shqiptareve !
    Tek Blloku !
    Tek Lalezi !
    Tek Farka… !?
    Gjurmoni sarajet e dugajat e kucedrave te krimit !
    Sekuestroni, kthejani Sovranit djersen e gjakun e dlire te vetes suaj !
    Te shkoje haka tek i Zoti, tek populli!

  13. KUR DO TE SHOHIM VENDIN ME QEVERI E LIGJE ? says:

    Ne qofte se vendimet per kete vend vazhdojne akoma ti marre plehra serbe e Vicidolit
    dhe dobici i Enverit , atehere eshte e kote qe shkojme ne votime. Nuk po duket asnje
    ndryshim , perderi sa gati krejt institucionet qendrore te shtetit jane kapur e mbahen
    vazhdimisht te bllokuara nga mafia sllavo-greke ! Ne se nuk je i afte per te qeverisur
    si duhet shqiptaret , largohu nje ore e me pare , z.Rama dhe veri flaken ketij vendi ,
    bashke me Lu-te e Lulute !

  14. Gajasja publike says:

    Ne nje shfaqje cirku sado qe te ulerasi nje klloun, publiku gajaset.
    Ne cirkun e politikes shqiptare, del Luli dhe bertet fort me ngrit popullin ne kembe, por harron se i ka mollezat e kuqe flake.
    Nje hunde kuq qe ben thirrje per revolucion, maksimumi do i dale boja nga djersa se rezultati mbetet i njejte: gajasje publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje