Berisha dhe Luloja kanë frikë nga Amerika dhe godasin ambasadorin. Jo or Sali, jo prokurori nesër…

17 Dhjetor 2017, 14:31Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?

Shqipëtarët kanë hyrë tani në rrjedhën historike që ka një shekull që e kanë kërkuar:

Të gjithë pushtetarët, grabitësit e jetës së tyre, janë nën akuzë, prandaj janë të trembur.

Përse janë trembur këta milionerë?

Se, nuk dinë si të justifikojnë gjënë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Prandaj tani, mbaron tragjedia e shqiptarëve, dhe fillon tragjedia e penalizimit të grabitësve.

Janë shqiptarët tani që; tragjedinë e vjedhësve të tyre, do ta përjetojnë si komedi.

Pse, a nuk është komedi fakti që Berisha dhe Luloja po iu bëjnë thirrje të vjedhurëve që të ngrihen për të mbrojtur vjedhësit e tyre?

Pse, a nuk e kuptoni që po thonë se Amerika kërkon të na marrë Prokurorin? Por, kanë Frikë dhe thonë: Rama.

Jo or Sali, jo – prokurorin nesër ta merr Amerika, se Rama me ty është.

Kur të kap halli, çdo mendjelehtësi të justifikohet.

Do të penalizohen të gjithë. Por më e kapshme është që kanë frikë nga Amerika dhe godasin ambasadorin. Frikë tipike e provincës orientale. Janë të kapur me fakte, prandaj…

Janë në hallin më të madh historik se do të paguajnë haqet e të gjithë paraardhësve të tyre grabitës, në njëqind vjet histori politike të Shqipërisë.

Të gjithë ata që e humbën toruan dhe goditën ambasadorin Donald Lu, kuptohet se janë më të kapurit, dhe sigurisht që janë edhe të parët që do të hetohen.

Sapo që të filloi drama e tyre, do shihni që do të ketë një gëzim të madh shoqëror në Shqipëri; dhe, njëherësh, një besim edhe më të lartë dhe adhurim të madh ndaj Amerikës.

Prandaj janë ngritur kundër ambasadorit, që të gënjejnë sa të munden se e gjithë kjo është punë interesash të vogla meskine, dhe jo interes amerikan.

Por eliminimi i vjedhësve sistematikë të shqiptarëve është interes i madh amerikan dhe i të gjithë Perëndimit demokratik.!

Po Uashingtoni, kështu do rrijë, duke e parë në heshtje banditizmi shqiptar ?

Të gjithë këta të korruptuar janë naivë: po sikur të flasë nesër Uashingtoni? Çfarë i mbetet Saliut dhe atyre që nuk e ruajtën dot qetësinë?

Do tallen shqiptarët më ta.

Po Rama dhe maxhoranca?

Janë më të nënshtruar ose të trembur, por Rama si pafille që është mendon vërtet se Saliu ka forcë të ndalojë Reformën. Se, siç duket, ky derëzi e punëzi nuk e di ende se çfarë i ka nxjerrë Brian Yee Saliut kur e flaku si një rreckë nga Çadra e revolucionit dhe e futi në Parlament.

E pra, po sikur të flasë Uashingtoni konkretisht e me fakte kundër revolucionit të Lulzimit?

Jo sikur. Sigurisht që do të flasë.

Por çdo të ndodhë?

Të shohim se çdo të pjellë Saliu.

Iu kujtohet kur tha për Bill Klintonit në vitin 1997 se po drejtohet nga lobi grek në Amerikë kundër Saliut?

Qesharake. Ku pyeti Klintoni; e hodhi si një rreckë në koshin e rrëzimit.

Po tani?

Sigurisht që e njëjta gjë do të ndodhë. Por tani ama, Uashingtoni ka në dorë Reformën në Drejtësi.

Nuk shpëton dot asnjë i korruptuar. “Nga ai lisi me vërë, do të kalojnë që të tërë”. Edhe pse duket që, nga frika, të gjithë janë bashkuar.

Asnjë nuk ka më të ardhme, shqiptarët mezi po e presin që me forcën amerikane, në marsin që vjen të fillojë punë qeveria antikorrupsion.

Në fakt, kjo i ka trembur kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë… Edhe Ramën, edhe Berishën… edhe ministrat e veçantë që ulërijnë në jerm. Ca prej tyre do t’i shihni pas ca ditësh…

Por frika nuk të çon asnjëherë në arsyetim, ashtu sikur rëndom të çon në luftë.

Por këta batakçinj nuk kanë më asnjë lloj force.

18 komente në “Berisha dhe Luloja kanë frikë nga Amerika dhe godasin ambasadorin. Jo or Sali, jo prokurori nesër…”

  1. ABC says:

    Te lumte Spartak. Me nje korigjim, Rama u eshte nenshtruar amerikanevE do apo nuk do. Nuk ka ku vete.

  2. Kozmo says:

    Le te ulerijne ,te cirren ,le te perpeliten , ASGJE NUK I NDIHMON . Per kete dite eshte investuar shume nga nderkombetaret ,jo vetem financiarisht ,por dhe psikologjikisht . SI MUNDEN VALLE KETA MALUKAT , TE PERMBYSIN KETE ANGAZHIM KAQ TE MADH DHE TE RENDESISHEM PER SHQIPERINE .???
    HA HA HA , KETA LILIPUTET NA GAJASEN .

  3. sali says:

    Parimi i Saliut beji te tere nje beji te tere kriminele qe te shpetoj une Ka zene dhe Takun,Jam dakort cfare thua per hajdutet po me Ramen cfare ke apo malli per karike te shtyn.Keto kohet e fundit sikur po haron ta zesh ne goje Liken apo te eshte hedhur nanje kocke e ke ngrene nanje luge corbe te prishur e nuk flet dot

  4. Ballist puro says:

    Avukat allall, gjithmone ke pasur te drejte bravo

  5. Sela says:

    TË TËRË,
    NË ATË VËRË!????

  6. T.T says:

    As i gjo skeni me i bo,nuk ka bole njeri ne shqiperi si,my president Mr Trump, ska nga ata burra shqperia.

  7. Pokeristi says:

    Bjerju Spartak
    E mos u ndal aspak
    Derri do plumb dhe e ka hak
    Taku!
    Leri mllefet e beju me selektiv ne permendjen e emrave.Asnjehere mos harro Ilir koklopen.Eshte kryehajduti.Ai te ka luftuar qe ne fillimin e qeverise Rama.Me instiktin e ciftit bashkeshortor,hajdut,ai dhe te gjithe pushtetaret hajduter,s’kishin pse te te donin!!!Per t’ja u sjelle kete dite qe kater vjet me pare!!!
    Jo mor byrazer,perkundrazi
    Ashtu me qetesi edashuri
    Ata bene milliona
    Dhe te menjanuan ti

  8. NAQJA says:

    Është LOLO BASHA POPULL?
    Pyetje e kam?
    Please….?,Pres përgjigje.NAQJA

  9. artan says:

    Avokatuq. Ti me siguri e ke patur qysh ne embrion nje derrase mangut. Te dyten e le ne burg ne Spac, ndersa derrasen e trete e ke humbur sot per arsye te moshes. C’lidhje ka Edi Rama me sulmin kunder ambasadoreve te huaj! A nuk eshte Rama qe po lufton fort per reformen ne drejtesi? Ndoshta ti ngaterron emerin e tij me ate te Like floririt. Ky eshte problemi yt psikik.

  10. Dima says:

    Po u vertetua kjo,zSpartak,je me te vertete I Madh,kete do Populli

  11. mergim tari says:

    Une kam hallin e METES avokat.
    A DO TE RIGJYKOHET AI PER VIDEON (QE I BERI I NDJERI PROFTI) NE TE CILEN NE, SHQIPTARET, PAME E DEGJUAM ME ZE E FIGURE, SESI AI KERKONTE TE FAVORIZOHEJ DIKUSH (GONI ME DUKET QUHEJ) DUKE I DHENE NJE HIDROCENTRAL, DHE ME PAS, AI GONI, SI SHPERBLIMIN DO TI JEPTE METES 700 MIJE EURO…….

    Pavaresisht se Meta beri nje gjyq dhe fitoi sic tha ai 5 me 0, MUA ME VJEN TURP QE KAM PER PRESIDENT NJE NJERI TE FILMUAR ME ZE E FIGURE PER VJEDHJE, NJE NEJRI QE I QUAJTI HERONJTE E 21 JANARIT SI KOKEPALARE, DHE NJE NJERI QE ESHTE QUAJTUR EDHE ME PERPARA HAJDUT, MADJE NGA VETE ROBOTI DIGITAL SALI BERISHA, ESHTE QUAJTUR SI HAJDUTI I FLORIRIT, OSE SHKURT “LIKE FLORIRI”. PRA AVOKAT, LIKJA NA DEL SIMHAJDUT RECIDIVIST, PERSERITES.

    Avokat,
    Keto duhen sqaruar se ndryshe nuk dime kur edhe te huajt na pyesin…… “MORE…., AI PRESIDENTI JUAJ ESHTE I PASTER APO HHHHHAJDUT SIC THOTE VIDEO DHE SIC E QUAN MIKU I TIJ BASHKEOPOZITAR SALI BERISHA”.

    Na ndihmo te lutem avokat, se ti e njeh ligjin me mire se ne …….
    Une e kuptoj qe video nuk perben prove, POR E PAME QE ATY NE VIDEO ISHTE TAMAM KOKA E ILIR METES, ZERI I TIJ, DHE ATO QE THA PER 700 MIJE EURO U THANE NE SHQIP NGA AI……

    KJO NA DHEMB AVOKAT, PADREJTESIA…. SE GJYKATA MUND TE NXJERRE TE VIRGJER EDHE NJE KURVE QE KA VITE QE E BEN ATE MUHABETIN, POR NJEREZIT E LAGJES KU AJO BANON NUK MUND TA BESOJNE DOT, PAVARESISHT SE CTHOTE. NJEREZIT E DINE QE GJYKATA E NXORI TE VIRGJER ME ARSYETIMIN SE “AJO ISHTE VIRGJERESHE SE U QEP TEK DOKTOR GJINEKOLOGU…….”

    PRANDAJ DHE UNE KETE THEM O AVOKAT QE TE NA NDIHMOSH, SE UNE NUK E KAM SHPIRTIN TE QETE KUR 700.000 EURO MBULOHEN ME NJE LETER E CILA THOTE QE KETO POSHTE KESAJ LETRE NUK JANE EURO, NUK EGZISTOJNE……., NE NUK SHOHIM GJE….., PRANDAJ DHE JU O POPULL NUK DUHET TE SHIKONI GJE……

    NA NDIHMO AVOKAT, ME THUAJ LIGJERISHT DHE REALISHT SI ESHTE PRESIDENTI IM SE NUK DI CFARE TU THEM TE HUAJVE. DERI TANI UNE U THEM QE RESPEKTOJ INSTITUCIONIN, ATA QE HYJNE E DALIN ATJE KANE TE MIRA E GABIME SE NJEREZ JANE. KAQ U THEM UNE TE HUAJVE, POR NGAQE NUK DI TE GENJEJ DO TE ME VLENTE VLERESIMI JUAJ SI AVOKAT.

  12. Bushi says:

    O Ngjela! Po me Ramen ç’ke? Apo nuk te beri minister.Edi Rama eshte ai qe me gjithe partine e tij,po mbeshtet Amerikanet dhe BE-n per t’u bere reforma ne drejtesi.Po Meten pse nuk e zure fare me goje,apo te ka bere ndoje premtim.Kaq.Te tjerat mendime i ke mire.

  13. Antonio kuin says:

    Populli do ta tregoj veten nesër në qoftë se del në protestë për të mbrojtur hajdutët Sali Lul Monika me Ilirin

  14. Cudia says:

    Ti Ngjela, nuk po te therras avokat se po ngaterron keq faktet, po mundohesh shume te hedhesh balte mbi Ramen por populli ka sy te shikoje dhe mendje te kuptoje se kush eshte punetori, kush eshte hajduti, por ama kush eshte edhe ziliqari. Kot lodhesh te japesh shpjegime per hajdutin pasi merakun tend te gjithe e kuptojme. Ti ke hallin a meritave qe po merr punetori pasi hajduti dihet per rrugen qe ka marre. Nqs e shikon vehten si gjeneral gjithe jeten ben mire te rilexosh Gjeneralin e Ismail Kadarese se ka keshilla pikante per politiken tende te tanishme. Pleqeri te mbare!

  15. raul says:

    Tako dhe Kjo Moni sikur e ka mare me yrysh ketë punën e opozites , ka pare ëndërr se ne vitin 2025 LSI do behet sa nje domate e shtrydhur……

  16. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT

    FAKTE JO OPINIONE

    JO VETEM TI LULEZIM BASHA JE NJE
    P… MASHKULL

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj autokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.
    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit Popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare.
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande… e Mafia…” ne korprorate krimi te organizuar…

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Koroparata e Krimit te Organizuar Shteteror e Partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e financiare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    IPopulli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj. Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “bande gangsteresh” e Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar Shteteror dhe Partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar she politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane, ne nje repart ushtarak te familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Kusari e krim i organizuar ne cdo hap e gje !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Interkoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali..
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Edhe Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte pefituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 500 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i Jashtem, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,
    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryeekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,

    “Shtepia e Verdhe” dhe faqja e zeze
    Lulezim Bashicit !

    Per te fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- putiniste, Sal Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtesise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    “Tanket” Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi tru pat” e ketyre banditeve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikojne simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingun qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatollah Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p… mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve !
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!
    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju! Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!

    Para e pasuri hajnie !

    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une … e Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p… mashkull!

  17. O Popull; Kisha nje pyetje per Avokatin, pasi ka qe ne diten qe Ilir Meta hyri ne Presidence, nuk e permend fare Sh.p.k e familjes Meta+Kryemadhi, te ndyren LSI, dhe quan Opozite vetem PD. Cfare ka “gelltitur” z. Ngjela keto muaj qe i versulet Edi Rames me te njejten egersi si Bershes, Bashes me ish-SHQUP bashke. Avokatit po i kujtoj nje ze qe ka dale si “padashur” nga rradhet e ndyra te kupoles se LSI se, -Ngjela nuk llap me per Ne, se ja kemi zene fytin me goxha shperblim. Rendesi ka qe e beme armik me Edi Ramen dhe PS, pa Saliut dhe Lulit e taborrit te tyre le tju bjere sa te doje, se nje mut me Ramen jane…-
    Ka edhe me Info per faktin e mbylljes se gojes nga ana e Avokat Ngjeles ndaj Metes+Kryemadhit e LSI, qe diten e hyrjes se Metes ne Presidence, qe per fat te mire i dine dhe te Huajt, prandaj keta te fundit nuk e qasin askund dhe e marrin per zhurmues Avokatin.

  18. Koba says:

    Te lumte Z.Ngjela.Po per Ramen po ia fut Kot.Ai asnjehere nuk eshte terhequr nga mbeshtetja e Reformes per Drejtesi.Eshte krejt ndryshe nga TRIOJA Bandite LUL-LIKE- SALI.Po me ta duhet bashkue dhe Baxhella Kryetare ,qe do te protestoj si Nene!!!!???.Shpresojme shume qe Daj Sami do te na bej Nje SHOW TE MADH ,me prangosjen e te gjithe Zagareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje