Luftëtari shkatërron Partizanin. Laçi ruan fitoren ndaj Flamurtarit

Luftetar spektakolar perballe nje Partizani katastrofik.

Bluzinjte e drejtuar nga trajneri Hasan Lika, kane marre ne sfiden e sotme nje tre pikesh mese te merituar perballe Partizanit duke fituar me rezultatin e thelle 5-0.

Nje fitore spektakolare per ekipin gjirokastrit duke i dhene nje shuplake te rende skuadres se Partizanit qe zhvilloi nje 90 minutesh per tu harruar.

Nje humbje e turpshme per 15 here kampionet e vendit qe ndeshkohen rende duke shfaqur probleme te medha ne te gjitha repartet.

Autoret e golave per bluzinjte ne kete takim ishin Bregu, Abazaj, Rroca, dhe Eri Lamçja qe shenoi nje dopiete qe i dhane tre pike te arta ekipit te tyre qe tashme i largohet zones se ftohte ne tabelen e rendjtjes.

Pas kesaj fitoreje Luftetari mban vendin e shtate me 16 pike, ndersa Partizani ruan vendin e gjashte me 21 pike.

Fitore e rendesishne dhe per Laçin në transfertë me Flamurtarin.

Pjesa e dyte e kësaj ndeshjeje që u ndërpre një ditë më pare për shkak të reshjeve të shiut nuk sollën asnjë gol, me rezultatin pëfundimtar që mbetet 0-1.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Luftëtari shkatërron Partizanin. Laçi ruan fitoren ndaj Flamurtarit”

  1. K. F says:

    Mire kur Erjon Brace ishte ne opozite, por edha tani qe eshte ne pushtet nuk po i ndrin me Partizanin. Ky miushi nuk e kupton qe Erjon Veliaj per inat te tij do ta fundose partizanin e te nxjere siper Uren vajgujore. Iku partizani, iku Starova, iku dhe Demi me gjithe langot e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *