Opozita nesër në protestë, Rama takim në Bruksel me Federica Mogherinin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nesër opozita ka deklaruar se do të protestojë përpara selisë së Kuvendit në orën 9 e 30, orar në të cilën maxhoranca do të votojë kandidatuarat për Kryeprokurorin e Përkohshëm.

Por Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë nesër i pranishëm në Parlament.

Kjo pasi ai do të jetë nëser në Bruksel ku do të zhvillojë një takim me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor takim i cili është thirrur nga përfaqësuesja për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Takimi joformal vjen me ftesë të Mogherinit, dhe pritet të diskutohet për ngjarjet në rajon dhe pritshmëritë për vitin 2018.

Në këtë takim janë ftuar kryeministri i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Para darkës së përbashkët të punës, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin nga kryeministrat e thirrur. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *