Paralele/ Përgjimi "Diveroli-Trebicka" për Saliun e Gerdecit dhe përgjimi "Habilaj" për Tahirin, drejtësia shqiptare me dy standarde. Pse Berisha s’merret nën hetim?!

17 Dhjetor 2017, 15:48Politika TEMA

Ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me kërkesë të prokurorisë gjykata i ndaloi mundësinë e udhëtimit jashtë vendit. Kjo për shkak se sipas drejtësisë shqiptare, Tahiri mund të largohet dhe të dëmtojë hetimet.

Megjithë dyshimet nga mënyra se si po bëhen dhe si po serviren këto hetime, në marrëveshje fjale po biem dakort. Dikush mund të thotë se nuk duhet të diskutohen vendimet e drejtësisë, pavarësisht se si është dhe i përceptojmë ne. Ok. Dhe unë e mbylla këtë pjesë.

Por më lind e drejta të them se qytetarët shqiptarë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Dhe drejtësia duhet të veprojë me të njejtin kut ligjor për të gjithë politikanët dhe në përgjithësi për të gjithë qytetarët. Në rastin konkret akuza është ngritur mbi bazën e përgjimeve.

Marrim si shembull krahasues me rastin “Tahiri” përgjimin e organeve ligjzbatuese amerikane për bisedën e trafikantit të armëve dhe municioneve shqiptare drejt Lindjes dhe zonave të konfliktit të armatosur Efraim Diverolit dhe ish dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka, i cili u gjet i vdekur pas një “gjuetie” në Korçë. Në këtë përgjim dalin qartë, pa asnjë lloj deduksioni përkthyesi, roli i Sali Berishës dhe i djalit të tij Shkelzen Berisha në trafikun e municioneve. Madje quhen dhe mafie që nuk përballohet. Një përkthim mot-à-mot, siç e kanë zakon amerikanët për të qënë të rregullt dhe që nuk lejojnë komente përkthyesi jo vetëm nga të tyrët por dhe kur bëhet përkthimi nga vendi i tretë i interesuar, në rastin konkret Shqipëria.

Nuk është rastësi që dhe ambasadorët që vijnë këtu mësojnë shqip. Ndonëse kanë kaluar nëntë vjet pas shpërthimit të punishtes së vdekjes, roli i familjarëve të Berishës në biznesin e Gërdecit, sa vjen e bëhet më i qartë.
Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenit përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida.

Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaron se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.

“Më shumë, më shumë, kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafie është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë…”, thotë Diveroli në bisedë me Trebickën në bisedën e përgjuar nga amerikanët para shpërthimit të Gërdecit në mars 2008, Përmendet qartë kryeministri i asaj kohe Sali Berisha. Dhe bëhet fjalë për një ngjarje që shkaktoi 26 të vdekur për punë sekondash dhe mbi 300 të plagosur. Pa llogaritur dëmet. Prokuroria shqiptare as që e mori mundimin për ta pyetur Berishën si kryeministër i vendit për kontratat etj etj. Jo më ta merrte nën hetim.

Pas shpërthimit, Efraim Diveroli ka pranuar që ka transportuar ilegalisht plumba kineze për forcat afgane, të cilët i ripaketonte dhe i shiste, sikur të ishin prodhuar në Shqipëri. Diveroli, trafikant armësh nga Florida, mori dënimin e tij, pasi pranoi mashtrimin ndaj Pentagonit për një kontratë armësh rreth 300 milion dollarë. Ai rezultoi fajtor për komplot mashtrimi në gusht 2009. Prokurorët thanë që Deviroli pranoi që ilegalisht ka transportuar rreth 90 milionë plumba kineze për forcat afgane, që janë aleate të forcave amerikane. Kontrata me Pentagonin nuk lejonte marrjen e mjeteve ushtarake kineze.

Ndërkohë, municionet ishin ripaketuar që të dukeshin sikur Shqipëria ishte vendburimi i tyre. Për të fshehur origjinën, Diveroli i ripaketonte dhe i shiste ato, sikur të ishin prodhuar në Shqipëri. Ky lloj biznesi kryhej në fabrikën e Gërdecit ku ndodhi dhe shpërthimi tragjik më 15 mars të 2008-ës, që i mori jetën 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë.
Kompania AEY në vitin 2007, fitoi një kontratë 298 milionë dollarëshe nga Pentagoni për të furnizuar me armatime trupat amerikane në Afganistan. Kjo nuk ishte kontrata e parë e lidhur me Pentagonin, pasi të njëjta marrëveshje ishin firmosur që në fillim të luftërave në Irak dhe Afganistan.

Pra Diveroli, bashkëpuntori i djalit të Berishës u dënua në SHBA, ndërsa këtu nuk dënohen kokat e mafias. Ku ai kishte përmendur Berishën. Prokuroria shqiptare as që e pyeti Berishën. Ndoshta dhe nuk është vonë por këtë punë do ta bëjë drejtësia e re. Ndërkohë që Saimir Tahiri është vënë nën presion, paçka se përmendja e emrit të tij si kamionist, dhe i deduktuar nga përkthyesi është një skandal më vete, i merret pasaporta. Ndaj themi se drejtësia në Shqipëri vepron me dy standarde. Por për të rikthyer në kujtesën e njerëzve por e botojmë dhe njëherë përgjimin mes Diverolit trafikantit amerikan të armëve të dënuar në SHBA dhe Kosta Trebickës, biznesmenit të paketitmit që u vra në Korçë pas një “gjuetie”./Pamfleti.com

Bisedat e përgjuara mes Trebickës dhe Diverolit:

-Trebicka: Çfarë po ndodh me mikun tënd Pinari?

-Diveroli: Nuk e di, ti më trego, a e bëre marrëveshjen me të për kutitë?

 -Trebicka: Nuk dua të bëj marrëveshje me të, ti e di se ai është një horr, ti vetë më pate thënë se ai është një mafioz, apo jo?

-Diveroli: Mendoj se po, ose ai është mafia ose mafia po e kontrollon atë. Ai është një problem më vete, por problemi kryesor është se unë nuk kam asnjë zgjedhje për të bërë. Më duhet të bëj një marrëveshje me të. Qeveria amerikane është në pritje të produkteve. Nuk mund të marr asnjë vendim.

 -Diveroli: Çfarë po ndodh me këtë gjënë e rrezikshme këtu.. (bisedë e padeshifrueshme për —–

-Pinarin…) OK, Kosta, kompania që po bën paketimin mund të kërkojë të blejë materialin tënd paketues. Më duhet të prish marrëveshjen.

 -Trebicka: Cila kompani është kjo, është akoma Delijorgji?

-Diverolli: As nuk e kam idenë fare, po presim që Pinari të na japë detaje në lidhje me këtë kompani. Do të bëj maksimumin që kjo shitje të realizohet…

 -Diveroli: …(Disa biseda për shërbimet, që ai është i supozuar të bëjë për Diverolin). Jam treguar 100% i ndershëm me ty. Nuk ta hoqa unë këtë punë. E kupton këtë? S’kam lidhje fare me këtë çështje. Edhe pse Pinari më ka pyetur, madje më ka bërë presion, unë s’e kam mbështetur asnjëherë një vendim të tillë. Jam shumë i mërzitur dhe shumë i shqetësuar.

-Trebicka: Është duke punuar ende me Henry Tomein?

-Diveroli: Mendoj se është ende duke punuar Henri. Unë jam ende duke punuar me Henrin. Më duhet të punoj me Henrin. Unë po punoj me Henrin.

-Diveroli: Unë jam ndryshe nga Henri, nuk mund të bëj shaka me mafien e Delijorgjin dhe me ato dreq njerëzish nga Shqipëria… Unë jam një kompani amerikane, punoj për qeverinë, të gjithë i kanë sytë nga unë. Pinari ka nevojë për një tip si Henri në këtë mes, që të kujdeset për të dhe për shokët e tij, gjë që nuk më intereson aspak. Unë nuk dua t’ia di rreth këtij biznesi, unë dua t’ia di për biznesin e ligjshëm. Kjo është ajo që unë ndjej për këtë situatë, kjo është ideja ime, ky është opinioni im.

-Trebicka: … por unë mendoj se me Pinarin, shokët e tij mafiozë, Delijorgjin dhe Henrin, do të jetë e vështirë për ty që të vazhdosh përpara, pasi ata do të të krijojnë shumë probleme… Sipas gjasave unë do të ftohem në Uashington DC nga zyrtarë të CIA-s dhe nga disa miq të mi atje… Pas dy javësh do të vij në Florida që të shtrëngoj duart me ty dhe të diskutoj për marrëveshjet e të ardhmes.

-Diveroli: Më pëlqen kjo, le ta bëjmë.

-Diveroli: Aktualisht, kam një marrëveshje mjaft të mirë në Serbi dhe kam nevojë për financim…. Kosta, Kosta, mbase kam një ide … që ti mund të mbarosh së paketuari, për shembull, dy milionë e gjysmat që më ke borxh… Pinari dhe Delijorgji do të vënë re se tashmë operacioni yt është duke ecur mirë dhe mendoj se ata nuk do të duan ta prishin marrëveshjen, kështu që do ta blejnë materialin nga ty. Ata nuk kanë pse të sillen vërdallë dhe të shkojnë deri në Maqedoni për të gjetur material. Mendoj, mbase kjo është një ide e mirë. A mendon se Pinari do ta bëjë këtë punë?

-Trebicka: Kam gjetur partnerë të mirë dhe mendoj se mund ta vazhdoj punën. Unë nuk di gjë për Pinarin, Delijorgjin dhe mafien e tij. Nëse ata duan ende të punojnë me mua, unë nuk do të flas. Do ta mbaj gojën të mbyllur. Do të bëj çfarëdo që të më thuash.

-Diveroli: E kuptoj… Vetëm se po të them, unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua nga këto gjëra. Më lër të flas me Pinarin, ai e di se duhet ta bëjë ai paketimin. Sepse ai është duke të hequr nga pozicioni yt. Nëse ai nuk e bën dot këtë detyrë siç duhet, ai do të jetë në telashe të mëdha, nga të gjithë. Kështu që mbase ai do të nervozohet duke qenë se Delijorgji nuk e bën dot këtë punë, gjithsesi. Kjo është çështja më e mirë, kjo është ëndrra ime.

-Diveroli: Kështu që na duhet ta realizojmë shitjen e këtij materiali. Pastaj, të paktën unë nuk jam i ekspozuar dhe ti nuk je i ekspozuar, apo jo? Këtë herë është opsioni A, apo opsioni B. Duhet të hyjmë vetëm në njërën derë, nuk jemi të sigurt se cila është. Pse nuk shkon t’ia puthësh bythën edhe një herë atij Pinarit, tani. Telefonoje, lutju, puthe, bëj ç’të duash. Dërgo njërën nga vajzat e tua. Ta bëjmë atë të lumtur. Ndoshta ai do të të japë një tjetër mundësi që ta bësh këtë punë. Si thua? Mbase ai nuk është i organizuar, mbase do të nervozohet – (duke folur si të ishte Pinari). Ti e di, nëse nuk e marr këtë punë, pastaj do ta humbas biznesin e municioneve. Mbase ne mund të luajmë me atë që ai ka frikë. Hajde Pinari, më jep edhe një shans tjetër. Jepini atij para, futini diçka në xhep… Dhe ai nuk do të marrë shumë. Nëse merr $ 20.000 nga ty.

-Diveroli: Unë mund ta bëj një gjë të tillë. Më thuaj nesër se çfarë do të bëhet…. Ta ndajmë, do të bëjmë planin A apo B? Unë do të flas me Pinarin, ti do të flasësh me Pinarin dhe ne do të marrim një vendim. Pastaj do të kalojmë te marrëveshja tjetër.

-Diveroli: Më shumë, më shumë, kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë…!

7 komente në “Paralele/ Përgjimi “Diveroli-Trebicka” për Saliun e Gerdecit dhe përgjimi “Habilaj” për Tahirin, drejtësia shqiptare me dy standarde. Pse Berisha s’merret nën hetim?!”

  1. mergim tari says:

    Ketu nuk permenden Berishajt. Ajo eshte nje video tjeter.

    1. Shqypnia e deshtum says:

      Sa naive, Salehu ka garanci nga Rama,jane vllazen or tej.

      merruni me pergjimet kur greku po merr dhe toke shqiptare se deti ka ik per l esh me kohe.

    2. Linz says:

      Sepse nuk fig askund qe ndonje nga Berishet ti kete lene makinen apo te kete pasur njohje me Diverolin. Pra nuk provohet asnje kontakt mes tyre. E kote te thuhet qe Tahiri pervecae kushurinj ka perdorur taksine e tyre te droges ai makine familjare.

  2. Azio says:

    Me ne fund qielli shqiptar ka filluar te kthjellohet nga rete e zeze te Berishoviceve,qe u munduan te mbulojne bemat e tyre kriminale per shume kohe.
    Tani dalengadale Po shtrengohet laku
    S’ka me rruge te shpetosh.Erdhi koha te ulesh ne bank on e te akuzuarve per vjedhjet,krime per vrasje e tradheti kombetare.
    Tani pergatitu te shohesh ate te sheqeres.
    Ne ferr shkofsh sa me shpejt.Maskara.

  3. Loli says:

    BËNI SE THEM UNË,
    MOS BËNI SI BËJ UNË!
    BERISHAJT!?

  4. Alphade says:

    Berishovic,go,to,hell……!!!!

  5. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT

    Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje