Përparim Kabo: Partizani nuk është i juaji, turpi po, disa lojtarë duhet të shporren që nesër

Nga Përparim Kabo

Turpërimi Partizanit 5:0 me Luftëtarin është një ngjarje, një episod, apo një fatkeqësi sportive? Mendoj se është një gjë që pritej të ndodhte….Para disa javësh u justifikuan me Julianon, me Moxhin…me merkaton, me gjithçka…por një gjë shumë të rëndësishme e harruan…Harruan që Partizani që kur është krijuar ka pasur disa vlera unikale, si: dinjitetin sportiv, përgjegjësinë ndaj fanelës dhe vit pas viti respektimin e historisë së suksesit…

Po këta që luajnë sot, cilët janë, a kanë lidhje me këtë histori, a kanë gjak partizani, po sedër sportive a kanë??!! Kam frikë se jo! I shikoja sot që ata nuk kanë ekip, pra nuk punojnë në grup, secli në mëndje të tij, disa që përpiqen dhe disa me demek senatorë që bëjnë kompetentin në fushë, dhe tek i shihja thosha bobbbbbooooo, po tek Partizani ynë ju nuk ju mbanin as për të kapur topat….

Ju që ju ka ardhur koha të dilni në pension dhe ende nuk dini të ndaloni topin apo të hidhni një krosim në zonë…Partizani nuk është i juaji. Turpi po…Disa nga ju duhen shporrur që nesër, dhe mos shkelin më në atë portë nderi dhe dinjiteti…

Ajo fanelë nuk është bërë për shpatullat tyre, ato këpucë dhe ato geta nuk janë për ato këmbë….Ju nuk u bëtë asnjëherë partizanas….Ju jeni ca rrogëtar të pështirë…Largohuni një orë e më parë…Ai emër di se ku e ka vendin dhe se ku duhet të shkojë…Historia e di rrugën e saja e di ku e ka lavdinë dhe suksesin….

Partizani është i yni jo i juaji….Djemtë që do ti dalin për zotë nuk do vonojnë….Ju jeni nga ata që ju marin në telefon dhe ju thonë toleroni toleroni pa rënë në sy….Po kush guxonte ta bënte këtë te Partizani ynë….Para disa vitesh ju turrën ta zhduknin nuk mundën…Tani janë me planin B ta turpërojnë si një ekip leckë…si thuhej dikur si “arkë kursimesh” dhe disa prej jush po kontribuojnë për këtë gjë.….

Por jo PARTIZANI është i artë…edhe pse sot ju e turpëruat sepse turpëruat Besim Fagun, Xhep Spahiun, Loro Boriçin, Gani Merjen, Lin Shllakun, Refik Resmen, Kolec Krajën, Robert Jasharin, Panajot Panon, Sabah Bizin, Agim Jankun, Safet Berishën, Agim Muratin, Lefter Millon, Suljeman Starovën, Ylli Shehun, Nand Ocellin, Ledjo Panon, Genci Tomorrin, Perlat Mustën, Nepton Bajkon, Jani Kaçin, Luke Shaqirin, etj etj janë me 100-ndra….

Ju pra ju rrogëtarët që e patë se si oshëtinte salla atë ditë prilli kur festuam 70 vjetorin e Klubit…Ishin atje të gjithë heronjtë e Partizanit të gjallë dhe ëngjëj…Po ju kush jeni që ishit atje , kush kush… ?!( Proçesi Sportiv)

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Përparim Kabo: Partizani nuk është i juaji, turpi po, disa lojtarë duhet të shporren që nesër”

  1. loni says:

    j–JAM PLOTESISHT ME MENDIMET TUAJA ZOTI PERPARIM , POR KAM MENDIMIN SE ATO MENDIMET TUAJA DO CUAR PAK ME TUTJE…….
    BOBI DHA DOREHEQJEN , EDHE PER NJE ARSYE TJETER , SA TE JETE MAFIA DUKES NE FEDERATE , SA TE JENE MASHAT E TYRE TE ARBITRIMIT , PARTIZANI NUK BEN HAJER , EDHE ANCELOTIN TE MARRE TRAJNER…..
    KRIDENS META I DHA TON NEGATIV NDESHJES QE NE MINUTEN E DYTE…….
    MGJA LOJTARET LOZEN SIKUR NUK ISHIN NE FUSHE……BEKUSHIT , KUR PARTIZANI U RRAH PER HERE TE PARE NE VLORE , LOJTARET I THANE , PROFESOR GOLI I TYRE ISHTE OFSAJT , DAKORT U THA BEKUSHI , JU PSE NUK BETE PESE GOLA OFSAJT……
    JAM ME MENDIMIN TUAJ PERPARIM , TE PARTIZANI DUHET BERE SPASTRIM I THELLE..

  2. shqip says:

    Shkrim qe na mban gjalle nderin e klubit legjendar . Plotesisht dakord me P Kabo-n . Presidenti Demi duhet te rishikoje kntratat me disa individe , qe vetem futboll nuk luajne . Kete vit te luftojme per te mos rene ne kat 1re . Ndersa merkato e vetes te perqendrohet te elemente te rinj . Ku Partizani i moshave 19 , 21 , etj , eshte shume me i motivuar dhe i lidhur me fanellen e kuqe . Forca partizoni !

  3. Debatiksi says:

    Te lumte shoku Perparim ,, Partizanet tane heroike luftuan e sakrifikuan malit per ate fanelle .Nenat tona trimeresha dolen neper ceta vetem e vetem te nderojne ate fanelle legjendare ,keta bashibozuket tradhetaro fashistet me Moggin ne krye po na hedhin dengla. Te ngrihemi e me thirrjen gjithmone gati ti shporrim okupuesit e fanelles . Pershendetje revolucionare nga debatikasi i vogel Papi.

  4. Luli says:

    Si ka mundesi dhe profesor dhe tifoz i partizanit?E dhjeve fare Kabo.Ler Olsin me Braçen me partizanin.

  5. astrit says:

    Brilant z. Perparim. Partizani ndodhet aktualisht ne krizen me te madhe qe mbahet mend ndonjehere. Askush mos ta adresoje fajin tek Duka, Luljano apo tek vete Starova. Jo. Ekipi ka ne perberje te tij disa rrugace qe eshte turp qe kane veshur fanelen e kuqe te Partizanit. Dhe per kete duhet fajesuar ne radhe te pare presidenti Demi qe i ka mbledhur dhe tani po i paguan.

  6. nord.al says:

    Perparim, nuk e prisja prej teje kete tifozllek te semure dhe provincial. Na mbyte me nostalgji partizanesh. Pastaj mos harro se humbi Brazili 7-1 me Gjermanine dhe nuk u be nami. Futbolli i ka keto.

  7. PidhiISateme says:

    “Partizani” klubi me i shkerdhyer i historise shqiptare. Vetem dy qytete ne bote kane klub me kete emer Tirana dhe Beogradi, pra ne shqiptaret dhe vellezerit tane serbe. A ju qi_sha shqiptarizmen juve qe merreni akoma me Partizanin.

  8. ***** says:

    “Partizani” klubi me i shkerdhyer i historise shqiptare. Vetem dy qytete ne bote kane klub me kete emer Tirana dhe Beogradi, pra ne shqiptaret dhe vellezerit tane serbe. A ju qi_sha shqiptarizmen juve qe merreni akoma me Partizanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *