Conte i lodhur me spekullimet: Për mua nuk është problem, por meritoj më shumë respekt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Antonio Conte është i lodhur me thashethemet rreth të ardhmes së tij

Trajneri i Chelseat, ka kërkuar nga mediat që të ndalin spekulimet rreth të ardhmes së tij, pasi është i lumtur në Londër.

Ai tha se kjo po ndikon edhe të futbollistët, të cilët nuk po janë të sigurt dhe se meriton më shumë respekt për atë që ka bërë me “Blutë e Londrës” sezonin e kaluar.

“Çdo ditë ka spekulime për të ardhmen time, por nuk është e drejtë, pasi meritoj më shumë respekt për atë që kam bërë sezonin e kaluar dhe atë që po bëj këtë sezon”, tha Conte për “Daily Mail.”

“Nuk më duket e drejtë që çdo ditë shkruhet se klubi ka kontaktuar këtë apo atë trajner për vitin tjetër. Për mua nuk ka problem, por ndikon shumë në psikologjinë e futbollistëve”, vazhdoi ai.

“Unë kam edhe një vit kontratë dhe jam i fokusuar të përmirësoj më shumë lojën e skuadrës dhe futbollistëve të mi. Po bëjmë një punë shumë të mirë me skuadrën, duke nisur që nga ulja e moshës së futbollistëve dhe deri te projektet për të ardhmen. Kemi nisur një punë shumë të mirë një vit më parë, që po vijon edhe në këtë sezon”, tha ai në fund.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *