Partizani refuzon dorheqjen e Starovës, trajneri do të vijojë detyrën

Klubi i Partizanit ka refuzuar dorheqjen  e trajnerit Sulejman Starova.

Drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur që trajneri Starova të vijojë deytrën në krye të skuadrës dhe nesër do të jetë në seancën stervitore per te pergatitur ekipin per ndeshjen e rradhes kunder Vllaznise.

Starova dha dorheqjen diten e djeshme pas humbjes se rende te pesuar kunder Luftetarit me rezultatin e thelle 5-0.

“Klubi informon se Sulejman Starova do të vijoj detyrën në drejtimin e skuadrës. Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër.

Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit. Nga dita e martë trajneri Starova do të nis përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program në 22 dhjetor”, njofton klubi i Partizanit. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *