Skënderbeu tregon kushtet për shitjen e Bajram Jashanicës

18 Dhjetor 2017, 15:21Sport TEMA

Periudha e merkatos po afron dhe të shumta po bëhen zërat për një largim të mundshëm të qëndërmbrojtësit Bajram Jashanicës nga Skënderbeu.

Për lojtarin e kombëtares kosovare ofertat nuk kanë munguar nga Rusia që janë më të shumta në numër dhe duket se atje mund të jetë me shumë mundësi e ardhmja e tij, por ajo që mbetet për t’u parë, do të jetë vlera e shitjes së lojtarit.

Oferta maksimale që ka mbërritur deri tani është 400 mijë dollarë, por kërkesat financiare që Skënderbeu ka për futbollistin në fjalë janë më të larta.

Duket se klubi bardhekuq është gati që të refuzojë çdo ofertë që nuk i kalon 500 mijë euro, si dhe kontratën me kusht për klubet e interesuara.

Tashmë, pas disa transferimesh të suksesshme, duket se Skënderbeu ka fituar edhe eksperiencën e duhur për të zgjedhur një klauzolë të mirë për lojtarët e larguar duke ruajtur një pjesë të kartonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje