VIDEO/ Rama: Opozita prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi, protesta e sotme e vërtetoi, lanë namë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryministri Edi Rama ka reaguar për herë të oparë pas zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Në një delaratë për media Rama tha se protesta e sotme vertetoi edhe njeherë atë opozita prej dy vitesh tashmë ka frikë nga reforma në drejtësi dhe po bën çmos për ta ndalur atë.

Rama tha se këtë shfaqje të shëmtuar që bëri opozita e vuan Shqipëria në sytë e ndërkombëtarë.

Më tej Rama rënditi dhe prokurorët që Berisha ka emëruar vetë në kohën kur ai ishte në pushtet.

“Shfaqjen e sotme e dha opozita por faturën e merr përsëri gjithë vendi, që është më afër se kurrë çeljes së negociatave në BE dhe nuk meriton as baltën, as tymin dhe as dëshpërimin e opozitës që udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi.

Bëra sa munda dhe sinqerisht nuk e di se cfarë mund të bëja më shumë për të çelur dialogu e opozitës lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkoshëm.

Me vetëm votat tona ishte një zgjedhje legjitime, kushtetuese, e konfirmuar nga misionet e drejtësisë së SHBA dhe BE që asistojnë procesin e vështirë të reformës në drejtësi.

Por kjo nuk ishte dësghira jonë, ne e ftuam opozitën për dialog”– tha Rama. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO/ Rama: Opozita prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi, protesta e sotme e vërtetoi, lanë namë”

  1. mirel says:

    Po mor qen bir qeni. I dhe varrezat greke, e ke dhene dhe detin me plan. E fale Shqiperine nen konfederaten Yugosllave, dhe tani ben sikur te ngelur merak Vettingu.
    Plera e qelbesira.
    Te gjithe doni plumbin.

  2. taraboshi says:

    Brava u qofte ju permbushet nje detyre kushtetuse ne kushte lufte dhe ju me nje qetesi te papare zgjodhet prokurorin e pergjithshem pa cka se falangat e krimit u munduan tju pengojne .Ju ja rritet vlerat parlamentit dhe qeverise ne opinonin nderkombetare .Edhe nje here bravo u qofte dhe pune te mbare me nje prokuror te ri fat e mbaresi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *