Balla: Dhuna në Kuvend ishte dramatike, rasti i Kryemadhit i paprecedentë, disa deputetë duhet të përjashtohen

19 Dhjetor 2017, 14:04Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka raguzar në lidhje me situatën koutike që u bë dje në Kuvend nga deputetët e opozitës gjatë zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme.

Përmes një deklarate për median Balla e ka cilësuar dramatike situatën dhe deklaroi se PS së bashku me ekspertë të fushës do të vlerësojë atë që ndodhi dje, ku deputetët e opozitës krijuan një situatë të jashtëzakonshme.

Më tej Balla tha se deputetët e PD dhe LSI goditën me tymuese dhe sende të tjera në Kuvend dhe kjo është vepër penale.

Gjithashtu Balla tha se brenda 48 orëve duhet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët e opozitës që ushtruan dhunë.

“Situata dje në Kuvend ishte dramatike. Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët që ushtruan dhunë. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës.

PS po përgatit një material për hapat që do të ndërmarrë. Përgëzojmë hapat e marra nga Policia e Shtetit. Ruajtja e rendit është detyrë e Gardës. Momenti i votimit është solemn.

Rast i paprecedentë ai i djeshmi, ushtruan dhunë ndaj Ulsi Manjës, ashtu si dhe në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Kanë goditur Kuvendin deputetët e PD dhe LSI dhe kjo është vepër penale. Ne bashkë me ekspertë të fushës do të vlerësojmë situatën, edhe pse presim ndjesë nga PD dhe LSI për situatën e djeshme”, tha Balla. (TemA)

2 komente në “Balla: Dhuna në Kuvend ishte dramatike, rasti i Kryemadhit i paprecedentë, disa deputetë duhet të përjashtohen”

  1. Manushaqja says:

    MOS TOLERONI DHUNË NË PARLAMENT!
    TË ÇMENDURAT ,NË SPITALIN PSIAIATRIK.!
    ÇIZMAT FIRMATO, I ÇONI PËR BAMIRËSI!
    LULUSHEN , DËRGOJENI NË HOLLANDË!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje