Malota: Ndaj Luftëtarit ishte një ditë e errët, ju kërkoj falje tifozëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbrojtësi i Partizanit, Renato Malota ka komentuar humbjen e thellë të skuadrës së tij në fundjavë ndaj Luftëtarit. Mbrojtësi i njohur e ka cilësuar si një ditë ” e errët”, ndërkohë ai ka kërkuar falje tifozëve duke ju kërkuar që ta mbështesin ekipin në këtë moment të vështirë.

“Ishte një ndeshje aspak dinjitoze nga ana jonë. Dua t’u kërkoj ndjesë tifozëve të Partizanit sepse na kanë mbështetur si brenda dhe jashtë fushës. Por të jenë të sigurt se lojtarët e Partizanit e ndjejnë këtë fanellë, peshën e saj dhe e dinë se për cilin klub luajnë. Me këtë rast u bëj thirrje që të mos na kthejnë shpinën, por të na mbështesin, pasi kemi nevojë për ta.

Rikthimi i Starovës? Më bëhet qejfi që nuk e pranuan. Starova është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri dhe e njeh mjaft mirë klubin e Partizanit. Ai ka besimin maksimal të futbollistëve, dhe jemi të lumtur që ai është rikthyer.

Si e shpjegoni humbjen 5-0? Ishte një ditë e errët për të gjithë, të cilët duhet ta harrojmë sa më shpejt. Ne kemi diskutuar shumë, por asnjë nuk e mori vesh se si shkuam në atë gjendje. Kam besim se të gjithë do të ngrihemi si skuadër.

Te Partizani ka lojtarë që kanë luajtur edhe në momentet më të vështira që ky klub ka pasur ndonjëherë, duke sakrifikuar edhe familjet e tyre. Një ndër ata jam dhe unë.

Sfida me Vllazninë? Ata do të vinë për të marrë pikë në Tiranë, por përballë do të kenë një Partizan që do të bëjë maksimumin për të marrë 3 pikë. Kjo është e vetmja rrugë për të shkuar aty ku ne kemi objektiv”, tha Malota.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *