Mustedanagiç: Kombëtarja do jetë ndër më të mirat në botë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i U17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç ka folur në konferencë për shtyp sot për mediat për seleksionimet e bëra jashtë vendit në muajin e fundit në Greqi, Zvicër dhe Itali. Trajneri i përfaqësueses kuqezi të moshave nga ajo që ka parë në seleksionimet, beson se Shqipëria në 4-5 vitet e ardhshme mund të ketë një nga kombëtaret më të mira në Europë.

“Kemi filluar muajin e kaluar më datën 21 dhe do ta përfundojmë këtë muaj 21. Kemi qenë në Greqi, Peruxhia, Milano dhe mbarojmë gjatë këtyre ditëve seleksionimin e moshave 2000, 2001, 2003. 2373 lojtarë janë provuar në këtë fazë seleksionuese. Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam parë si brenda dhe jashtë Shqipërie. Dyert tona do të jenë të hapura për prurje të reja. Ka pasur lojtarë që pas seleksionimeve, kanë rezultuar futbollistë të mirë. Unë jam shumë i kënaqur.

Disa prej lojtarëve që kam parë do të jenë jo vetëm në ekipin e moshave, por dhe në U 21. Unë mendoj se është sukses nëse çdo vit do të nxjerrim nga dy lojtarë çdo vit. Ka shumë futbollistë të talentuar në Shqipëri, të cilët po rriten çdo ditë.

Faktori do të jetë faktor i rëndësishëm në Europë, dhe fakti është se shkoi në Europian. Në 4-5 vite Shqipëria do të jetë në Top 20 kombëtaret më të mira në Europë. Do të jetë një kombëtare shumë e fortë, pasi gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Shqipëria ka qenë një si zgjedhje e dytë për lojtarët që luajnë në Itali, Zvicër dhe Greqi, ndërkohë që shumë shpejt do të jetë një zgjedhje e parë.

A ka diferencë mes lojtarëve që seleksiononi brenda në Shqipëri dhe atyre jashtë?Çdo ditë e më shumë diferenca bëhet më e vogël, kjo do të thotë se punohet shumë më mirë në Shqipëri. Ka përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës me dy-tre vite më parë. Shumë shpejt do të marrim vetëm lojtarët më të mirë nga jashtë, sepse shumica do të merren në Shqipëri”, u shpreh Mustedanagiç .

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *