Një ish i UEFA-s: Milan? Zero rrezik falimenti. Marrëveshja vullnetare duhej miratuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse Umberto Lago do të ishte ende president i Dhomës së Kontrollit Financiar të UEFA-s, Milani do ta kishte të miratuar tashmë “marrëveshjen vullnetare” të propozuar nga administratori i deleguar Marco Fassone.

Dhe ai që e ka thënë këtë nuk është thjesht një italian, por një profesor i konsideruar si “njëri prej baballarëve” të rregullit të “Fair Play”-t financiar.

“Më ka ardhur keq që klubit kuqezi i është kërkuar më parë rifinancimi i borxhit, përpara se të shpallet vendimi përfundimtar i UEFA-s. Kjo edhe për shkak se afatet e përcaktuara ishin të pamundura për t’u respektuar. Vendosja e afatit si kusht i panegociueshëm ishte i barazvlefshëm me pamundësinë për ta arritur marrëveshjen vullnetare. Megjithatë një zgjidhje ekzistonte, me kusht. ‘Unë pranoj marrëveshjen vullnetare, ndërkohë që disponoj edhe të drejtat për zgjidhje me pasoja’. Kjo do të nënkuptonte se, nëse në pranverë nuk do të respektoheshin kushtet e UEFA-s dhe Milani nuk do të rifinanconte borxhin, atëherë kalohej te marrëveshja me sanksione”, thotë Lago.

Sipas tij, mundësia për t’i dhënë “dritën jeshile” planit të Fassones në Nion ekzistonte.

“I njëjti diskutim edhe për garancitë. UEFA mund të kërkonte disa, por nëse kërkon të gjithë shifrën, kjo bëhet e pamundur. Siç e kam parë unë, plani i Milanit mund të miratohej. Por duhet thënë se që në momentin e blerjes së klubit ka pasur lëshime nga disa palë, gjë që mund të ketë ndikuar në vendimin e UEFA-s”, shtoi më tej ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *