Protesta e opozitës, Policia: Ndjekje penale 10 deputetëve, 6 nga PD dhe 4 nga radhët e LSI (emrat)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:

Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;

Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;

Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;

Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;

Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);

Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;

S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor.

10 deputetë procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.

Po në vijim të veprimeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: Flamur Noka, Grida Duma, dhe Edi Paloka.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve Monika Kryemadhi, Floida Kërpaçi, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari.

Për shtetasin E.B., ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë ligjore. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Protesta e opozitës, Policia: Ndjekje penale 10 deputetëve, 6 nga PD dhe 4 nga radhët e LSI (emrat)”

  1. litari says:

    pse nuk thua u ndaluan 10 qen.

    1. Do re mi fa sol ma lepi says:

      Ça te kane bo qent ty me ? Qent jane njerez te mire. Laj gojen kur flet per qent. Keta te arrestuarit ne anen tjeter … kujdes kur fshin bythen

    2. lemerija says:

      Ai badigardi pas Monikes me duket se me shume po ben qejf me tulet e saj bomba!

  2. Lili says:

    Te paret qe duhet te denohen me bueg per orishje te rendit dhe nenet e tjera te perme dura me lart jane deputetet idiote dhe antishqiptare te permendur me lart. Policia duhet tu japu nje nesim te mire.

  3. salem says:

    Plot iniciale kishte po kur do t’i vije radha te shohim edhe “S.B & L.B. ; I. M.”

  4. Partroti says:

    Asnje tolerim, kushdo qoft, hetimi dhe ndeshkimi i cdo qytetari, kur shkel ligjin, ne cdo vend te botes ndeshkohet, ndryshe cdo shoqeri , kalon ne anarki. Proteste e djeshme e opozites ishte e turpeshme me ato veprime antiligjore qe pam
    Si ndaj qytetareve te zakonshem qe kaluan ne ekstrem dhe shkelen ligjin edhe ndaj deputeteve, qe u treguan trima dhe te fort, per te krijuar tensjon, anarki dhe dhun ndaj policis se shtetit, institucjonit te kuvendit te shqiperis, perdorimit te sendeve te forta, jasht dhe brenda parlamentit dhe bllokimi i foltores qe coi ne nderprerjen e punimeve, duhet mbajtur qendrim ligjor, sepse, sesht hera e par, qeperfaqesus te PD dhe tani u shtuan edhe lsistat sillen ne menyr me te shemtuar dhe antiligjore ne parlament dhe jasht tij. Ndryshe shtet ligjor sbehet kur.

  5. emigranti says:

    prokuroria duhet filloj me saliun ne radhe te pare pastaj te vazhdoj me lulin moniken e me radhe .

  6. emigrante says:

    Turp edhe per disa gazetare qe ju bejne publuicitet atyre kriminelave qe bene figurat e palacove dje para botes. Na del nje ndyresire qe gjoja smerret vesh me burre ke shpia se kjo qenka ma e forte se burri,kur te gjithe e dine qe Iliri eeshte kupolla e krimit dhe e kurropusionit ne Shqiperi, gjoja kjo na e nxjerr te mire ate e kjo ben ne koke te saj .po kujt ja shet ajo ato.na vjen per te vjelle kur i shohim, por vajmedet per kete popull. Ajo rrugace na del me kepuce ,i dhemb shpirti asaj per drogen e balilit.

  7. Keta duan te ngjallet edhe njeher enveri dhe do shikoni si dùartrokasin dhe servilosen.

  8. Ramadani says:

    Futeni ne burg kete prostitut harbute.
    A ka shtet ne ate vend apo jo.
    Sa mire njerzit e thjeshte i fusni ne burg dhe denoni.
    Shqiperia nuk eshte e shpellareve tropojan dhe prodtitutave te Dibres.

  9. mistreci says:

    Interesant, sikur nuk thane te njejten gje per ata qe sulmuan Kryeministrine dhe policet me 21 janar. Prokurorja e asaj kohe sikur nuk deshi te hapte çeshtje penale per ata qe dhunuan institucionet. Dhe nuk i quajtet “qen”, por “heronj.”

  10. Llum says:

    Keto s’jane parti po banda me hajdut e prostituta. Si mundet nena me tre femije te sillet si e droguar. Ky llum nuk pjerdh per ligjin, po per te ruajtur gjene e vjedhur. Dhe hajde beso e voto per kete parti.

  11. Jak Boston says:

    Mona gopezgjuara, po mundohet te kopjoje Albin Kurtin.
    Vetem ndryshojne se Albini e ben per patriotizem kurse Mona eshte pjese e bandes se kuqe hajduto-kriminelo-tradhetare qe drejton Shqiperine.

  12. C says:

    Ajo nuk e ka emrin Mona, por Gaxhia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *