Mesi: Qeveria tërësisht e angazhuar për përparimin e çështjeve gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me iniciativën e Zëvendës Kryeministres së Republikës së Shqipërisë Senida Mesi dhe në bashkëpunim me zyrën e UNDP-së dhe Ambasadën Suedeze në Tiranë, u organizua Konferenca Kombëtare “Sfidat e Pushtetit Lokal në Adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore”, konferencë në të cilën morën pjesë kryetarët e të gjithë bashkive në vend, përfaqësues të pushtetit qendror e vendor, diplomatë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë të fushës etj.

Konferenca u zhvillua në kuadër të diskutimit mbi përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria në përputhje me Konventën e OKB-së për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe Konventën e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”.

Në fjalën e saj, Zëvendës Kryeministrja Mesi nënvizoi faktin se promovimi i barazisë gjinore dhe lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në vend mbetet një fushë prioritare në progresin e Shqipërisë drejt afrimit me familjen evropiane dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Sipas saj, bashkëpunimi midis qeverisjes qendrore dhe asaj vendore mbetet thelbësor në adresimin e sfidave që kemi përpara për të trajtuar në mënyrë efikase fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe për të fuqizuar gratë në të gjitha fushat e jetës.

Ndër të tjera, Mesi shtoi: “Unë jam e bindur se të lindësh femër është një privilegj, por edhe një shans i barabartë gjinor. Askush më shumë se ne gratë nuk është e aftë të falë më shumë mirësi, më shumë dashuri, më shumë zgjuarsi, më shumë drejtësi dhe më shumë bukuri kësaj bote ku ne jetojmë. Por, të gjithë ne së bashku, duhet të bëjmë çmos që nënat e sotme dhe nënat e ardhshme të këtij vendi, duke huazuar fjalët e Fan Nolit, të mos jenë më “Mbretëresha pa Kurorë”.

Dhuna në familje është ende prapa dyerve të mbyllura, por dhuna në familje nuk është çështje private. Është një çështje e cila na takon të gjithëve si shoqëri. Ky fenomen kërcënon vetë bërthamën e shoqërisë. Është një sfidë institucionale, ndaj së cilës asnjë hallkë nuk duhet të jetë e dobët. Në vendin tonë, stereotipet gjinore vazhdojnë të jenë të forta, prandaj edhe përgjigjja duhet të jetë dyfish e fuqishme.

Shoqëria jonë nesër do të jetë më e fortë dhe solide, nëse fëmijët sot janë të lumtur dhe të edukuar, të rritur në mjedise harmonike dhe me prind të barazpeshuar dhe që respektojnë dhe duan më shumë njëri-tjetrin, ku në thelb është familja dhe barazia gjinore, respekti dhe harmonia”.

Mesi gjithashtu u ndal tek hapat e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare, e cila falë edhe mbështetjes së agjencive të OKB-së, ka ngritur dhe fuqizuar strukturat vendore që merren me barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave, duke nxitur bashkëpunimin mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Duke shprehur angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për përparimin e çështjeve gjinore, përmirësimin e statusit politik, social e ekonomik të gruas shqiptare, luftën kundër dhunës në familje, si dhe fuqizimin e mekanizmave për barazinë gjinore në nivel qendror dhe vendor, Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi nënvizoi se ka pasur përmirësim të ndjeshëm dhe harmonizim të kuadrit ligjor vendas me atë ndërkombëtar, si dhe politika dhe programe të veçanta shoqëruar me masa konkrete për zbatimin e tyre.

Ndërsa Z. Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD në Shqipëri nënvizoi: “Sfidat e lindura nga fenomeni i dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) nuk mund të zgjidhen nga qasje të izoluara të aktorëve të ndryshëm. Reagimi ndër-institucional kuptimplotë, efektiv dhe i koordinuar ndaj dhunës me bazë gjinore është në qendër të mekanizmit të Reagimit të Koordinuar të Komunitetit (RKK), që aktualisht ekziston në 37 nga 61 bashki në vend. PNUD ka përkrahur gjithsej 21 bashki për të ngritur RKK-të. Aktualisht po punojmë ngushtë me 6 nga këto bashki që kanë krijuar së fundmi RKK-në. Qëllimi është fuqizimi i mëtejshëm i këtyre mekanizmave institucionalë e shumë-sektorialë kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”.

Gjatë kësaj konference kombëtare u trajtuan përvojat dhe praktikat më të mira që vijnë nga njësitë e qeverisjes vendore në luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Në të njëjtën kohë, u shqyrtuan gjithashtu mënyrat e bashkëpunimit midis qeverisjes qendrore dhe asaj vendore për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë vendin, me anë të një qasjeje të mirë-koordinuar me të gjithë aktorët përkatës shtetërorë dhe jo-shtetërorë, në mënyrë që kauza dhe çështjet e barazisë gjinore të adresohen në çdo lloj niveli.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mesi: Qeveria tërësisht e angazhuar për përparimin e çështjeve gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas”

  1. drejtesia po vjen says:

    vetem mos harroni pa theksuar dhunen qe ushtrojne gruaja e presidentit (ndoshta vetem per naten kur i vjeni orgi) dhe bashkedeputetja e saj Mehmeti ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ne parlament. Ej, dhune eshte ajo e Monikes dhe kronikes se zeze me marrjen e kartave te votimit nga tavolina, ej zgjohuni se u peshurri,, Monika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *