PD padit kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi: Nuk na la të flasim, ushtroi dhunë ndaj nesh

20 Dhjetor 2017, 13:55Politika TEMA

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Akuza që kanë ngritur demokratët ndaj  kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi janë për akuzën “shpërdorim detyre”, “pengim të ushtrimit të detyrës” si dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD”.

Por mesa duket deputetët e Partisë Demokratike harrojnë se ishin ata që ushtruan dhunë ndaj kreut të Kuvendit dhe deputetëve të maxhorancës, duke hedhur drejt tyre granata tymuese dhe çdo që të gjenin përpara.

Madja dhuna shkoi edhe më tej kur Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi goditi dy herë më çizme kryeministrin Edi Rama.

Në këtë rast deputetët e PD, shkaktarë të dhunës në Kuvend, po hiqen si viktima kur ata janë fajtorët dhe dhunuesit. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje