Rama: Qëndrimi i Starovës sinjal për ekipin, presimin vendimin e KAS-it për titullin

Drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Olsi Rama, pas pajisjes me çertifikatën për drejtor sportive që u shpërndanë sot nga ana e FSHF-së, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka folur rreth klubit të kuq.

Rama foli për qëndrimin sërish në stol të trajnerit Sulejman Starova si dhe për përforcimet në merkato.

“Tani kam marrë licencën, ndërsa zyrtarizimi është bërë që më përpara. Për qëndrimin e trajnerit Sulejman Starova ishte vendim i të gjithë drejtuesve të klubit. Te Partizani vendimet merren bashkërisht. Ishte një sinjal për t’i treguar skuadrës që ka një plan dhe për trajnerin vendosin drejtuesit. Starova ka qenë përherë pjesë e Partizanit dhe do të jetë pjesë e stafit edhe për ndeshjen me Vllazninë. Nga Partizani nuk largohet askush. Merkatoja bëhet për t’u përmirësuar dhe senatorët do të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit. Në merkaton e janarit, që është një merkato riparimesh, do të përpiqemi të bëjmë afrimet e duhura”

Në vijim drejtori i përgjithshëm i Partizanit preku dhe çështjen e shumë diskutuar të ditëve të fundit që i përket titullit kampion të vitit 2015-2016.

“E kam thënë edhe më parë. Kemi bërë një kërkesë për të qenë brenda afateve ligjore për të njohur një të drejtë të Partizanit, duke ditur dënimin që ka dhënë UEFA për Skënderbeun. Presim vendimin e KAS-it dhe kaq, nuk ka asnjë problem. Moxhi? Vazhdon të jetë pjesë e Partizanit. Emërimi im nuk e përjashton atë”, deklaroi Olsi Rama. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *