Zbardhet takimi Basha-Lu, ja çfarë i tha kryedemokrati ambasadorit

20 Dhjetor 2017, 14:25Politika TEMA

Takimi i zbardhur nga PD:

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i përcolli sot ambasadorit amerikan Donald Lu kundërshtimin e prerë të Partisë Demokratike për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Në një takim në selinë e Partisë Demokratike,  Basha bëri të qartë se mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.

Zoti Basha pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.

Kryetari Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu ambasadorit amerikan qëndrimin e pandryshueshëm të PD për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.- u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës e siguroi ambasadorin Lu se në përputhje me parimet më themelore të demokracisë amerikane, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeverisin me të. (TemA)

20 komente në “Zbardhet takimi Basha-Lu, ja çfarë i tha kryedemokrati ambasadorit”

  1. veronika says:

    Po cfare i tha zoti Ambasador pse nuk e thote Luli

  2. {sit back and relaks} says:

    Tani kjo eshte deklarata per te kenaqur militantet e PD e per tju thene atyre se ja mblodha Lu-se, se ne realitet te tjera gjera jane thene e jane bere. Me i interesuar do isha se cfare deklarate do beje Monika sesa Luli se Luli e ka ngrene karroten e Lu-se qe kur beson se do ta bejne KM pas Rames.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Mire qe ky,Lulushi,i tha keshtu dhe ashtu,po ai,Lu,ja vetem “shenime” mbajti per sa i tha Lulushi?Me kujtohen njoftimet e “Zerit te Popullit”,i cili po ne kete fryme shkruante per takimet e Enverit me te huajt.Shkruhej se cfare i tha ky atyre,por se cfare i thoshin ata atij,nje zot e di…
    Nejse,do e marrim vesh ndryshe kete takim.Do shohim gjuhen qe do perdorin keta,PD-ista e LSI-sta,ndaj ambasadorit Lu dhe znj.Vlahutin.Ne se nuk do ju zene emrin ne goje,apo do zbutin shume gjuhen ndaj tyre,do te thote se i ka “tredhur” Lu-ja…

  4. Petrit Shkembi says:

    O pika qe si bie kryedemonkratit e soj e sorrollopit te Salehut!
    Gjeja e vjedhur do tu kthehet shqiptareve, e burgjeve do i shtyni ditet e mbetura!

    Paniku juaj vetem sa deshmon krimin e kryer nder vite!

    Vetingu o do behet o do behet’

  5. VICTOR says:

    Po për Rapiscanin, Gërdecit, 21 Janarin , shëtitjet nëpër botë me dashnore, etj etj a i tha gjë lulushi zotit Donald Lu??

  6. nn says:

    Po pse mbeten vetem tek frika e pezullimit te dosjeve te Tahirit dhe Dakos? pse nuk permend mundesine e hetimit te dosjeve te ’97-es? Gerdecit? 21 Janarit? CEZ-it? Vidios se 7%? Rruges se Kombit? Detit ? e shume e shume te tjera?

  7. Tralala says:

    Lajme si ne kohen e Enverit kur nuk flitej kurre se cfare thoshte bota per ne. Model komuniste ne nje opozite koti. Po ai qe u ngrit e vajti te PD perse vajti, per te MOS folur?

  8. Bato says:

    Gerdec.21 janar.rruga e kombit.detin greqise heheheheheh..

  9. Petrit says:

    O Luli o femije e lumtur,o njeri pa nje bosht,burre pa bythe.

  10. shigjeta says:

    Nje korigjim te titullit te shkrimit , jo kryedemokrati , por kryetari i pertise demokratike , se keshtu na dalka Luli kryedemokrat, kryehajdut , ose kryekriminel po keto jane epitetet qe ai i mbart ne kuriz , dhe jo kryedemokrat .Per kryedemokrat duhet te kaloje shume kohe dhe te japi shume prova ……………….

  11. ALPINI.
    Luli nuk eshte takuar me ambasadorin e AHBA ve zotin Lu.Ky lajme eshte thjeshte nje lajm i SHQUPIT

  12. ALPINI.
    Luli nuk eshte takuar me ambasadorin e AHBA ve zotin Lu.Ky lajme eshte thjeshte nje lajm i SHQUPIT

  13. Katja says:

    ZOTI LU!! KUJDES!!!
    LULZIM BASHA , NUK KA BESË!
    ËSHTË NJË KALAMA QË GËNJEHET DHE FRIKËSOHET , LEHTË. MOS NA LINI NË DUART E TIJ.
    ???????????????

    1. Sergej says:

      Katja,
      LU-LU-te
      jane tashme nji Cift (pazhallusta)
      ata jan duke jetu ditet me te bukura si cift gey-sh
      pranej mos ki asnji merake .
      Tavarish Lu-ja,
      duhet me bo kujdes vetem me perdor kondom
      se na ngeli Vetting-u jetim ?

  14. Minaj says:

    . Basha , buratin në duart e Berishës.
    SHQIPËRIA DO SHPËTOJË ,KUR BERISHA TË
    HARROHET NË POLITIKËN SHQIPËTARE.!
    ??????????USA DHE ZOTI NA NDIHMOFTË!????

  15. Zini says:

    KETA SHKERDHATA ME LEKET TONA KANE BERE PASURI DHE SHETITIN BOTEN PER QEF GRATE JU BREDHIN ME DASHNORET DHE NE PARLAMENT FLASIN NE EMER TE POPULLIT KETYRE DO SHKERDHYER ROBET E SHTEPISE DHE TJU QISH GJITHE FISIN RRACE MUTI

  16. Zani says:

    RRACË MUTI, KJO E POLITIKANËVE TANË!
    TA DËNOJMË ME VOTË, TË GJITHË KËTË KLASË TË NDYRË, QË VETË E KEMI MBAJTUR NË KËMBË!???

  17. Jimi says:

    Behet lajm se cfare i tha Lulja LU-s !? dhe per ate qe vertet do te perbente lajm, cfare i tha Lu-ja Lules, heshtet!? Sikur mileti nuk e dinte se cfare do ti thoshte Lulja LU-s, po kjo dihet qe ne 2013-en, se qe ateher e deri tani Lulja ne nje vrime i ka rene fyellit.

  18. Zenepja says:

    . LULUSHJA, NA SHKRIU FARE!
    JA KALON AGRON LLAKËS,QË PËRPIQET TË BËJ HUMOR ME POLITIKË!
    MĒ NGJASOJNË KËTA DY HUMORISTË PORDHAC?????????

  19. drini says:

    sa here krijohen problem nga problematikja PD ky u shkon drejt e ne zyre , e perse? nuk del dot ne konferece publike te shpreh qendrimet e tija po vrap e ne zyre kush ka pak vemendie nuk beson se ky do na beje hatane me peshq te medhinj , e para ky perfaqeson nje shtet ( qe me pashaport fallco te ketij shteti basha u prezantua autoriteteve ne Holland) tani ky tope pse duhet ti shkoj ne zyre , perse per te qetesuar bashen ? cfar I thot kur e qeteson (mos bej keshtu o bur se ti sje peshk ) nuk del dot ne conferenx shtypi ky ta degjojm te gjith me ze e figur . po ke te degjosh thuaj , nje here ne gjith mandatin e tij mund te futej neper zyra si adej dhe ketej po jo keshtu eshte ber I bezditshem sa ka haritur ta pergojojne paloqet rakuupat bubushatet zheley e kompani zagaresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje