Basha i ankohet ambasadorëve të BE-së për Ramën: Ai po prodhon krizë destablizuese për vendin, ja se si po na pengon

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në Tiranë për t’i treguar dështimet e qeverisë.

Në një takim në selinë e Partisë Demokratike me përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë,  Basha i njohu ata me veprimet e qeverisë :Rama” që sipas tij sollën një puç kushtetues.

Ai i ka treguar atyre se Rama ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar proçesin politik në vend dhe po prodhon krizë destablizuese për vendin.

“3 hapat e puçit kushtetues janë, vonesa e qëllimshme për mosngritjen e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vetingun.” thotë Basha.

Kryetari i PD-së u përpoq të binde diplomatët se sipas tij opozita ka faktuar me vepra dhe jo me fjalë se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatave të anëtarësimit.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...