Basha i ankohet ambasadorëve të BE-së për Ramën: Ai po prodhon krizë destablizuese për vendin, ja se si po na pengon

21 Dhjetor 2017, 15:39Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në Tiranë për t’i treguar dështimet e qeverisë.

Në një takim në selinë e Partisë Demokratike me përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë,  Basha i njohu ata me veprimet e qeverisë :Rama” që sipas tij sollën një puç kushtetues.

Ai i ka treguar atyre se Rama ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar proçesin politik në vend dhe po prodhon krizë destablizuese për vendin.

“3 hapat e puçit kushtetues janë, vonesa e qëllimshme për mosngritjen e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vetingun.” thotë Basha.

Kryetari i PD-së u përpoq të binde diplomatët se sipas tij opozita ka faktuar me vepra dhe jo me fjalë se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatave të anëtarësimit.(TemA)

5 komente në “Basha i ankohet ambasadorëve të BE-së për Ramën: Ai po prodhon krizë destablizuese për vendin, ja se si po na pengon”

  1. sherifi says:

    Po ata e shohin me mire se ty situaten o Luli, shohin edhe se si po sillet opozita ne parlament, gjithcka e kane si ne pellembe te dores.

  2. xx says:

    Perpiqet i shkreti,perpiqet,per te miren e Shqiperise te cilen e do sa prushi ne gji.

  3. xx says:

    KY nuk ndalet .Si nuk i vjen turp.Edhe sikur te kete te drejte eshte mungese etike kjo qe ben duke i nxjerre bojen vendit .Pamvaresisht nga kritikat qe i bejne Rames ,kame verejtur qe ne televizionin e huaj kur e kane pyetur te shprehi nje opinion ka refuzuar me takt.Keta te PD nuk e kane problem ta godasin ”ne lule te ballit Shqiperine”.

  4. Adi says:

    Basha ik!!!!!!!Zhduku në Hollandë!
    Po e zgjate, do përfundosh në burg.
    Me hajdutët u mësuam , por ti dhe YT ATË
    politik, keni vrarë!
    Duhet të paguani!!???????

  5. Spartaku says:

    Po ti more gjembaç gomari u the se ti ke vjedhur,ke vrare dhe ke shitur vatanin tend graqise?.Lul Basha, ti nuk ke me sy ne ball,as vesh e as tru te shikosh te degjosh e te arsyetosh,sepse je armik i popullit shqipetar.Per te gjitha do ti paguash nje e per nje.Frika dhe inati,te kane erresuar mendjen, dhe nuk arrin te arsyetosh dot.Ju jini ata qe doni te destabilizoni shqiperine,dhe jo Edi Rama.Ju luftoni Ramen,por ne fakt luftoni Ameriken dhe Evropen,sepse po mbeshtet Ramen si kryeminister korrekt ne realizimin e reformave te domosdoshme per shqipetaret.Juve nuk ju vjen mire, se jini te zhytur ne krime monstruoze, dhe ja kini friken vetingut,.Ju donit te mbanit Adriatik Llallen per te krijuar krize politike e qeveriarìre,per te izoluar Edi Ramen.Por nuk ju shkoi,se ka me te zot,me te zgjar dhe me te mençem se ju.I rruat Leshet Edi Rames.Ai do jete kryeminister edhe disa legjislatura.Ju harrojeni ardhjen ne pushtet,se po silleni keq.Kete poulli e kupton dhe do ju ndeshkoi rrept.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje