Çizmja e Monikës kundër Edi Ramës mbërrin në Rusi, paralajmëron “Sputnik”: Revoltat popullore do ndezin Ballkanin

21 Dhjetor 2017, 18:06Politika TEMA

Nuk kanë vonuar qarqet ruse që të nxehin situatën pas seancës së të hënës në Kuvend, kur shpërthyen mjetet tymuese, sherri, por mbi të gjitha çizmet e Monika Kryemadhit ndaj kryeministrit Edi Rama.

Portali i Kremlinit “Sputnik”,  me një koment autorial të edicionit në gjuhën serbe, e titullon shkrimin duke shpallur nisjen e revoltave popullore ndaj Edi Ramës.

Linja e të gjithë shkrimit të shkruar nga ajo që firmos gjithmonë artikujt kundër kryeministrit shqiptar, Brankica Ristiç është thuajse në një linjë me tezat e PD-LSI-së.

“Këpucët ndaj Edi Ramës u hodhën për të arritur në Serbi”, shkruan “Sputnik”, duke thënë se thelbi i revoltave do të dobësojë edhe autoritetin e kryeministrit tek shqiptarët e Kosovës, të Preshevës dhe Maqedonisë.

“Nëse ndodh një revoltë popullore në vend, atëherë ajo do të kishte një efekt domino në të gjithë hapësirën shqiptare.

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpalli fillimin e kryengritjes popullore. Arsyeja pse e gjithë kjo po ndodh është emërimi i prokurorit të ri të shtetit, i cili duhet të merret me krimin e drogës, e cila lulëzoi në Shqipëri, si dhe korrupsioni në radhët e politikës”, shkruan ndër të tjera “Sputnik”.

Portali i Kremlinit, vazhdon më tej duke cituar një analist të sajin, një shqiptar që banon në Vojvodinë, që quhet Demo Berisha, i cili thekson se lideri i opozitës Lulzim Basha, edhe pse ka një qëndrim të njëjtë me Ramën për shqiptarët në rajon, është më i moderuar se ai.

Dhe më tej “Sputnik”, paralajmëron as më pak e as më shumë, por thotë që në Shqipëri parashikohet një periudhë identike me vitin 1997, kohë kur vendi shkoi në kaos.

“Duke pasur parasysh se Basha njoftoi nisjen e demonstratave nga janari i vitit të ardhshëm, por edhe një rezistencë në Parlament, mund të thuhet se Shqipëria po përjeton një sërish një 1997, kur vendi hyri në konflikte të armatosura.

Edhe qeveria e atëhershme nuk mundi të luftonte me një shkallë të lartë të korrupsionit”, shkruan Brankica Ristiç, e cila parashikon më pas se konflikti do të përhapet.

“Shumë nga konfliktet në Shqipëri lidhen me përshkallëzimin e konflikteve në Kosovë dhe Metohi.

Duke pasur parasysh këtë, nuk është e kotë të pyesësh nëse është e mundur që konfliktet e brendshme politike nga Tirana po përhapen në zona të tjera ku jetojnë shqiptarët”, vijon “Sputnik”, në shkrimin e tij të gjatë ku citon Demo Berishën dhe Dushan Janjiç, të cilët janë të zakonshëm në analizat e portalit të Kremlinit ku goditet Edi Rama.

“Dhuna në Parlament dhe jashtë saj i referohet shkatërrimit të autoritetit të Edi Ramës.Në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, të gjithë politikanët në Shqipëri janë në një linjë por Lulzim Basha është më i moderuar”, thotë Demo Berisha.

Kurse Dushan Janjiç i Forumit për Marrëdhënie Etnike, thekson se këto trazira mund të jenë edhe efekt i deklaratave të paradokohshme të Edi Ramës për bashkimin e shqiptarëve.

Janjiç shkon më tej kur përmend 1997-n.

“Po të vëmë re me kujdes, i gjithë konflikti i vitit 1997 në Shqipëri u derdh në Kosovë me daljen publike, forcimin dhe determinimin e UÇK-së. Por ky aktivizim rajonal nuk mund të bëhet nga vetë Shqipëria. Ajo mund të ketë sukses vetëm nëse ka ndodhur ose ka koinciduar me disa procese të tjera dhe një prej tyre mund të jetë aktivizimi i çështjes së Sanxhakut apo Serbisë jugore. Kjo do të merrte më shumë rëndësi, pasi kjo mund të çonte në destabilizimin e Malit të Zi”, thotë Janjiç.

Megjithatë, “Sputnik” në prognozën e saj nuk thekson se si do të realizohej skenari për të zgjeruar konfliktin në rajon, apo kujt i intereson.

Nuk është paralajmërimi i parë që portali i Kremlinit e bën për Ballkanin. Kështu shkroi edhe përpara 27 prillit në Maqedoni… (Tesheshi.com)

12 komente në “Çizmja e Monikës kundër Edi Ramës mbërrin në Rusi, paralajmëron “Sputnik”: Revoltat popullore do ndezin Ballkanin”

  1. VICTOR says:

    E kuptuat tani se ku e kanë hallin monikërat dhe luan ramërat.

  2. Janullatos dhiavolos says:

    si ka mundesi qe gjithmone kur bythqirat antishqiptare jane ne levizje ne kete vend, behet lajm 3000 km larg ne siberine e poutanatit Putin ?

  3. krenar says:

    Nuk ka me 97 as kurva ekurves monika do ti shpetoj drejtesise nuk ka me shqiptare idjota te ndjekin mbrapa Salinjte e Lulushkat prandaj dhe Sputneshkat mos te gezohen shume

  4. shushica says:

    Berisha,Basha ,Monika….I.M.dhe banda e tyre nuk kane atdhe ,moral ,principe I vetmi qellim final i tyre jane mbrojtja me cdo kusht e pasurise se pafund vene ne rruge kriminale .Kjo i ben ata te gatshem per cdo lloj veprimi ,nga banditizmi vulgar ne parlament ,mobilizimi i turmave anarkofashiste dhe realizimi i akteve vandale ndaj instiucioneve,deri rdhe ne dhune e nxitje te grupeve terroriste per vrasje,vjedhje ,rrembime ,djegje per destabilizimin e rendit kushtetues.Gazetaret e Sputnikut ,serbet e dine shume mire se kjo eshte nje minorance kriminale qe po luan ne favor te denigrimit te shqiptareve perpara opinionit nderkombetar .Rritja e rolit te shqiptareve ne Ballkan po i ben ata qe te gerrmojne ne funderrinat shqiptare per ti paraqitur si… revolta popullore..Suksesi i Rames ne Bruksel ,ku te gjithe instucionet kryesore qe dominohen nga qendra e djathte europiane nxiten Shqiperine per vazhdimesi ne reforma ,duke vleresuar arritjet kane avaruar ne kulm anarkofashistin Berisha dhe banden e tij ,por njjekohesisht nuk mund te mos shqetesojne qarqet antishqiptare ne Serbi Rusi Greqi ..Pra realisht ,kemi nje aleance te llumit kriminal politik shqiptar me Rusine ,edhe pse nuk ka deklarata te hapura .Keto zhvillime politika dhe agjensite inteligjente europiane dhe amerikane i njohin shume mire .Prandaj orientimi i tyre i qarte per vazhdimin e reformimit te drejtesise dhe goditja e korrupsionit eshte e vetmja rruge per te ndihmuar shqiptaret ne rrugen e tyre drejt nje shteti modern ,pjesetar i BE .

  5. Bon says:

    DIHEJ. LSI- KUNDËR AMERIKËS.
    JANË PRO RUSIT ,ATA.
    POPULLI SHQIPËTAR, DO AMERIKEN!!!! ??????

  6. Bon says:

    DIHEJ. LSI- KUNDËR AMERIKËS.
    JANË PRO RUSIT ,ATA.
    POPULLI SHQIPËTAR, DO AMERIKEN!!!! ??????

  7. Alban says:

    SKENARI I PUTINIT NE VEPRIM !

    MARINSI AMERIKAN “BRAWN ”…
    MUZHIKU RUS PUTIN … APO NACALNIKU SALI BERISHA !?

    – Maska dhe fytyra e e vertete e nje ” bande gangsteresh “

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ CityNews” dhe pothuajse te gjitha mediat shqiptare botuan sot foto dhe fakte te plota ne lidhje me pergatitjen organizative te Partise Demokratike ne te gjithe Shqiperine per protestat destruktive te 13 majit.
    Pjese e ketyre pergatitjeve eshte edhe stervitja dhe pergatitja e “ nje trupe patamilitare” e perbere nga fanatike te PD-se. Pjese tyre eshte edhe “Korpusi Azem Hajdari”, nje bande tipike ala nazisete si nga simobolet e uniformat , i cili financohet dhe drejtohet nga Partia e Cadres se Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi.

    Miti i “marinsit amerikan Brawn ( !? )” dhe…

    Ne krye te ketyre pergatitjeve eshte “ Marinsi amerikan Brawn” qe nga vet menyra si shkruhet emri i tij ngjall dyshim dhe nuk para perdoret ne SHBA. Emri apo pseudonimi ka pak rendesi.
    Me rendesi eshte fakti qe shoqerues dhe perkthyes i tij eshte keshilltari i liderit de jure te PD-se Lulezim Basha…
    Sa poshte ka rene Kartagjena. Keshilltari i liderit te opozites ben terxhumanin e nje marisni!? Per te qeshur e per te qare kjo loje e felliqte sa edhe foshnjore e qesharake , aq edhe e lexueshme e Partise Cader e Sali Berishes!?
    Pak perkthyes anglishtjeje ka Cadra sa per te shperdorur nje keshilltar “kryetari” te saj!
    I duhet dhene rendesi “marinsit amerikan Brawn” ne syte e shqiptareve. U duhet shitur sapuni per djathe bashke me mashtrimin qesharak ala Lul Bashici e Sali Karaxhici.
    Mesazhi eshte teper djallezor aq sa edhe trashanik.
    Marinsi Brown e jo Brawn, eshte simbol fitimtar i SHBA-se.
    Hajde cfare keshilltari e perkthyesi ka Basha sa nuk di te shkruaj sakte as mbiemrin e marinsit amerikan!?
    Mesazhi i cadres eshte: Amerika eshte me ne!
    Ky eshte miti!

    Realiteti: Nacalniku serb Berisha

    Realiteti eshte krejt tjeter.
    Uashingtoni hapur e ne menyre te perseritur ka denuar e demaskuar politiken anti-Amerikane dhe antishqiptare te Partise Cader e Berishes kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi .
    Cdo organizem, cdo i paramilitare ala “Korpusi Azem Hajdari”, Cdo strukture paralele e armatosur ose jo, cdo njesi para ose ushatarke qofte edhe “vetmbrotjeje” , kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike kudo ne Bote vleresohet e cilesohet si nje akt terrorist dhe denohet si i tille .
    Cdo personi qe pershihet ne to jo vetem qe nuk i jepet Azil Politik, Karde Jeshile ( Green Card ) apo Shtetesi Amerikane apo euro-perendimore por edhe u hiqet ose arrestohet ne flagrance per terrorizem e veprimtari subversive e terroriste.
    Po pergjegjesine kryesore per akte te tilla e mban rekrutuesi, organizatori, financuesi dhe perdoruesi i tyre ne rastin konkret “Banda e Gangestereve” Sali Berisha, me emrin Partia Demokratike Sali & Shkelzen Sllobodanka Berisha.
    Deshmia me e qarte dhe prova e pakundershtueshme eshte shoqerimi i “Marinsit amerikan Brawn “ nga keshilltari i qehajajt te kesaj bande , Lulezim Bashic.
    Ne kete rast shtrohet pyetja kush eshte Marinsi amerikan Brawn?

    Marinsi amerikan Brawn apo … ?

    Eksperti , ekspertet ukrainas qe ne delir e siper permendi Lulezim Bashic ne Opinionet e Klanit kur u zgerlaq keqazi dhe doli krejt jashte kontrollit, njesoj si Mafia e bosit te tij perballe fakteve rrenuese te Baton Haxhiut dhe Blendi Fevziut !?
    Apo naclniku serb Sali Berisha ?
    Apo ekspertet ukrainas apo ujqerit e vjeter te Putinit !?
    E keta ekspertet ukrainas nuk jane askush tjeter vec ujqerve te vjeter te RIA-s = KGB-se se Vladimir Putinit qe bashke me UDB-ne serbe, Asaline greke, Urbanin hungarez te Kremlinit, jane te vetmit qe mbeshtesin Partine e Cadres se Berishes dhe Korpusin paramilitar Azem Hajdari qe u krijue dhe drejtohet nga Shkelzen Berisha e co.
    Cfare ben e me se merret Kryeprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe kryeprokuhorat e Krimeve te Renda, SHISH-i i Visho Ajaz Gazidedes e paramilitaret e tjere politike Berishes dhe Garda e tij Pretoriane kunder Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi kete e tregon Cadra e krimit, e ngritur mbi vendin e krimit, per llogari e leverdi te krimit dhe terrorizmit antishteteror e antishqiptar ne zemer te Tiranes.

    Murtaja e Botes !

    A ka sot jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mbare Boten krim me te rende e rrezik me te madh kombetar e nderkombetare, mbareboteror se terroizmi?
    Jo vetem veprimi por edhe mosveprimi ndaj tij eshte po ashtu akt terrorisit po aq i rrezikshem me kosto te paripariparueshme ne sherbim te tij dhe kunder lirise e demokracise ne Shqiperi e Bote.
    Ndaj Qeveria, kryeministri, presidenti, policia te veprojne menjehere kunder akteve te tilla terroriste , te ndalojne , arrestojne cilindo qe eshte perfshire ne veprime te tilla duke filluar nga Sali e Shkelzen Berisha, Lulezim Basha e keshilltari i tij perkthyes, “marinsi amerikan Brawn”, qe me siguri do te na dale muzhik rus i Vladimir Putinit !
    Terrorizmi eshte mortaja e Botes, kercenimi me i madh per njerezimin !
    “Marinsi amerikan Brawn” eshte vetem maska e Berishes dhe Bashes per tu hedhe hi syve shqiptareve se gjoja “Amerika eshte me ne” ne nje kohe qe me ta eshte vetem Beogradi, Shkupi , Athina, Urbani dhe Putini … !

  8. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2016 at 07:20:53 EDT

    KOMPLOTI PUTINIST DHE DORA E ZEZE E TIJ KUNER SHQIPERISE + …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Sali Berisha, ala Lulezim Basha, ala Flamur Noka, ala Vangjel Dule, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
    mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve, jo e atdheshitesve dhe atdhezhberesve !

  9. taraboshi says:

    Kot i fryni zjarrit se ne kete zjarr do digjen berishajt ku jane ne Shqiperi kosove sanxhakmal te zi maqedoni lilushat e shqipnise dhe tane ata qe u sherben ky monikat kudo qofshin medjat e kazanit si dhe serbet e ruset kudo qofshin si mijt do digjen se Edi Rama eshte dhe do jete lideri ballkanit se te gjittha padrejtesite qe jane bere shqiperise nga te huajt dhe shqipetaret antishqiptere si Verlacte kruyemadhat Zog berishaj lulushaj .Ja edhe me greket po heq ligjin e luftes dhe te detit pamvarsisht se coni tritan preshin me prish pune por ju keni shkuar ne ate gjendje qe nuk jeni ne gjendje as me prish as me rregullu pune se nuk ju pjerdh njeri nga nderkombetaret se ju njohin sa tru keni .

  10. kalciani says:

    Kjo eshte dhe ka qene shume e qarte per te gjithe ata qe e kuptojne politiken e Serbise dhe Rusise ne vendin tone.Opoziten e sotme e kontrollojne dhe e orjentojne vetem sllavet dhe ruset.Perplasjet e saj me qeverisjen de fakto jane agravim i situates per te vonuar apo minuar futjen e Shqiperise ne BE.Menyrat se si realizohen skenaret,jane alla serbe, biles duke akuzuar edhe kryeministrin se do vriste kryetarin e forte te opozites , Bashen.E vetmja menyre per te mbajtur Shqiperine ne kahun e duhur dhe ne rrugen e demokracise, eshte largimi nga skena politike e Sali Berishes dhe hordhive te tij pro serbe.

  11. fteri says:

    Eksponentët e dhunës dhe të krimit si Sali Berisha ,Flamur Noka dhe të tjerë duhen plasur në burg.

    Berisha ,Monika dhe Basha e quan veten edhe opozitë dhune kur sot hodhën flakadan në parlament me deputetët pinjoll të krimit dhe lëshuan tym mbytës të shoqruar edhe me muzikë filmi nga ardhja e Skëndërbeut me treqindë kalorsit në shqipëri.

    ç’far shëmbëlltyre opozitë ,mos e pastë kushë !

    S.Berisha ,kur diskutohej reforma në drejtësi dikur i tha Edi Ramës në parlament : “ti kemi thyer e ti thyem turijtë sa her të duam “,kurse tani i thotë fundrinë që më penguan të flas në parlament!!!

    Ilir Floriri , bëri thirrje për rrethimin e komisarjatit të Lezhës në zgjedhjet e qërshorit ,Munika tha të rrëzojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër ,rrugaq bandë e krimit sipas sajë ,vetëm kjo e drejton shqipërinë ,mjerë shqipria kushë është Monika duke përdhunuar foltoren e parlamentit dhe viktimin e sajë kryeministrin E.Rama ,ku e shau me fjalor rruge dhe e goditi me çizme !!!!

    L.Basha e quan veten edhe kryengritës kur kërcënoi parlamentin me flakadan dhe tym lotsjellës ,me hujë dhe gurë e drrasa ,mos harrojmë kërcënimet nga çadra kur kërcënoi qeverinë se kur të kaloni mbi trupat tanë do të hyjë F.XHAFA si ministër i brendëshëm…dhe përsëri tha :goditni,tërhiqni zvarrë,thyeni xhamat ,shponi gomat etj etj thirrje .

    Kështu thërriste e bërtiste sot në protestë të krimit ,ose vallja e krimit do ta quaja para parlamentit shqiptar për mbrojtjen e prokurorit krimit A.Llallës.

    L.Basha është një diktator i vogël ,i pa aftë dembel egoistë ,por edhe anarkistë që bërtet e shanë kur nuk dinë edhe tabelën e zhumzimit kërkon të bëhet edhe kryeministër ?!!!!,kjo është skandaloze.

    Këtu duhet të veproi ligji kundër atyre që hodhën flakadan ,goditën me mjete të fota policinë si banda të armatosura .

    S.Berisha ,F.Ndoka ,Monik Kryemadhi sot kan kryer krim ,këto jan organizata kriminale që sot kërcënojnë rendin kushtetues,dhe autoritetin e shtetit ,pengimin e punës normale të parlamentit .

    Këtu jan plagosur edhe policë e deputet dhe të tjerë . Drejtësia duhet ti prangosë edhe për vjedhjen e kartave të deputetve socialistë nga Kryemadhi në tymin që hodhën këto terroristë ,që prekin vullneti e votën e lirë ,ky është sistemi demokratik rrokopujë.

  12. Qytetari durrsak says:

    Meqenese na kujtove Heroin e vertete te popullit shqiptar, Avni Rustemin, “zonja e perdale” e LSI, Kryemadhi, po te theksoj, se ne se ka Avni Rusteme sot ne Shqiperi, ata i duhen ketij populli per te ekzekutuar ty, Sali Berishen dhe Lulzim Bashen. Argumenti im eshte se mjafton artikulli i sotem i gazetes ruse “Sputnik” qe shkruan per revolten e peshtirshme tuajen ne parlamentin shqiptar diten e hene, dhe te kuptoj (jo vetem une, por te gjithe shqiptaret e vertete patriote) se ke duhet te qelloje Avni Rustemi bashkohor, qe na permend ti moj e llastuar nga pasuria e paligjshme qe ke pervetesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje