ANALIZA: Pse Donald Trump ka të drejtë për Jeruzalemin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ai që e bëri paqen më të vështirë qe Barack Obama, me rezolutën e Kombeve të Bashkuara e një viti më parë që kriminalizonte praninë e Izraelit në zonat historike hebraike të qytetit. Trump ka rivendosur ekuilibrin e duhur

Alan Dershowitz

Vendimi i Presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit është një përgjigje e përsosur ndaj vendimit të verbër të marrë nga Presidenti Barack Obama për të ndryshuar politikën amerikane, kur arkitektoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që dekretonte si “territore të pushtuara” vendet më të shenjta të hebraizmit në Jeruzalem, duke i barazuar me një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Ka qenë Presidenti Obama ai që ka ndryshuar statuskuonë dhe e ka bërë paqen më të vështirë, duke u dhuruar palestinezëve një avantazh të madh negociues dhe duke u hequr atyre stimulin për të pranuar një kompromis paqeje.

Prej shumë kohësh politika e jashtme amerikane i vendoste veton çdo rezolute unilaterale të Këshillit të Sigurimit që quante “të pushtuara paligjshmërisht” vendet më të shenjta të hebraizmit. Vendimi i Obamës për ta ndryshuar këtë politikë nuk u përgjigjej interesave amerikane apo të paqes.

U mor vetëm për të konsumuar një hakmarrje personale kundër Kryeministrit izraelian Benjamin Netanyahu dhe prej një farë irritimi nga ana e Presidentit amerikan në largim. Në mënyrë jo të mirë, kishte edhe qëllimin që t’i lidhte duart Presidentit të sapozgjedhur Trump. Tani Trump bën gjëne e duhur kur u thotë Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara e refuzojnë atë rezolutë të anshme të Këshillit të Sigurimit.

Kështu, nëse ka pasur një ndryshim të statuskuosë, përgjegjësia e këtij ndryshimi i duhet atribuar atij që i takon: Presidentit Obama, prej vendimit të tij të turpshëm për të pritur ditët e fundit e presidencës së tij për larë hesapet me Netanyahun.

Presidenti Trump meriton duartrokitje pse ka rivendosur ekuilibrin në negociatat me Izraelin dhe palestinezët. Ka qenë Presidenti Obama ai që e ka bërë paqen më të të vështirë. Ka qenë Presidenti Trump ai që e ka bërë sërish të mundshme.

Rezoluta e turpshme e Këshillit të Sigurimit deklaronte se “çdo modifikim ndaj linjave të 4 qershorit 1967, edhe për sa i përket Jeruzalemit” nuk ka “asnjë vlefshmëri ligjore dhe përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Veç të tjerash, kjo nënkupton se vendimi i Izraelit për të ndërtuar një shesh lutjesh përpara Murit Perëndimor, vendit më të shenjtë të hebraizmit, përbën një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Rezoluta nuk kufizohej vetëm tek vendbanimet në Cisjordani, siç do të kërkonte të theksonte administrata Obama në mënyrë të gënjeshtërt. Rezoluta zbatohej mu në zemrën e Izraelit.

Përpara 4 qershorit 1967 hebrenjve u ishte ndaluar që të luteshin në Murin Perëndimor. U pengohej edhe që të frekuentonin kampusin e Universitetit të Jeruzalmit në Malin Scopus, i themeluar në 1925 dhe i mbështetur nga Albert Ajnshtajni. Hebrenjtë nuk mund të kuroheshin në Spitalin Hadassah, gjithmonë në Malin Scopus, që kishte kuruar si hebrenj, ashtu edhe arabë, qysh nga viti 1918.

Hebrenjtë nuk mund të jetonin në lagjen hebraike të Jeruzalemit, ku paraardhësit e tyre kishin ndërtuar shtëpi e sinagoga prej mijëra vjetësh. Keto ndalime në stilin judenrein u dekretuan nga Jordania, e cila i kishte kapur nëpërmjet forcës ushtarake ato zona hebraike gjatë luftës për pavarësi të Izraelit në 1948, dhe kishte pushtuar ilegalisht të gjithë Cisjordaninë që Kombet e Bashkuara ia kishin destinuar një shteti arab.

Kur qeveria jordaneze pushtoi vendet historike hebraike, u shkatërruar të gjithë shenjat e hebraizmit si sinagoga, shkolla dhe varreza, me pllakat shekullore hebraike të përdorura për të veshur urinoret.

Midis 1948 e 1967 Kombet e Bashkuara nuk miratuan një rezulotë të vetme që të dënonte pushtimin jordanez dhe shkatërrimin kulturor. Kur Izraeli i mori këto zona, gjatë një lufte mbrojtëse që Jordania e kishte nisur duke bombarduar shtëpitë civile të Jeruzalemit Perëndimor dhe kur Izraeli i hapi ato zona si vende në të cilat hebrenjtë mund të luteshin studionin, të kuroheshin dhe të banonin, Shtetet e Bashkuara morën pozicionin zyrtar se nuk i njihnin rivendikimet legjitime të Izraelit mbi Jeruzalemin hebraik.

Pohuan se statusi i jeruzalemit, përfshi zonat e sapoçliruara, do t’u bashkangjiteshin negociatave finale dhe se ndërkohë të rrinte në fuqi statuskuoja. Ky është motivi zyrtar për të cilin Shtetet e Bashkuara refuzonin të njihnin çdo pjesë të Jeruzalemit, përfshi Jeruzalemin Perëndimor, si pjesë të Izraelit. Ky është motivi për të cilin Shtetet e Bashkuara refuzonin që një qytetar amerikan i lindur në çdo pjesë të Jeruzalemit të tregonte në pashaportën e tij “Jeruzalem, Izrael” si vendlindje.

Por deri edhe kjo statuskuo ka ndryshuar me vendimin e pajustifikuar të Presidentit Obama për të mos i venë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhjetorin e kaluar. Me një të rënë të lapsit, Kombet e Bashkuara kanë vendosur se zonat hebraike të Jeruzalemit të çliruara nga pushtimi jordanez në 1967 nuk janë pjesë e Izraelit. Bile do të ishin territore të pashtuara në mënyrë të paligjshme nga Izraeli dhe çdo ndërtim në këto zona – përfshi vendet e lutjeve në Murin Perëndimor, rrugët hyrëse në Malin Scopus dhe sinagogat e rindërtuara në lagjen historike hebraike – “përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Nëse kjo është vërtet një statuskuo, atëhere pse vallë duhet ta ulin prapanicën për të negociuar? Por edhe sikur ta bënin, mund t’i përdorin këti zona hebraike për të zhvatur lëshime të paarësyeshme nga Izraeli, për të cilin këto janë “paligjshmërisht të pushtuara” janë të shenjta dhe jo të negociueshme.

Refuzimi i Presidentit Obama për t’i vënë veton kësaj resolute qe një stratagjemë e qëllimshme për t’u lidhur duart pasardhësve të tij dhe pasoja që që ta bënte më të vështirë shtytjen e palestinezëve që ta pranonin ofertën e Izraelit për të negociuar pa parakushte.

Asnjë president i ardhshëm nuk mund ta anullojë vendimin e marrë, nga momenti që një veto jo e përdorur nuk mund të vendoset në mënyrë retroaktive. Dhe një rezolutë, pasi miratohet, nuk mund të anullohet përveçse me një mazhorancë kundër dhe pa veton e asnjërit prej anëtarëve të përhershëm, midis të cilëve janë Rusia e Kina që sigurisht do t’i vendosnin veton çdo tentative për ta anulluar atë rezolutë.

Vendimi i Presidentit Trump për ta njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit shërben për të rivendosur ekuilibrin e duhur. Ai demonstron se Shtetet e Bashkuara nuk i pranojnë efektet prej judenrein të rezolutës së anshme mbi zonat historike hebraike të Jeruzalemit që u qenë ndaluar hebrenjve.

Refuzimi i mëparshëm i Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit bazohej në mënyrë eksplicite mbi idenë se nuk duhej të bëhej asgjë për ta modifikuar statuskuonë e qytetit, i shenjtë për tri besimet fetare.

Por rezoluta e Këshillit të Sigurimit ka bërë pikërisht këtë: ka ndryshuar statuskuonë duke deklaruar praninë faktike të Izraelit mbi vendet e shenjta hebraike si një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” që “Kombet e Bashkuara nuk do ta njohin”.

Nga momenti që praktikisht të gjithë, në komunitetin ndërkombëtar pranojnë se çdo paqe e arësyeshme do të duhet të pranojë rivendikimet legjitime të Izraelit mbi këto zona dhe zona të tjera të Jeruzalemit, është krejtësisht e paarësyeshme që t’i lejohet rezolutës së Kombeve të Bashkuara të transformojë në “kriminel” çdo hebre apo izraelian që shkel në këto zona historikisht hebraike, të marra hebrenjve me forcë në 1948 dhe të çliruara në 1967. (Për kulm të ironisë, vetë Presidenti Obama është lutur në sheshin e Murit Perëndimor që më pas e ka quajtur “paligjshmërisht të pushtuar”).

Pasi Kombet e Bashkuara, me nxitjen e Obamës, kanë transformuar në një krim ndërkombëtar të vazhdueshëm çdo prani izraeliane në zonat e kontestuara të Jeruzalemit, përfshi zonat origjina hebraike të cilave është jashtë diskutimit, Presidenti Trump kishte të gjitha arësyet për të zgjidhur duart, duke zhbërë dëmin e shkaktuar nga paraardhësi i tij.

Disa kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të duhej ta njihnin Jeruzalemin pasi kjo do të nxiste dhunën e terroristëve arabë. Por asnjë vendim nuk duhet të influencohet nga kërcënimi i dhunës. Terroristët nuk duhet të kenë pushtetin e vetos ndaj politikës amerikane.

Sikur Shtetet e Bashkuara t’i cedonin shantazhit të dhunës, do të nxisnin të tjerë që të kërcënonin me dhumë në kundërpërgjigje të çdo plani paqeje.

Kështu, Donald Trump ka bërë gjënë e duhur, duke anulluar gjënë e gabuar që Presidenti Obama kishte bërë në fundin e presidencës së tij.

(Alan Dershowitz është një avokat, jurist, akademik dhe komentator politik i shquar amerikan. Këtë artikull e ka shkruar për Jerusalem Post Bota.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “ANALIZA: Pse Donald Trump ka të drejtë për Jeruzalemin”

  1. N. KITA says:

    Mos na lodh me ato vende të “shenjta”! GJIZË.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    e mer beqira i dinit ju keto padrejtesi ndaj izraeliteve apo meqe qiti sumen Erdogani edhe juve u rane benevreket………..!

    1. albaniafirst says:

      O.Pamuk grek shqipfoles-ne i dinim keto gjera, prandaj i mbrojtem hebrejte gjate luftes, por juve “nuk i dinit”, prandaj i dorezuat ata tek Gjermanet; pastaj dihet se ne c’thertore perfunduan hebrejte greke.
      Me mire juve dhe padronet tuaj greke te na beni neve shqiptareve temena qe nga mengjezi deri ne darke qe keni nje shtet qe quhet Greqi, se po te ishte per sufllaqexhinjte, do ishin duke u falur para baba Erdoganit edhe sot e kesaj dite.
      Sa per pendevreket, aty juve ju kemi ustallare, se ato keni kohe qe ju i keni hequr fare, apo harrove se c’u beri Merkeli vitin qe kaloi? Ik me mire e haj ndonje sufllaqe se per ate pune ju ka bere perendia juve 300 evrovisteve

  3. Solidarizohem me ata qe s'perdorin agresionin si arme morali says:

    Alan Dershovitz
    1) lexo librin tend te shenjte te kuptosh qe moralisht duke u bazuar mbi injorancat e 3000 viteve te shkuara ishin pikerisht: izraelitet me ne krye Davidin ishin pushtuesit e Filistineve (palestinezeve te sotem) me urdher te diktatorit atje lart ne qiell qe urdheroi te behej genocide ndaj popujve jo-izraelite.
    2) Rezoluta e Kombeve te Bashkuara te vitit 1946 qe peshoi rende ne anen e izraeliteve sepse u dha 50% te tokes palestinezeve me 90% te popullsise ne rajon, dhe 50% izraeliteve me 10% te popullsise qe vendosi te dyndej fill mbas luftes se pare dhe te dyte boterore sepse ishte “toka e premtuar”. Nise historine nga viti qe te intereson ty sepse keshtu behet e drejta…
    Pradaj bota dje me 12/21/2017 vendosi qe te jape ne menyre unamime vendimin 129 pro rezolutes se Kombeve te Bashkuara kunder 9 kundra sepse: U VELEN NJEREZIT ME LUFTE-DASHESIT DHE KRIMINELET QE I FRYJNE ZJARRIT TE TERRORIZMIT NE BOTE KU MIDIS TYRE DJE U RENDITEN – SHBA, IZRAEL, TOGO, BENIN, GUATEMALA, PALAU DHE 4 mini shtete te tjera qe me siguri I ka paguar Amerika. T’ju vije turp izraelitieve per cfare vuajten gjate luftes se dyte boterore, qe me dridhet mishi me llahtarite qe pane, dhe sot sillen si Hitleri ndaj nje kombi dhe me te vjeter se ata vete. Turp!

    1. jon says:

      Me vjen keq per ty qe di shume gjera por sdi akoma qe hollokosti eshte genjeshtera me e madhe ne histori. Eshte pikerisht kejo genjeshter qe i lejon cifutet te bejne pikerisht ato qe ti permend dhe shume, e shume dhe cdo gje qe ndodh sot ne bote. Se kupton akoma qe cifutet s’njohin asnje ligj ne bote. Krimi, manipulimi , shantazhi, vjedhja, perdhunimi etj eshte loja e tyre.

  4. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI DERSHOVCITZ

    NESE DUHET TE JENI KORRECT YU DUHET TA FILLONI HISTORINR PERPARE DYNDJES SE HEBREJVE NGA EGJYPTI QE ESHTE MBI 3000 VJET.
    NUK KA ASGJE QE HEBREJTE TE JETONIN NE ATO LAGJE SIC JETOJNE PALESTINEZET SOT. KETO MTOKA KANE QENE TE FILISTINEVE DHE JANE PUSHTUAR ME ZJAR E SHPATE NGA HEBREJTE QE SI PARIM KISHIN ZHDUKJEN E CDO FISI ME QELLIM QE TE MOS KISHTE KUSH TI KERKONTE PRAONAT ME VONE. JU MUND TE LEXONI BIBLEN KU TREGOHEN LUFTRAT E HEBRFEJVE.
    KUFIJTE E IZRAELIT JANE VENDOSUR NE VITIN 1948 DHE KETO KUFIJ JANE NDYSHUAR ME FORCE NE VITIN 1967, PERSE JU NUK I KERKONI IZRAELIT TE ZBATOJE LIGJET NDERKOMBETARE POR E JUSTIFIKONI ME PAMUNDESINE E JETESES TE HEBREJVE NE TERITORET PALESTINEZE?!
    NESE SOT SHQIPETARET NE TE GJITHE BOTEN KU JANE NUK JU PELQEN TE JETOJNE ME KOMSHIJTE DUHET TE NRYSHOJNE KUJITE?
    BESOJ SE PO MUNDOHENI TE BEHENI PUTHADOR E SERVIL POLITIK TE FUQISHMEVE. JU ME DUKET SE JENI I PARIMIT E VERTETA ESHTE ME TE FUQISHMIN. TEORIA E FORCES E HITLERIT, STALINIT E SHUME DIKTATOREVE TE SOTEM TE FUQISHEM EKONOMIKISH

    1. Veterinari says:

      Ali ABDBUDALLAI,

      Ska ligje nderkombetare per shtete. I vetmi ligj per krijimin e shteteve qe ekziston qe nga themelimi i shtetit te pare deri te i fundit eshte LIGJI I FORCES>

      Ke FORCE KE SHTET….ske force ske shtet.

      PIK

  5. edmond says:

    i takon Palestines dhe Izraelit ta zgjidhin mes tyre me mirekuptim!

  6. Ylli says:

    Jeni mashtruesa dhe primitiv kur shkruani qe problemi eshte Izraeli dhe populli hebre.Ne Izrael jetojne 500 mije arabe ,qytetare plotesisht te lire ne bindje fetare dhe politike.Rendi politiko – shoqeror ne Izrael eshte DEMOKRACI ,nder me te arrirat be bote.
    Me thoni ju lutem nje vend arab demokratik ,ku qytetaret te e besime te ndryshme te votojne ,besojne dhe jetojne sipas deshires se tyre te lire ??
    Izraeli gjithmone ka pranuar nje shtet palestinez.Palestinezet nen ndikimin e organizatave terrorriste Hamas dhe Hezbollah kryesisht dhe nen ndikimin e rregjimit fetar -obskurantist te Iranit qellimin e perhetshem te tyre kane zhdukjen nga faqja e dheut te shtetit te Izraelit.Fatkeqsisht kjo ide fikse qe jane rritur breza te tere palestinezes ,bazohet ne botekuptimin e tyre fetar.
    Pra kemi perballe nje Demokracie te konsoliduar kemi nje bashkesi fanatikesh vrases fetar ,qe qellim te vetem kane Luften e Shenjte Fetare .
    Me thoni o mbrojtes te fanatizmit arab …per luften ndermjet Shia dhe Sunni e kane fajin Izraelitet.??
    Me thoni o mbrojtes hipokrit te palestinezeve…..per perzenien dhe vrasjen e pakestinezeve nga vendet arabe si Jordania ,Libani apo Tunisia e kane fajin Izraelitet.??
    Mos valle palestinezet duhet te shkeputen nga ndikimet fetaro -fanatike te disa shteteve arabe ??
    Palestinezet jane popull i vuajtuar dhe meritojne shtet por ne fillim duhet te demokratizojne shoqerine e tyre.Ata jane kthyer ne skllever te Hamasit dhe Fatah ,organizata qe mendojne te te marrin para nga bota arabe dhe jo te mendojne per te ardhmen e femijeve dhe te rinjve palestinez.
    Zoti bekofte IZRAELIN.!

  7. Lexues says:

    Izraeli eshte shtet sovran. Si i tille ka te drejte ta vendose kryeqytetin ku i do bytha. Pike.
    Edhe ata shtete qe votuan kunder, jane te detyruar qe ambasadorin ta dergojne ne jeruzalem per t u paraqitur me kredencialet para presisentit izraelian. Po ashtu sa here qe i therret kryeministri apo ministri i jashtem, si Çeço rendin te takojen me ta ne jeruzalem. Me kete vote paradoksale treguan se jane shtete pa bythe dhe i ulen breket para prepotences arabe

  8. rasel says:

    Nuk ka komb palistinez
    Palestinezet jane Arab dhe Israeli i vogel 5milon rrethohet nga 200milon arab
    Prblemi ne lindjen e meseme nuk eshte Israelidhe as amerika
    Problemi eshte brenda kombit arab
    Problemi qendron aspektin socialofetar dhe politik te shoqerive arabe
    Akoma edhe ne ditet e soteme kemi perplasje gjakatare perbrenda fese islame!!!Sunitet me Shiitet
    Shiko Siri dhe jemen
    Keto perplasje europa kristiane ka rreth 500 me 600 vjete qe i ka jetuare(katoliket me protestanet)
    Arsbet nuk frymezohen edhe nga periudha e arte arabe eviteve700 -900
    As funksionimi i BE nuk i shtyn te krijojne nje Union te tille si shembull per te luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e gjeopolitikes
    Sot me qindra mijra palestineze jetojne ne kampe ne varferi te thelle dhe shprehin vrere dhe urrjetje per nje shtet demokratik sic eshte Izraeli
    E ndersa sheiket dhe mbretrit e vendeve arabe te zhytur ne lluks ndertojneishul artificial ne mes oqeaneve ndertojne gladiacela blejne ekipe europiane futbolli duke hedhur me miliarda dollare por qe per palestinezet qe jane vellezrit e tyre nuk nuk hedhin asgje
    Po ju them sa do ndihmonin nivelin jetesor te palestinezeve dhe paqen ne pergjithesi ne qofte se ato miliarda dollare investoheshin per palestinezet

  9. adrian says:

    une habitem pse botojne analizat e nje cifuti per kete problem.

  10. valer says:

    Palestina nuk ka qene kurre toke izraelite. Mire ja bete atij vendi te felliqur! Prej atij kemi dhe terrorizem islamike ne Europe.

  11. BK says:

    Natyra e renditjes së fjalëve në fjalitë pytëse në gjuhën shqipe do këtë trajtë: Pse ka të drejtë D.T….
    Renditja “Pse Donald Trump ka të drejtë….do të ishte e natyrshme po të ishte theksi kuptimor mbi kryefjalën, si në vijim – Pse pikërisht Donald Trump mori një vendim të këtillë e jo presidentët e mëparshëm….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *