Që të mos fyejmë inteligjencën e Amerikës

22 Dhjetor 2017, 18:16Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

(Ose një përpjekje modeste për të gjetur Jeruzalemin tonë)

Jeruzalemi ka qenë, është dhe do mbetet edhe për një kohë të gjatë kërthiza e botës, por kjo histori nuk vlen shumë për Shqipërinë. Këtë nuk e them për nënvlerësim të rolit të saj në politikën globale, dhe as me hallet tona të shumta, që shkojnë shumë përtej betejës planetare, që është sa mitike, aq religjoze dhe politike për të dominuar kryeqytetin e botës, apo qendrën e përplasjes së qytetërimeve.

Fakti që ne në Tiranë përleshemi njësoj për Jeruzalemin, ashtu si edhe për kushtetutën tonë, lidhjet e politikës me krimin apo për vjedhjen e zgjedhjeve, nuk na bën aspak nder si shqiptarë. Përkundrazi, ajo na nxjerr më shumë zbuluar, si pazarxhinj të vegjël dhe hipokritë, që nuk mund të jemi dot asnjë cast dinjitozë, madje edhe atëherë kur pozicioni ynë ka vetëm vlerë honorifike. Por mbi të gjitha të cekët, që nuk dimë të ndajmë betejat reale për fatet e vendit dhe kombit tonë, me ato imagjinare apo ato aspak të rëndësishme, por i turremi njësoj shoshoqit.

Nëse do ta kisha pasur në dorë votën e djeshme në Organizatën e Kombëve të Bashkuara, do të kisha vendosur pa asnjë hezitim që ajo të shkonte në mbështetje të qëndrimit amerikan. Pa u menduar gjatë, por thjesht për të theksuar një cilësi, që të paktën duhet ta kishim, e cila mund të mos vlejë fare për diplomacinë, por që ka rëndësi jetike për raportet tona me aleatin strategjik, mirënjohjen historike. Edhe po të isha i bindur se Uashingtoni e kishte plotësisht gabim, me justifikimin e argumentuar, se edhe në do të ishte i tillë, askush nuk do të na bënte ne përgjegjës, njësoj siç nuk mund të fajësohet miu i hipur në kurrizin e elefantit, pse ky i fundit dëmton pyllin.

Nëse do të kisha qenë një politikan pragmatist dhe i llogaritur, mund të më kishte vajtur në mendje edhe abstenimi, si një formë oportuniste për të qenë në mes palëve, pa marrë minimumin e kostos dhe të përgjegjësisë.

Por e kam shumë vështirë të pranoj logjikën e Ditmir Bushatit, i cili e përligj votën tonë me koherencën e të drejtës ndërkombëtare dhe të rezolutave të mëparshme, që do të thotë me fjalë të tjera, se Uashingtoni i bie të ketë qenë tërësisht kundër tyre. Por po e zemë për një cast se kjo na qenka e vërtetë, se edhe Amerika nuk është e pagabueshme, mendon kush në këtë vend se është caktuar Shqipëria që ta ndajë se kujt i takon e drejta? Nuk e besoj se ka të tillë.

Do të kishte qenë më e ndershme, që të thuhej se në një debat mes Amerikës dhe Europës, në zgjodhëm të dytën, pa qenë nevoja të jepeshin shpjegime të mëtejshme. Unë nuk dua të besoj fjala vjen, se kryeministri Edi Rama ka shkuar aq larg në delirin dhe përfytyrimin për rolin e vet në zhvilllimet botërore, sa ta ketë trajtuar votimn në OKB si fushatat tona elektorale, ku duhet të jesh patjetër me shumicën, se kjo do të kishte qenë shumë e rëndë. Ka shumë raste në jetë ku e drejta dhe interesi nuk shkojnë në përputhje me numrat.

Dyshoj shumë që e vërteta e votës në OKB nuk ka lidhje fare me parime politike apo diplomatike, por është një refleks i shëmtuar i besëlidhjeve mes sulltanëve ballkanike ose lindorë, që interesat personale i konsiderojnë si çështje kombëtare të vendeve të tyre.

Por nga ana tjetër unë e kam po kaq vështirë të pranoj edhe opozitën e Lulzim Bashës me qeverinë për këtë çështje, sepse kërcet dhe stonon po aq sa edhe argume tet e Ditmir Bushatit. Sepse zoti Basha është njeriu i fundit në Shqipëri, që mund të marrë në dorë flamurin e rreshtimit të verbër me politikën amërikane. është vendi për të kujtuar sot se Jeruzalemi është çështja me e largët, që mund ta lidhi Shqipërinë me Shtetet e Bashkuara, dhe natyrisht nuk ka ngelur që prej saj të përcaktohet niveli i shkëlqyer i marrëdhenieve shqiptaro-amerikane.

Gjashtë muaj më parë, Lulzim Basha ishte qartësisht kundër Uashingtonit zyrtar, kur për gati 100 ditë me radhë kërcënoi me bojkotimin e zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Ndërsa në verën e vitit 2016 ishte i njëjti person, që për pak u bë shkak për dështimin e reformës në drejtësi, me pretendimin e mbrojtjes së sovranitetit të vendit nga përfshirja e të huajve (SHBA-BE) në procesin e vetting-ut.

Por është më keq se kaq. Pasi i cfiliti dhe i cingërisi nervat zyrtarëve të Uashingtonit dhe Brukselit për muaj të tërë, Lulzim Basha pranoi një marrëveshje (pazar) të çastit të fundit me Edi Ramën dhe hyri më në fund në zgjedhje, të cilat i humbi pastaj me sukses të plotë. Por sapo e mori pak veten nga disfata katastrofike, ai deklaroi, pa iu dridhur qerpiku, se e kishte bërë këtë ngaqë Shtetet e Bashkuara e kishin kërcënuar. Është një tezë sa e pavërtetë, aq edhe qesharake, të cilën, edhe kur nuk e shqipton vetë, e kanë merak ta thonë ndjekësit e pakët, që i kanë mbetur.

Natyrisht, askush nuk pret që të dalë dikush nga ambasada e Rrugës së Elbasanit apo Departamenti i Shtetit që të thotë se Lulzim Basha po gënjen, pasi kjo nuk është praktikë diplomatike. Aq më tepër, kur kryetari i Partisë Demokratike, kështu siç kanë ardhur punët, atyre u duhet vetëm një herë në dy vjet, përpara se të mbahen zgjedhjet. Por është e sigurt se çdo fjalë dhe qëndrim i tij shqyrtohet me lupë, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, për aq sa peshë ka.

Ndaj, Lulzim, mos harxho shumë energji dhe fjalë duke bërë si i shqetësuar për çdo gjë që të del përpara, por merru me çështjet thelbësore të opozitës. Jeruzalemi ynë nuk mund të jetë asnjëherërë rezoluta e OKB-së, e aq më pak caktimi përfundimtar i datës së Çlirimit, është 28 apo 29 nëntori. Ato janë korrupsioni, padrejtësia, politikanët e inkrimuar, trafiqet, varfëria, e plot plagë të tjera të kësaj shoqërie, për të cilat ia vlen të bësh beteja si opozitar.

Ti nuk mund të jesh “sovranist” i pamposhtur, kur Amerika kërkon të ndryshojë për mirë Shqipërinë, por kjo të cënon interesat e tua, dhe proamerikan i tërbuar vetëm për Jeruzalemin apo për çështje të tjera botërore, që nuk lidhen fare ose kanë fare pak vlerë për vendin apo kombin shqiptar. Sepse, jo vetëm nuk ta pranon njeri, por mbi të gjitha fyen edhe inteligjencën e vetë Uashingtonit.

11 komente në “Që të mos fyejmë inteligjencën e Amerikës”

  1. Zigur Qarri says:

    Je vertete i bindur ne ato qe thua?!Nese do te ishe ti perfaqesuesi zyrtare i dipllomacise shqiptare,
    nuk besoj se do te beje ate qe thua,se do kishe mbeshtetur pa hezitim qendrimin amerikan.Berisha
    yt abstenoi dikur.Shqiperia duhet te kete nje far paveresie ne vendimmmarrje.128 shtete kundra 9!!!
    Veshtire per te qene kunder apo jo,pavaresisht simpatise qe kemi per Ameriken.Ndoshta vendimi i
    Donald Trump ishte nje lajthitje personale dhe jo deshira e vertete e popullit amerikan.Ne nuk duhet
    te harrojm qe i perkasim Europes,dhe politika jone duhet te jete sinkron me politiken e saj ne radhe
    te pare,se sa me aleatet jasht Kontinentit tone.Shtetet me dinjitoze te Europes Perendimore,ishin
    kundra Donald Trump,dhe kjo na jep nje fare te drejte.Ishte pikerisht qendrimi i gabuar i te djathtes
    shqiptare ne luften e dyte Botrore,shkaku kryesor qe krijoi terren per ardhjen e komunisteve ne
    pushtet,qe e kuptuan me mire se e djathta se ne cilen ane ishte e drejta dhe fitorja.

  2. Xon says:

    Ik o palarnik!
    S’të vjen turp.
    Shfrytëzon momentin ,për baltosje.
    Ne jemi Amriko-fil,,por aspirojmë BE, dhe do ndjekim linjën e saj të politikës së jadhtëme. Dhe ne populli i thjeshtê, kuptojmë demagogjinë e fëlliqur të të djathtëve të fëlliqur!!!!
    Jo të të gjithë të djathtëve.
    I mënçuri B.Mustafaj, ja u dhjeu të tërëve!??

  3. shushica says:

    Perpara votimit ,u shpreha per abstenim…..Dhe kete abstenim do ta lidhja akoma me shume me nevojen per nje politike gati neutrale te Shqiperise .Nartyrisht ne kushtet aktuale nuk mund te jemi asnjeanes te deklaruar ,perderi sa çeshtja shqiptare eshte akoma ne mes te rruges .Por gjithesesi ,pa zhvillim idustrial ,pa teknologji ,pa arsim dhe shkence cilesore ,nuk mund te bejme zgjedhje normale ne praktiken politike te marredhenieve nderkombetare .Sidoqofte heshtja ,abstenimi ,sidomos per ceshtje te mprehta boterore ndoshta eshte rruga me racionale .Megjithate votimi pro rezolutes nuk eshte ndonje tragjedi ,pasi keshtu votuan edhe aleatet me besnike dhe me peshe stategjike per SHBA .si Japonia ,Korea e Jugut ,Gjermania ,Britania ,Franca ,Italia ..Ne kete kuader duket se diskutimi i afert me hapjen e negociatave e kane detyruar Ramen te vepronte sic veprojne te medhenjte e Europes .Sepse ne fund te fundit ne kushtet aktuale vetem integrimi ne BE mund ta nxjerre vendin nga varferia dhe prapambetja e tmerreshme.Gjeja me e zgjuar do te ishte qe per kete ceshtje te mos flitej fare ,kjo do te ishte ne interes te Shqiperise .Por dihet ,banda e Berishes nuk ka interes vendin ,ka interes vetem parate dhe pasurine e grumbulluar permes krimit .

  4. Papagall i momentit; qe padroni apo Boss_i juaj Sali Berisha te kerkon te hidhesh ne tregun Mediatik. NE shqiptaret kemi qene, jemi e do te mbetemi ne EUROPE o *Astrit i Miellit te Vores*, dhe Ameriken e duam me shume nga sa e duan ato 7 LESH shtetesh qe votuan per te, apo dhe ato shtete qe abstenuan (qe ne fakt eshte vote kundra SHBA). Astrit Patozi; shiko si shkojne *punet* tek Fabrika e Mielit ne Vore, se edhe kete do e kap BKH_ja , dhe mos bej Diplomatin, se je shume breza e male larg . OK

  5. Jimi says:

    Nuk te pelqej, por them se kjo analize qendron!

  6. Sali says:

    Ky e verteton qe eshte katunaro spiun Kavaje.Ik,siç ke ikur,se nuk je ti per politike,o manall.

  7. lavdosh says:

    sa turp ku je katandisur more Patoz! Kur qeverisje nuk kishe guzimin te shpreheshe. Tani je bere bilbil
    Po beheni te gjithe pro amerikane, kur ne realitet nuk keni asnje besim, parim dhe bindje. Turp

  8. Ke te drejte says:

    A kur ka ngel diplloamcia ne doren w kwtij katunari o zot! Ca smavn ky mut vend! Ik mot bichozxhi muti se dukesh 100 metra larg qe je kokra e katunarit! E imagjinoni kete future kryeminister i ardhshem i shqiperise!!! Puu puuu! Te pakyen Luli eshte elegant e flet anglisht po ky eshte varianti i ti i Gramoz rucit a te qifja udhet!

  9. Pokeristi says:

    Ore Falloz Pallozi!
    Asnjere s’te doli lepuri prej barku!Behu nje here burre dhe analizo ashtu sic i ndjen sinqerisht fenomenet,ngjarjet,zhvillimet,brenda vehtes ,brenda partise tende,brenda vendit tend.
    Pastaj ajde e na bej dipllomutin,me fal matin.
    Zvaranik i peshtire .

  10. Veterinari per komunist says:

    Astirt,

    28 ose 29 nentori i vitit 1944 nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete dita e qlirimit, por ka qene dita e okupimit komunist i organizuar nga forcat kuislinge komuniste qe punon dhe kuislingonin per Rusine dhe Serbine.

    PIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje