Deputetët e Kosovës tentojnë të anulojnë gjykatën e re të krimeve të luftës

23 Dhjetor 2017, 15:35Rajoni TEMA

Deputetët dështuan mbrëmjen e së premtes të miratojnë një pëprjekje që synonte anulimin e ligjit për krijimin e një gjykate të re me seli në Hagë me detyrë për të gjykuar ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi diplomacia e SHBA-së dhe e BE-së ushtroi presion mbi palët politike.

Një përpjekje e një të tretës së deputetëve të Kosovës për të anuluar ligjin për krijimin e Dhomës Speciale të një gjykate për krime lufte me bazë në Hagë, krijimi i së cilës synonte gjykimin e ish anëtarëve të UÇK-së për krime të kohës së luftës dhe pas luftës, dështoi të premten pas presioneve të mëdha ndërkombëtare dhe bojkotit të parlamentit nga një pjesë e madhe e deputetëve.

SHBA dhe Britania, mbështetësit kryesorë të kohës së luftës për Kosovën, publikuan paralajmërime të prera për deputetët duke kërkuar tërheqjen e iniciativës.

“Kjo përpjekje, nëse del me sukses, do të ketë pasoja të thella negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Europës. Ajo do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një thikë pas kurrizit,” deklaroi ambasadori i SHBA-së Greg Delaëie për gazetarët në parlament.

“Kosova do të zgjedhë izolimin në vend të bashkëpunimit dhe mua më duhet të them se unë urrej të kthej orën pas mbi progresin e Kosovës tani që kemi mbërritur deri këtu,” shtoi Delaëie.

Dyzet e tre nga 120 deputetët e Kuvendit firmosën një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të revokuar ligjin e Kosovës që lejon funksionimin e Dhomës Speciale.

Por mes presionit nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, nuk pati kuorim në një takim të kryesisë së kuvendit për të lëvizur përpara drejt votimit të kësaj çështjeje.

“Kur 43 deputetë japin firmat e tyre, është shaka që përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk janë të pranishëm,” u ankua Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Iniciativa për të sfiduar ligjin themelues të Shomës Speciale erdhi pasi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nisën një peticion ku bëhej thirrje për ndryshimin e tij si ligj “diskriminues”, për shkak se gjykata do të gjykojë vetëm ish guerilasit shqiptarë dhe jo anëtarët e forcave serbe.

Ligji për Dhomat Speciale siguron bazën ligjore për gjykatën që filloi të funksionojë këtë vit, pas shumë vitesh bisedimesh dhe presionesh mbi Prishtinën nga BE dhe SHBA, megjithëse kjo gjykatë nuk ka filluar ende asnjë çështje.

Shumë figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë kanë pozicione të larta në vend, përfshirë kryeministrin Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connell, nxiti gjithashtu deputetët të rimendohen.

“Mbretëria e Bashkuar ishte me Kosovën në kohët më të vështira. Ne ndërhymë dhe kishim të drejtë që të ndërhynim, si pjesë e NATO-s për të mbrojtur popullin e Kosovës,” shkroi O’Connell në Facebook.

“Votimi për të anuluar ligjin mbi gjykatën speciale do të jetë një tradhëti ndaj këtij angazhimi dhe mund të vë në pikëpyetje nëse Kosova beson në drejtësi apo në pandëshkueshmëri. Ajo do të ketë pasoja të rënda për Kosovën,” paralajmëroi ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë kundërshtoi gjithashtu përpjekjen për të anuluar ligjin.

Kujtim Shala nga LDK tha se iniciativa ishte “shumë e rrezikshme” për vendin për shkak se ajo kërcënonte marrëdhëniet e saj me SHBA dhe BE.

Disa udhëheqës të lartë të UÇK-së pritet të përballen me akuza në gjykatën e re për krimet e dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës në vitin 1999.

Dhoma Speciale do të dëgjojë çështje të dala nga një raport i Njësisë Speciale Hetimore të BE-së i vitit 2014, në në të cilin shkruhet se zyrtarët e KLA-së mund të përballen me aktpadi për një “fushatë përndjekjeje” kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besonin se ishin bashkëpunëtorë me regjimin e Beogradit.

Krimet e dyshuara përfshijnë vrasje, rrëmbime, heqje të paligjshme lirie dhe dhunë seksuale.

Gjykata ka një staf ndërkombëtar dhe bazë në Hagë, por vepron sipas ligjit të Kosovës. Pritet që aktakuzat e para të lëshohen në vitin 2018.

Bashkimi Europian paralajmëroi gjithashtu kundër iniciaticës së deputetëve të për ndaluar gjykatën.

“Një veprim i tillë mund të vërë në rrezik të gjithë punën e përbashkët të viteve të fundit për sundim të ligjit dhe drejtësi dhe mund të minojë të gjithë ata që luftojnë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë,” tha Nataliya Apostolova, kryetarja e zyrës së misionit të BE-së në Kosovë.

Christopher Bennett, zëdhënës për Prokurorinë Speciale të Kosovës në gjykatën e re tha se nuk ishte e mundur të spekulohej mbi ndonjë ndryshim potencial të ligjit mbi gjykatën.

“Ne kemi një mandat që vjen nga ligji special dhe ne do të vijojmë të punojmë sipas mandatit tonë ekzistues dhe kjo është gjithçka që mund të themi. Ne nuk do të flasim mbi mandate të tjera potenciale,” tha Bennett për BIRN.

2 komente në “Deputetët e Kosovës tentojnë të anulojnë gjykatën e re të krimeve të luftës”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    nuk eshte aspak e ”vertete” qe sunitet shqipfoles te jene ”krimiele” e te kene bere ”genocid” apo ”perdhunime” ndaj serbeve,shqiptareve[kristiane] apo romeve……………!
    kjo rrace perverse mbahet per ”paqsore”,”fisnike” apo ”bujare” pasi eshte rrace e sulltanit te madherishem…………..

  2. Tori says:

    Sa kriminele serb jane denuar? Me perjashtim te 4-5 figurave asnje komandanti serb nuk i eshte prekur as edhe nj fije floku. Kjo eshte pyetja. Pastaj te denohet viktima dhe viktimizuesi te mbeshtetet nga BE dhe madje te jete me pare se Shqiperia ne BE eshte komplet e padrejte. Sic duket zbatica per shqiptaret po kthehet ne dobi te serbeve. Shqiperia dhe Kosova duhet te shikojne se kush jane miqte e vertete. Duket qarte qe politikanet me te larte te Kosoves jane vene nen presion nderkombetar. Kjo eshte menyra qe do te kontrolloje politikanet e larte te Kosoves. Frika nga futja ne burg. Politike e njohur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje