Merkato voluminoze në janar, Olsi Rama takon shefin e merkatos bardheblu

Partizani është i prirë të kryejë një tjetër merkato voluminoze në janar, pasi të kuqtë po bëhen gati për revolucionin e radhës.

Drejtuesit po punojnë shumë në këtë periudhë që të gjejnë elementët e duhur, për të cilët thuhet se priten në çdo repart, madje edhe në staf teknik.

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, mësohet se dje është takuar edhe me përgjegjësin e merkatos së Tiranës, Hektor Çomo, i cili aktivitetin e tij e ka të përqendruar në Afrikë, shkruan “Panorama Sport”.

Nuk dihet se cili ka qenë misioni i këtij takimi mes dy drejtuesve të klubeve rivale të kryeqytetit. Mbetet që të mësohet nëse ka qenë një takim pune, po thjesht një takim mes dy miqsh të vjetër.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *