VIDEO/ FSHF mbyll vitin, De Biasi dhe Panuçi: Shpresojmë që Duka të rizgjidhet sërish

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit si çdo vit ka organizuar mbrëmjen gala për festat e fundviti ku ishin të ftuar personalitete nga fusha e sportit, artit, politikës, medias etj.

Një nga të ftuarit special ishte dhe ish trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi, i cili ishte prezent në këtë event i shoqëruar me trajnerin aktual të kuqezinjve Kristian Panuçi.

Të dy trajnerët në një prononcim ekskluziv për TemA TV folën për vitin që po lëm pas dhe pritshmëritë për vitin e ri.

De Biasi: “Pjesa e parë e vitit ishte shumë mirë pasi kam qenë këtu me kombëtaren shqiptare, ku e mbyllëm me një fitore 3-0 në ndeshjen me Izraelin. Pas kësaj kam pasur një eksperiencë në Spanjë, sigurisht negative, atje unë gabova duke zgjedhur të punoja me atë skuadër. Dhe kështu e mbylla këtë vit me një dëshirë dhe shtysë të madhe për të vazhduar më mirë në vitin e ri.”

Panuçi“Shpresoj të jetë një vit më i mirë, pasi pas një eksperience të keqe vjen me siguri një mundësi e re për të punuar diku tjetër e për të nxjerrë një rezultat të mirë si këtu në Shqipëri”

Në vijim të dy teknikët dhanë dhe mendimin e tyre për një nga ngjarjet e rëndësishme që do të jetë në vitin 2018 për futbollin shqiptar pasi do të jenë zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Si De Biasi ashtu dhe Panuçi ishin në të njëjtin mendim ku shpresonin që kreu aktual Armand Duka të rizgjidhet sërish në krye të këtij institucioni.

De Biasi: “Shpresoj që ai të rizgjidhet sepse besoj që ka eksperiencën, aftësinë, njohjet në nivel ndërkombëtar që janë shumë të rëndësishme, dhe besoj që ka punuar mirë në vitet e fundit. Po ashtu në kualifikimin e fundit në Kampionatin Botëror në Rusi, Shqipëria doli e treta, normalisht nuk mund të shkonte më lart dhe besoj janë rezultate shumë pozitive. Në Shqipëri po ndërtohet një stadium i ri, një qendër e re federale dhe besoj të gjitha këto janë merita të Dukës.”

Panuçi: “Jemi të sigurt që Duka falë aftësive të tij dhe dashamirësisë që ka treguar ndaj Shqipërisë do të rizgjidhet për këtë post” /Përgatiti Fatjon Baze dhe Antoneta Koçi/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *