Administrata e Trump jep lajmin e keq që përfshin dhe shqiptarët: Kundër emigracionit të...

24 Dhjetor 2017, 16:56Sociale TEMA

Dy incidente të fundit kanë përforcuar qëndrimin e administratës Trump kundër sistemit aktual të emigracionit në SHBA të bazuar tek lidhjet familjare, sistem të cilin Presidenti Trump e konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Tyler Houlton, sekretar shtypi në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, tha dje se agjencia e tij “konfirmon se i dyshuari për sulmin terrorist në Harrisburg të Pensilvanisë, si dhe një e dyshuar tjetër e arrestuar për pastrim parash me qëllim terrorizmin, patën përfituar nga emigrimi nëpërmjet të afërmve të tyre”.

Zoti Houlton tha se të dyja incidentet “nxjerrin në pah shqetësimin e administratës Trump për emigracionin zinxhir përmes lidhjeve të gjera familjare”.

Dje një person i armatosur në Harrisburg, i ardhur si emigrant nga Egjipti, qëlloi me armë ndaj oficerëve të policisë dhe patrullave në disa vendndodhje, përpara se të vritej.

Ahmed Aminamin El-Mofty qëlloi një oficere të patrullës, por zyrtarët thonë se gjendja e saj shëndetësore pritet të përmirësohet.

Një i afërm i të dyshuarit tha se familja është e shtangur nga veprimet e tij. Ahmed Soweilam i tha mediave se motra e tij ka qenë e martuar me të dyshuarin El-Mofty, por se janë ndarë gjashtë vite më parë. Ai tha se ish-kunati i tij pati punuar për disa kohë si roje sigurie dhe se më vonë kishte shkuar në Egjipt, për t’u rikthyer në SHBA vetëm disa muaj më parë. “Ai nuk është njeri perfekt, por nuk është agresiv”, tha zoti Soweilam.

Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tyler Houlton, informoi se “një zinxhir i gjatë emigracioni” pati mundësuar “pranimin e të dyshuarit në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet kërkesës së një të afërmi të largët të bërë vite më parë”.

Gjatë një tjetër incidenti, një grua pakistaneze që hyri në SHBA nëpërmjet sistemit të emigracionit të bazuar tek lidhjet familjare, është akuzuar për pastrim parash nëpërmjet monedhës virtuale Bitcoin, si dhe për transferta parash drejt xhihadistëve të Shtetit Islamik. Avokati i të akuzuarës Zoobia Shahnaz deklaroi se klientja e tij po përpiqej të ndihmonte refugjatë sirianë.

Zoti Houlton tha se emigrimi nëpërmjet të afërmve “është shfrytëzuar nga terroristët për të sulmuar vendin tonë” dhe se sistemi i emigracionit të bazuar tek familja “e vështirëson ndalimin e hyrjes së personave të rrezikshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mbrojtjen e sigurisë së çdo amerikani”. Ai shtoi se një sistem emigracioni i bazuar tek meritat “përdoret nga pothuajse të gjitha vendet e tjera”.

Mbështetësit e një sistemi emigracioni të bazuar tek meritat thonë sistemi aktual ul nivelin e rrogave dhe çinkurajon asimilimin.

Ata thonë se një sistem i bazuar tek meritat do të ulte nivelin e emigracionit dhe do të mundësonte që emigrantët që vijnë në SHBA të kenë aftësi të larta dhe të mos kenë nevojë për mbështetje nga fondet publike.

Presidenti Trump ishte shprehur më herët se “për dekada të tëra, Shtetet e Bashkuara kanë patur një sistem emigrantësh me aftësi të ulëta, duke u dhënë një numër rekord kartash jeshile emigrantëve me paga të ulëta. Ky sistem emigracioni ka ushtruar presion të konsiderueshëm ndaj punëtorëve amerikanë, taksapaguesve dhe burimeve të komunitetit”.

Por, kritikët thonë se ekonomia amerikane ka nevojë edhe për punëtorë me aftësi të ulëta, dhe se një sistem i bazuar tek merita do të dëmtonte industritë që mbështeten nga këta punëtorë.

Një sistem i bazuar tek merita gjithashtu do t’i kushtonte më shumë qeverisë, pasi do të shqyrtoheshin aplikime dhe do të paguheshin fonde për rivendosjen e të ardhurve, shpenzime të cilat aktualisht përballohen nga familjarët e tyre.

Kritikët gjithashtu e shikojnë një sistem të bazuar tek merita si jo-amerikan.

Udhëheqësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u shpreh se një sistem i bazuar tek meritat “do të braktiste respektimin thelbësor për familjen, thelbin e asaj që ne besojmë dhe asaj që përfaqësojmë si amerikanë”./Zeri Amerikes/

10 komente në “Administrata e Trump jep lajmin e keq që përfshin dhe shqiptarët: Kundër emigracionit të…”

  1. student says:

    E ku eshte e keqja e lajmit per vec KUJTESES se duhet te jeni njerez dhe jo kafshe pet te qen amerikane?
    Mos shkruani budalleqe. BOLL

    1. spartaku says:

      Atehere,ku eshte lajmi keq per shqiperine ketu? Ky lajm eshte dhene disa here dhe shume muaj me pare nga Amerika,se nuk do lejoi emigrant,pas veprimeve terroriste.Lajmi eshte qellimkeq,per te drejtuar shigjetat kundra qeveris,per votimin ne OKB.Votimi i shqiperise kundra Amerikes per Jeruzalemin ishte i drejte.

  2. syri blu says:

    Tema , te jeni me te qarte , administrata Trump ,nuk ka nxjere udhezim vetem per shqiptaret , por per te huajt ne pergjithesi , kufizohen per siguri kombetare , keshtu dhe ne si pjese e emigracionit qe shkonim ne USA , na mori tatepjeta , si i thone : me te thatet digjen dhe drute e njoma . Kete ta lexojne disa lamasher , qe nga presidenti i republikes qe u indinjua pa mase per votimin e njeanshem te pales shqiptare , ta lexojne te gjithe ata qe kujtonin se amerika i ka shqiptaret ne konsiderate te vecante ……. e pse sju bie pika . Ne nuk na llogarisin fare amerikanet rojme apo jo , nuk dine nva e kemi vendqendrimin nga bie Shqiperia e vogel etj etj …. keshtu qe jo vetem nga ky rast ,por kryeministri Rama beri punen me te zgjuar qe votoi i bashkuar me EU , ajo eshte e ardhmja jone keq apo mire , Rama veproi me shume zgjuarsi , shqiptaret prokopi do bejne me EU ne vitet qe vijojne ……

    1. Palladium says:

      EU-ja we shpetoi Kosoven dhe i dha pavarsine ne 1912 Shqiperise. Rama eshte nje tradhtar Sorosian qe doli kunder Armeve Kimike, dhe kunder Izraelitvne vend qe te pakten te abstenonte. Hapesiren ajrore per te vjelur leket e Shqiptareve te Amerikes (se ata ne Europe as nuk krahasohen financiarisht) ja ka dhene Beogradit. Sot do kishim ushtri me te forte e linje ajrore direkte por ky picirruk Sorosian zgjodhi krahun e nje Europe qe po shkon drejt disintegrimit total. Spiuna jeni te gjithe, pa Ameriken Shqiperia eshte koloni serbe ose turke.

  3. Ku ka arritu analfabetizmi i gazetareve,cfare lidhje ka lajmi me shqiptaret dhe ku ka ndonje vendim per ndalimin e bashkimit familjar.
    Na bet qe ta lexojm kot

  4. ALPINI,
    NUK E DI KU ESHTE E KEQIA ,SE KETE NJOFTIM E KAM DEGJUAR PARA TRE JAVESH DHE JO TANI QE GJOJA PASKEMI VOTUAR KUNDER SHBA,

  5. pensionisti says:

    Thone e thone ,por nuk e di sa duhet besuar . Lajmi i dale nga shtepia e bardhe thuhet se zoti TRamp ka thene : Ligji per kufizimin e emigranteve do te aprovhet ,por ky do beje vetem nje perjashtim . Shqiptaret nuk do preken nga ky ligj vtem nese ,degjojeni mire ,vetem ne se behet kryetar qeverie LUlzim Basha, ZV.kryeministre dhe ministre e jashteme MOnika Kryemadhi, minister mbrojtje si dikur Fatmir Mediu dhe kryetar kuvendi Edi Paloka. Te tjeret ,e me fal se harrova ,minister i brendshem rrugaci Flamur Noka…..

  6. spartaku says:

    Atehere,ku eshte lajmi keq per shqiperine ketu? Ky lajm eshte dhene disa here dhe shume muaj me pare nga Amerika,se nuk do lejoi emigrant,pas veprimeve terroriste.Lajmi eshte qellimkeq,per te drejtuar shigjetat kundra qeveris,per votimin ne OKB.Votimi i shqiperise kundra Amerikes per Jeruzalemin ishte i drejte.

  7. Llazi says:

    Gazetari idiotesh dizinformative !
    Jeni vertet kazan mediatik.

  8. Kuq e zi says:

    Pra kush braktis shqiperine drejt amerikes
    per te mos u kthyer me qenka lajm i mire???
    Ju lafte muti shalet sa analfabet qe jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje