Vdekja e Florencit, reagon për herë të parë ambasada e Francës: Hetimet do të vazhdojnë dhe…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasada Franceze në Tiranë ka reaguar për herë të parë pas protestës nga shoqëria civile para ambasadës për të kërkuar zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Florenc Beqirit në një spital në Marsejë.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, duke i shprehur ngushëllime familjes së Florencit ambasada sqaron se viktimës do t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë.

Reagimi i plotë ambasadës së Francës në Tiranë

“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë.

Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *