Vdekja e Florencit, reagon Topalli: E torturuan dhe e vranë, historia e tij të shkul shpirtin

Ish deputeja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka bërë një urim të veçantë për të gjithë shqiptarët në vigjilje të Krishtlindjes.

Përmes një statusi në facebook teksa uron gjithë shqiptarët, ish kryetarja e Parlamentit ka një lutje edhe për Florenc Beqirajn, 23-vjeçarin nga Shkodra që humbi jetën në rrethana ende të paqartë në Francë.

Topalli i thotë se historia e tij të këput shpirtin dhe  akuzon shtetin shqiptar se ka dështuar.

Ndërkohë  autoritetet franceze thanë se se i riu tentoi vetëvrasjen në një nga kampet e azilit në Marsejë.

STATUSI I PLOTË I TOPALLIT

Gezuar Krishtlindjet!

Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.

Ajo eshte festa me e bukur e vitit.

Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.

Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!

Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.

Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone.

Zot ndihmo Shqiptaret.

Gezuar Krishtlindjet (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Vdekja e Florencit, reagon Topalli: E torturuan dhe e vranë, historia e tij të shkul shpirtin”

  1. Mire ben zhelezfina qe reagon dhe i” keputet” shpirti per kete shkodranin,por do ishte me mire per ato dhjetra vrasje qe ka bere idhulli i saj salikomunisti kur qeveriste me kete qe e kan hedhur posht si zhele.

  2. Devolliu says:

    Po te kishte pasur te dashur vajzen e Topallit mbase e kishin emeruar sekretar ambasade ne France dhe nuk do e kishte patur kete fat ditziu.

  3. zhelefina says:

    Dihet që kjo baxhellë ka shumë dobësi për shqiptarët.Sa ishte në pushtet bashkë me sali këllirën bëri sa mundi për ta,i vodhi dhe i vrau.Më kujton ato kurvat plaka që pasi kanë bredhur gjith jetën venë e falen në kishë nga tre herë në ditë për të larë mëkatet.

  4. I says:

    Sikur ti kishte dhemb shpirti edhe kur ishte ne pushtet, ndoshta shkodranet dhe shqiptaret nuk do vdisnin sot burgjeve te Europes. I ra ndermend tani qe nuk e pyet me njeri edhe ska gje ne dore. Turpi me i madh eshte qe fatkeqsia e dikujt te perdoret per qellime politike sic po bejne PD dhe LSI. Ju preht shpirti ne paqe .

  5. ceni nga Bostoni says:

    meqe te ardhka kaq keq shko dhe beji nje vizite familjes dhe ndihmoi me nje tufe me euro te kalojne situaten e veshtire ekonomike perndryshe mos bej politiken e shtriges ti gruaja e peshtire e Shkoder loces

  6. M says:

    Tu ktheft per koke ,nje histori e till qe ta ndjesh me mire dhe ti besosh familjet qe kan nevoj dhe mos besh demagogji.Zoti degjoft

Lini një Përgjigje te zhelefina Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *